Connect with us

Bota

Merkel: Erdogani të mos i shfrytëzojë refugjatët për shkak të pakënaqësisë

Published

on

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se kupton që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pret ndihmë më të madhe nga Evropa për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, por theksoi se nuk duhet t’i shfrytëzojë refugjatët që ta shprehë pakënaqësinë e tij.

“Kuptoj se Turqia përballet me sfidë të madhe sa i përket Idlibit”, tha Merkel dhe shtoi se për të “është e papranueshme ajo që Erdogani dhe Qeveria e tij nuk e shprehin këtë pakënaqësi në dialog me Bashkimin Evropian, por në kurriz të refugjatëve”.

Sipas saj, kjo nuk është mënyrë që të shkohet përpara, transmeton gazeta KOHA.

Merkel theksoi se Bashkimi Evropian dhe Turqia duhet t’i vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen me refugjatët dhe se Gjermania, gjithashtu, është e hapur për mbështetje dypalëshe për Turqinë.

Më shumë se 10.000 emigrantë, më tepër nga Siria, vende tjera nga Lindja e Afërt dhe Afganistani kanë arritur në kufijtë turq me Greqinë dhe Bullgarinë, pasi që Ankaraja zyrtare të enjten e kaluar deklaroi se do të ndërpret me mbajtjen në territorin e saj.(koha.mk)

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Bota

Ndjekje si në filma: Polici në motor gjuan me revole në drejtim të automjetit që po ikte

Published

on

By

A keni parë ndonjëherë një rast të tillë në jetën reale?

Të gjithë i duam filmat aksion, me ndjekje me makina, të shtëna armësh dhe polic të pamboshtur, por këto gjëra nuk janë vetëm në filma… Jeta reale fatkeqësisht është plot me raste të tilla ku shpesh humben jetë, shkruan lajmi.net.

Një prej këtyre rasteve është bërë viral tani, ku shihet një ploc duke ndjekur një kriminel i cili po arratiset me makinë, ndërsa polici është në motoçikletën e tij zyrtare.

Polici përdorë armën e tij zyrtare 2 herë, deri sa arrinë ta ndaloj makinën, dhe aty intervenojnë edhe policët e tjerë në kapjen e kriminelit.

Me të vërtetë mbresëlënësë!

Continue Reading

Bota

Edhe 256 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

Published

on

By

Edhe 256 afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë tash e një kohë janë larguar për në Kanada.Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”, thuhet në njoftim.Nga Ministria thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.“Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Aktuale