Connect with us

Bota

Kompania amerikane teston ilaçin për koronavirusin

Published

on

Një firmë biomjekësore amerikane ka njoftuar se do të fillojë studime shtesë klinike të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për koronavirusin. Testimet fillojnë këtë muaj dhe do të zhvillohen tek rreth 1 mijë pacientë.

Ilaçi, i shpikur nga kompania Gilead Science me seli në Kaliforni, po testohet fillimisht tek afro 400 pacientë “me shfaqje të rënda klinike të virusit COVID-19”, të cilëve do t’u jepet një kurë pesë ose dhjetë ditore e këtij ilaçi.

Një tjetër grupim prej rreth 600 pacientësh “me shfaqje klinike të moderuar të sëmundjes”, sipas një deklarate të kompanisë Gilead, do të ndahen në tre grupe. Një e treta e tyre do të marrë pesë ditë trajtim me ilaçin Remdesivir, një e treta do të marrë 10 ditë trajtim dhe pjesa tjetër do të vazhdojë të marrë “vetëm kujdesin shëndetësor standard”, i cili mund të përfshijë ilaçe për dhimbje dhe ethe, lëngje dhe oksigjen, nëse është e nevojshme.

Në shkurt, kompania Gilead, duke punuar me autoritetet kineze dhe shkencëtarët, filloi dy studime klinike në Wuhan, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë, si dhe do të zhvillojë një testim tjetër afatgjatë të udhëhequr nga Universiteti i Nebraskas “në deri në 50 vendndodhje të ndryshme në mbarë globin”.

Ky raund i katërt i provave klinike do të zhvillohet “në qendra mjekësore kryesisht në vende aziatike”, tha kompania, “si dhe në vende të tjera të globit që kanë një numër të lartë të rasteve të diagnostikuara”.

Një zyrtar i lartë i kompanisë Gilead u tha gazetarëve amerikanë se një synim tjetër është të zbulojë nëse do të funksionojë një kurs më i shkurtër trajtimi. Nëse po, “kjo do të dyfishojë automatikisht furnizimin me ilaçin” dhe do të mundësojë që spitalet të trajtojnë më shumë pacientë.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit, përmendi ilaçin Remdesivir të enjten në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Nënpresidentin Mike Pence.

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Bota

Ndjekje si në filma: Polici në motor gjuan me revole në drejtim të automjetit që po ikte

Published

on

By

A keni parë ndonjëherë një rast të tillë në jetën reale?

Të gjithë i duam filmat aksion, me ndjekje me makina, të shtëna armësh dhe polic të pamboshtur, por këto gjëra nuk janë vetëm në filma… Jeta reale fatkeqësisht është plot me raste të tilla ku shpesh humben jetë, shkruan lajmi.net.

Një prej këtyre rasteve është bërë viral tani, ku shihet një ploc duke ndjekur një kriminel i cili po arratiset me makinë, ndërsa polici është në motoçikletën e tij zyrtare.

Polici përdorë armën e tij zyrtare 2 herë, deri sa arrinë ta ndaloj makinën, dhe aty intervenojnë edhe policët e tjerë në kapjen e kriminelit.

Me të vërtetë mbresëlënësë!

Continue Reading

Bota

Edhe 256 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

Published

on

By

Edhe 256 afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë tash e një kohë janë larguar për në Kanada.Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”, thuhet në njoftim.Nga Ministria thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.“Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Aktuale