Connect with us

Maqedonia e Veriut

LSDM: Gjashtëqind milionë euro për zhvillim dhe mbështetje në biznes në mandatin e ri

Published

on

Programi ekonomik i LSDM-së për mandatin e ri mes tjerash parashikon 600 milionë euro për zhvilli të biznesit, për firmat, për vennde të reja pune, për inovacione, për startape, për të rinjtë, për punë në shtëpi, në atdheun tonë.

Mbështetjen për investime vendore dhe të huaja e rrisim dhe e projektojmë në vlerë prej 300 milionë euro deri në fund të mandatit.

Kësaj ia shtojmë edhe 300 milionë euro mjete evropiane për zhvillim të ekonomisë vendore.

I përparojmë kushte për punë në industrinë TI e cila është gjenerator në mijëra vende ve të punës të paguara mirë.

Deri në vitin 2030 tatimi personal në industrinë TI e ulin për 0%.

Së bashku me masat e kthimit të të tatimit personal, drejtpërdrejt në vetë industrinë për përfundimisht të gjitha në industrinë TI të paguajnë 0% tatim.

Do të zhvillojmë edhe një model të ri të nomadëve dhe mekanizmave të tjera të pranuara ndërkombëtarisht, për zhvillim të degës së rëndësishme industriale.

Për ata të cilët dëshirojnë të trajnohen, rikualifikohen, sigurojmë kthim të plotë të tatimit personal, rikualifikim.

Krahas shtesës rinore të pagës prej 30.000 denarë, edhe më shumë investojmë tek të rinjtë edhe në uljen e papunësisë së rinisë.

Zhvillojmë strategji plotësisht të reja përmes granteve apo mjeteve kthyese prej 5.000 – 15.000 euro për të rinjtë dhe gratë për hapjen e bizneseve të tyre, ku shteti e ndërmerr pjesën më të madhe nga rreziku gjatë mossuksesit eventual.

Sigurojmë kthim të tatimit personal për të gjithë të punësuarit e rinj deri në 29 vjet në dy vitet e para. Paratë do të shkojnë drejtpërdrejt në llogari të të rinjve.

Kjo është vetëm një pjesë e programit ekonomik të LSDM-së. Në 2,5 vitet në mënyrë të përforcuar investojmë në kapitalin njerëzor dhe në ekonomi.

Treguam se mundemi të sigurojmë kushte më të mira për punë.

Në 4 vitet e ardhshme vazhdojmë me një rritëm të përforcuar.

Për këtë qytetarët më 12 prill do t’i mbështesin politikat fituese të LSDM-së.

Qendra për Komunikime me Opinionin e LSDM-së

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Lajme

Një familje nga Maqedonia e Veriut dëbohet nga Gjermania

Published

on

Në kuadër të masave të intensifikuara të kontrollit dhe kërkimit në zonën kufitare me Francën, efektivët e policisë federale gjermane kanë kontrolluar dje në mesditë një familje nga Maqedonia në një parking në BAB 5, afër Achernit.

Rezultoi se autoritetet përgjegjëse të imigracionit kishin lëshuar një urdhërarrest dëbimi ndaj të gjithë personave, pasi ata nuk kishin përmbushur ende kërkesën për t’u larguar nga Gjermania, informon portali Shtegu. Meqenëse kishin pasaporta të vlefshme, ata u deportuan në vendin e tyre me një fluturim nëpërmjet aeroportit Karlsruhe/Baden-Baden mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të masave policore./Shtegu/

Continue Reading

Aktuale