Connect with us

Argëtim

Krijesa e pazakontë me dukje të ngjashme si krokodili dhe peshku

Published

on

Ishin mbetjet e një peshku të çuditshëm, me fytyrë sikur të krokodilit, derisa kishte gjatësi deri në një metër.

Ngjashmëria e krijesës, ishte me një lloj krokodili të vogël që gjendet rrallë në Shtetet e Bashkuara, derisa ishte shumë e habitshme se si përfundoi në një kanal në Britani të Madhe.

Rrallë ndodhë të gjenden këto krijesa, ndërsa të quajtura nga biologët si fosile të gjalla, transmeton Telegrafi.

Kalimtarja që e gjeti dhe i bëri fotografitë, ka thënë se peshkut i vinte erë e rëndë, mbasi kishte kohë që kishte ngordhur në atë hapësirë. /Shprehja/

Continue Reading

Argëtim

Momenti kur dhia vjedh dokumente nga zyrat e qeverisë (Video)

Published

on

Një dhi hyri në një zyrë qeveritare në Indi dhe u largua me një dosje plot me letra.

Videoja e filmuar jashtë zyrës së Sekretarit të Panchayat në Chaubepur, tregon një punonjës që ndjek dhinë ndërsa ajo mban dosjen me letra në gojë.

Dëshmitarët thanë se dhia kishte hyrë në ndërtesë ndërsa punonjësit po punonin jashtë dhe u largua me letra nga një zyrë ku ruhen dokumentet në lidhje me projektet e zhvillimit të fshatit.

Në fund, punonjësit gjetën shumicën e letrave, por disa ishin përtypur./abcnews.al/

Continue Reading

Argëtim

Vetëm një grusht me euro, si të blini shtëpi të lirë në Itali

Published

on

By

Vetëm një grusht me euro, si të blini shtëpi të lirë në Itali

Të blesh një shtëpi që nuk kushton shumë në Itali është një perspektivë tërheqëse për shumë të huaj. Ndërsa disa kanë qenë mjaft të guximshëm për të ndërmarrë këtë hap dhe për të blerë një shtëpi me çmim nga një deri në disa mijëra euro në një fshat rural italian, të tjerët ka të ngjarë të jenë penguar nga frika se diçka nuk shkon, shkruan CNN

Kur vjen puna për të dhënë këshilla të paçmueshme për këtë temë të veçantë, askush nuk është më i mirë se ata që e kanë bërë vetë. Në janar, qyteti italian Biccari mbushi titujt kryesorë kur filloi të shesë shtëpi të rrënuara prej një euro dhe shtëpi që kishin nevojë për rregullime minimale – kjo e fundit ishte më e suksesshmja.

Kryebashkiaku Gianfilippo Mignogna zgjodhi të shesë shtëpitë në një përpjekje për të ringjallur qytetin e heshtur, i cili ka shënuar rënie të popullsisë gjatë viteve të fundit. Mariano Russo, një argjentinas me origjinë italiane, bleu një shtëpi komode prej 55 metra katrorë, dykatëshe në Biccari për 7,000 €.

Shtëpia e Rusos u rinovua kur u shit, madje edhe muret ishin të sapo lyera dhe ka një tarracë panoramike, ndërsa hyrja ndodhet në një rrugicë piktoreske të qendrës historike të qytetit. Përveç çmimit të blerjes, noteri për aktin e blerjes i kushtoi atij një shtesë prej 3,000 €.

Blerësit duhet të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për çdo dëmtim ndaj palëve të treta që mund të jenë shkaktuar nga ish-pronarët e shtëpisë përpara se të nënshkruajnë aktin e blerjes. Gjetja e një agjenti efikas është një faktor kyç për Rolf Bauer, një inxhinier në pension nga Gjermania, kur filloi të kërkonte për shtëpi në Biccari.

“Më pëlqen atmosfera e fshatit, besoj se fati më dërgoi këtu. Shkova me makinë në Puglia këtë verë për të zgjedhur një shtëpi dhe ishte qyteti i parë ku u ndala. Ishte perfekt,” tha Bauer, i cili pagoi 30,000 € për shtëpinë e tij të rinovuar.

Ai zgjodhi të blejë shtëpinë në Puglia dhe jo në Siçili, ku qytete të ndryshme shesin shtëpi për një euro.

“Sicilia është shumë larg në jug, plus nuk kam dashur kurrë një shtëpi që kushton një euro,” shpjegon ai. “Pasi kërkon shumë rregullime”.

Bauer, i cili ka prona të tjera në Europë, zbuloi se tarifat e agjentit – nën 500 euro ishin shumë më të ulëta se ato në vendet e tjera. Shtëpia e tij prej 150 metrash katrorë ka tre kate, me pamje panoramike dhe ka tavane të harkuar, një kuzhinë të madhe, një bodrum të madh dhe një shkallë prej guri që çon në hyrjen e përparme. Bauer rregulloi disa gjëra, si rregullimi i dyshemeve, përmirësimi i sistemit elektrik dhe vendosja e një dushi të ri. Ai ka në plan ta zëvendësojë dhomën e gjumit në katin e sipërm në një verandë.

Procesi i blerjes së një shtëpie të lirë në Biccari ishte pak më i komplikuar për Aksana Klimavets, një përkthyese ruse me bazë në Itali, e cila ndihmoi një biznesmene nga Moska për të blerë një shtëpi të vjetër për 15,000 €.

E vendosur në një rrugicë të ngushtë me kalldrëm, shtëpia trekatëshe u rinovua plotësisht. Por sipas Klimavets, gjetja e një noteri ishte tepër e vështirë, ndërsa procesi i shitjes zgjati disa muaj. Për të përshpejtuar procesin, klienti i Klimavets vendosi t’i dërgonte paratë noterit shumë përpara takimit të ri planifikuar për të nënshkruar marrëveshjen, që nënkuptonte blerjen e shtëpisë pa u parë, raporton abcnews.al

Pasi kjo u rregullua, kur ajo udhëtoi në Moskë për të nënshkruar aktin dhe zbuloi se noteri kishte vendosur aksidentalisht adresën e gabuar. Kur ajo dhe blerësi u takuan me pronarët, ata zbuluan se shtëpia kishte pesë trashëgimtarë.

“Ajo shtëpi ka një histori vërtet të gjatë, gjatë mbledhjes së aktit, noteri na lexoi listën e pronarëve të kaluar dhe tani jemi në kontakt me një trashëgimtar për të transferuar faturat e shërbimeve,” shpjegon ajo.

Pasi kaloi edhe këtë pengesë, pronarja e re më pas duhej të kalonte procesin e hapjes së një llogarie bankare në Itali, gjë që mund të jetë veçanërisht e vështirë për ata nga Rusia, përpara se të ishte në gjendje të paguante ndonjë faturë apo të shijonte pushimet e saj.

Por pavarësisht këtyre sfidave të shumta, Klimavets thaq se klientja e saj ka rënë në dashuri me rrugët e pastra dhe mjedisin e paprekur të Biccarit.

“Për rusët, Puglia është një destinacion kryesor”, shton ajo. “Është aeroporti ndërkombëtar në Bari dhe varri i Shën Nikollës, i cili është një vend pelegrinazhi ruso-ortodoks.”

Blerësja, një biznesmene e paidentifikuar, mezi pret të jetë të jetojë në shtëpinë e saj.

Continue Reading

Argëtim

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Published

on

By

Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar falë rritjes së shpejtë të inflacionit që ka rritur koston e një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën në vazhdën e pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit duke hequr titullin e padëshiruar nga fituesit e përbashkët të Parisit, Hong Kongut dhe Cyrihut, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU).

Kryeqyteti francez renditet i dyti së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong Kongu përbënin pjesën tjetër të pesëshes së parë.

New York-u ishte në vendin e gjashtë, Gjeneva në vend të shtatë, derisa Kopenhaga, Los Angeles dhe Osaka përmbyllin listën e Top 10.

Londra u ngrit në tre vende në pozitën e 17-të të renditjes vjetore.

Continue Reading

Aktuale