Connect with us

Maqedonia e Veriut

Maqedoni, për 10 ditë mbi 3 mijë kërkesa për pasaporta me procedurë urgjente

Published

on

Komisioni i MPB-së që vendos për dhënien e pasaportave me urgjencë, që nga themelimi prej 10 ditësh ka shqyrtuar rreth 3 mijë kërkesa.

Sipas burimeve të administratës policore ky komision në bazë ditore miraton mbi 60% të kërkesave nga i gjithë vendi. Shumica e kërkesave të aprovuara për marrjen e pasaportave me prioritet janë për arsye mjekësore. Në numër më të ulët të këtyre kërkesave vijnë nga sektori biznesit, të cilët i kanë të domosdoshme udhëtimet zyrtare jashtë shtetit.

Volumi i kërkesave që refuzohen nga mos përmbushja e kritereve në të shumtën e rasteve janë nga qytetarët që duan të udhëtojnë për vizita familjare. Në aspektin teknik, shablloni i makinerisë shtyp nga 40 ekzemplarë njëherësh me procedurë të rregullt, gjë që vështirëson përzgjedhjen e kërkesave me prioritet, që janë bërë para se të formohet ky komision”-thonë nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave të pasaportave. Shtetasit bëjnë kërkesa fillimisht nëpër qytetet e tyre, kurse vendos Komisioni në Repartin e administratës policore në Shkup. Në këtë procedurë nuk ka mundësi për ankesa, thonë nga MPB-ja. Aktualisht, kanë mbetur edhe rreth 2 mijë ekzemplarë rezervë. Në listën e pritjes janë mbi 20 mijë qytetarë. Komisioni përkatës, që është i formuar nga Ministri vendos për kërkesat me urgjencë. Para së gjithash prioritet kanë ata qytetarë që iu duhet pasaporta për trajtime mjekësore jashtë shtetit dhe nevoja të ngjashme”-tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Këto urgjenca vijnë pas krizës së krijuar me mungesën e ekzemplarëve të dokumenteve të udhëtimit në vend. Që nga ndërprerja e caktimit të terminëve, Ministri brendshëm teknik Naqe Çulev formoi një Komision të posaçëm të përbërë nga mjek, juristë, ekonomistë dhe inspektor. Ai tha se gjatë javës që vjen pritet të arrijë dërgesa e parë nga Gjermania, për të zbutur sado pak krizën./Alsat

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Aktuale