Connect with us

Maqedonia e Veriut

Dimitrovi për “To Vima”: Pas Marrëveshjes së Prespës fokusi është në fillimin e bisedimeve me BE-në

Published

on

Marrëveshja e Prespës është pjesë e së drejtës ndërkombëtare, por tani kemi nevojë për çeljen e këtij kapitulli duke filluar bisedimet për anëtarësi. Kjo do të na ndihmojë të tejkalojmë ndarjen e popullit tonë, shprehet ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në intervistën për “To Vima”-n greke të dhënë pas Konferencës së javës së kaluar të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në Selanik.

Dimitrovi e karakterizoi si shumë të rëndësishme këtë iniciativë greke që tregoi se Athina vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të rajonit që filloi në po këtë qytet në vitin e largët 2003 (gjatë kryesimit grek).

– Nikolla Dimitrov në kalendarin e tij ka rrethuar një varg të tërë të datave kryesore. Por më e rëndësishme është ajo e 24 marsit. Këtë ditë duhet të mbahet Këshilli i punëve të përgjithshme të BE-së në Bruksel dhe në rend dite është çështja e përcaktimit të datës për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për MPJ-në e Maqedonisë së Veriut, njeriu që e vendosi nënshkrimin e tij në Marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit, vendimi i ministrave të jashtëm do të jetë me rëndësi kyçe, shkruan “To Vima” në parathënien e intervistës së Dimitrovit.

Afrim i vështirë dhe afatgjatë deri në Evropë

Procedura për aderim dhe për anëtarësim në asociacionet evropiane gjithmonë ka qenë afatgjate dhe e vështirë, veçanërisht tani meqë Maqedonia e Veriut lëvizë drejt zgjedhjeve të 12 prillit. Para së gjithash për shkak të kundërshtimit të Francës, për dhënien e datës aq shumë të dëshiruar për bisedime, tetorin e kaluar, në vendin ballkanik u shkaktua krizë e brendshme dhe rezultoi me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Nikolla Dimitrov nuk e fsheh brengosjen “Ndjehem si protagonisti kryesor i filmit Groundhog Day (Dita e marmotit) që duhet të bëjë gjithçka të përsosur për t’u zgjuar ditën e ardhshme. Nuk mendoj se jemi të përsosur, asnjë vend nuk mund të jetë i përsosur. Por, besoj se rastin ynë është i fuqishëm”, thekson ai. “Investuam në zgjidhjen e çështjeve teknike, kemi bërë një kthesë demokratike në vend. Kemi ende punë, por jemi duke lëvizur në drejtimin e duhur. Arritëm gjithashtu që ta mbyllim edhe çështjen e fundit legjislative që ishte e rëndësishme për disa vende të caktuara – anëtare, por edhe për vetë qytetarët tanë, duke garantuar vazhdimin e rasteve gjyqësore, por edhe ekzistimin e një trupi të prokurorëve publikë të cilët do të luftojnë kundër korrupsionit të thellë. Shefi i këtij trupi do të përzgjidhet nga vetë prokurorët dhe nuk do të jetë i përcaktuar nga partitë politike në Parlament”, sqaron ai.

Program dhe sfida të ngjeshura

Sytë tani janë drejtuar në zhvillimet e marsit. Kalendari është i ngjeshur. Ditëve të ardhshme, me siguri më 4 mars Komisioni Evropian do t’i publikojë Raportet për përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Më pas do të mbahen dy rrethe të zgjedhjeve lokale në Francë më 15 dhe 22 mars. Këto zgjedhje nga ana e shumëkujt konsiderohen si njëra prej arsyeve për qëndrimin e ngurtë të presidentit Emanuel Makron vjeshtën e kaluar. Dy ditë pas rrethit të dytë, më 24 mars do të mbahet Këshilli kritik i Punëve të Përgjithshme. Dhe nëse ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së nuk arrijnë të merren vesh, gjithçka do të vendoset në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës më 26/27 mars në Bruksel. Brengosjet franceze për metodologjinë për zgjerim konsiderohet se janë tejkaluar pas publikimit të propozimit të Komisionit për një mënyrë më bindëse të kontrollit të përparimit të vendeve kandidate.

– Metodologjia e re zgjidhë një pjesë të caktuar të brengosjes së vendeve anëtare dhe përfshin mundësinë për reversibilitet (reversibility) thekson z. Dimitrov. “Një vend anëtar mund të iniciojë këtë procedurë dhe kërkohet shumicë e kualifikuar për ta penguar. Parashikohet gjithashtu leverdi për ata që do t’i përmbushin qëllimet më shpejtë, si dhe qasje drejt më shumë mjeteve. Nëse kësaj i shtohet edhe Raporti i radhës në mars, atëherë i kemi elementet për sukses. Për ne do të jetë shumë e rëndësishme, është e rëndësishme edhe për rajonin, si dhe për fqinjët tanë, shprehet ministri i jashtëm dhe shton edhe një parametër me rëndësi të veçantë: “Është me rëndësi edhe për vetë Evropën, meqë Komisioni i sotëm ka ambicie të jetë gjeopolitik dhe të luajë rol më të madh në zhvillimet botërore. Nëse BE-ja nuk mund të bëjë dallimin me Ballkanin Perëndimor, një rajon i rrethuar me vende-anëtare, do të jetë shumë vështirë të ketë ambicie të ngjashme jashtë gjeografisë evropiane”.

“Jo” për disharmoninë për Prespën

Gjendja e brendshme politike, kuptohet, nuk është rozë. Nuk ka anketa relevante, me ç’rast dallimi mes dy partive më të mëdha, LSDM-së së Zoran Zaevit dhe VMRO-DPMNE-së së Hristijan Mickovskit është në kuadër të gabimit statistikor. padyshim, faktor kyç do të jetë si do të votojnë shqiptarët në vend, ndonëse ditëve të fundit vërehet një zhvillim i rëndësishëm: LSDM-ja para zgjedhjeve u pajtua në konfrontimin zgjedhor më 12 prill të shkojë bashkë me partinë BESA, parti e tretë për nga fuqia te shqiptarët pas BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Megjithatë pas incidentin të paradokohshëm me tashmë ish-ministren e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi dhe largimin e tabelës nga Ministria në të cilën shkruante “Republika e Maqedonisë”, i tregoi problemet që do të mund të rezultonin me implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Ministrja e cila është anëtare e VMRO-DPMNE-së është shkarkuar, por Dimitrovi është krejtësisht i qartë në qëndrimin e tij.

– Duhet të jemi të ndershëm ndaj popullit dhe të sinqertë ndaj votuesve. Ndoshta është legjitim dikush të ketë një agjendë të tillë, por njëherësh duhet t’i kemi parasysh edhe pasojat. Nuk është e drejtë të themi se Marrëveshja e Prespës duhet anuluar, ndërsa prapa dyerve të mbyllura t’u themi bashkëbiseduesve ndërkombëtarë se ajo është realitet që duhet ta pranojmë. VMRO-DPMNE-ja e votoi Marrëveshjen e Uashingtonit (marrëveshje për formimin e NATO-s), por tentoi t’i diskreditojë ata që i votuan ndryshimet e Kushtetutës. I kundërvihen Marrëveshjes së Prespës, por u pëlqejnë rezultatet nga ajo, përfundon shefi i diplomacisë.

Sa i përket implementimit të Marrëveshjes, vlerëson se “gjithmonë mundemi më mirë”, por është pozitive që mund të bisedojmë për çështje që rezultojnë, me vullnet të mirë dhe pa e vënë në pikëpyetje gjithë procedurën. – Së bashku jemi në gjithë këtë dhe duhet t’u tregojmë qytetarëve tanë se është në interes të të dyja palëve, shprehet ministri Nikolla Dimitrov për “To Vima”-n.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale