Connect with us

Maqedonia e Veriut

KE: MV-ja ka përmbushur kushtet për negociata, ka arritur përparim në reforma

Published

on

Raporti i Komisionit Evropian për kushtet e negociatave, i cili është baza mbi të cilën vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin këtë muaj nëse do të japin dritën të gjelbër për fillimin e bisedimeve, vlerëson se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim domethënës në të gjitha fushat dhe rekomandon që Këshilli të marrë një vendim pozitiv.

Raporti do të publikohet më herët sot, ndërsa më së voni deri në fund të kësaj jave. MIA ka arritur të ketë qasje në këtë dokument të shkurtër në të cilin Komisioni Evropian rishikon përparimin në fushat kryesore të reformave të kërkuara nga shtetet anëtare.

Dokumenti përfundon se në funksion të “përparimit të rëndësishëm të bërë dhe përmbushjes së kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni ka rekomanduar në paketën e tij të zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli duhet të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Në përgjithësi, Maqedonia e Veriut ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore”.

Prandaj, Komisioni Evropian rekomandon që vlerësimi i vitit 2019 nuk ka ndryshuar dhe se Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat me BE-në.

Raporti është i fokusuar në reformat gjyqësore, gjykimit të korrupsionit të lartë, kyçja dhe çështja me PSP-në, reformat në siguri dhe reformat në administratën publike.

Komisioni Evropian vlerëson se janë ndërmarrë masat e duhura për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe se vendi është në përputhje me të gjitha rekomandimet ndërkombëtare dhe evropiane.

Progres është arritur edhe në reformat e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, vlerëson KE në raport.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale