Connect with us

Lajmet kryesore

Dalin pamjet! Atentat me dy të vdekur në Durrës, emrat e viktimave

Published

on

Dy persona të vdekur në një atentat të mirëllogaritur.

Është ky bilanci tragik në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 14 në Shkozet të Durrësit.

Mësohet se dy viktimat janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje. Autorët kanë qëlluar dy djemtë teksa ata po ecnin në këmbë.

Njëri prej viktimave mësohet se është shtetasi Anxhelo Avdia, ndërsa identiteti i viktimës së dytë është 35 vjeçari Dorjan Shkoza. Ky i fundit mësohet se është qëlluar në kokë dhe ka vdekur në vend. Gjithashtu rezulton se i riu ishte dënuar më parë për trafik droge.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Taravari: Për mua Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar

Published

on

Më 25 dhjetor Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët do të diskutojë në lidhje me rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përcjell in7

“Mendoj se nëse ka notë një deri në pesë nota është tre. Tre komuna kishim dhe tre komuna kemi. Kuvend është organi partiak ku duhet bisedohet, analizohet, kritikohet dhe në atë Kuvend e shpalim kongresin rregullt, që duhet të mbahet nga fundi i marsit. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, si Sekretar i Përgjithshëm. Unë flas si Sekretar, Gostivarin e fitum, por kam përgjegjësi për Tetovën, Çairin, komuna tjera”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se çdo degë bën analizë për rezultatin zgjedhor dhe të njëjtat rezultate të diskutohen në Kuvend.

Arebn Taravari tha se Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar.

“E them mendimin e një anëtari të Kuvendit Qendror. Aty ka mendime të shumë anëtare tjera. Do ta kritikojmë njeriu tjetrin në Kuvend dhe do të dalim së bashku edhe më të fort”, tha Taravari.

Arbe Taravari tha se ata nuk mund që ta perceptojnë si armiq, ngase kanë kaluar një periudhë shumë të mirë së bashku.

“Thyerje bese është. Ne e kemi informuar Alternativën se në Tetovë dhe Zhelinë do ta përkrahim. Ata na thanë se ju mund ta përkrahni por ne. Gjithnjë u kam thënë anëtarësisë tonë, se ata kanë vendosur, vendimi atyre, a na vjen rëndë, po, shumë më mirë të ishim bashkë, ngase nuk do të kishin shumicë. Praktikisht mos t’i bashkëngjitej, do të ishte 60-60”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së

Published

on

By

Shkup, 6 dhjetor – Deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti”, tha Aziri.

Ai gjithashtu ka sqaruar se grupi parlamentar do të funksionojë si grup i veçantë.

“Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha më tej Aziri.

Ilire Dauti do të jetë koordinatore, pasi Skender Rexhepi nga AAA nuk do të veprojë bashkërisht me këtë grup, ngaqë AAA do të jetë pjesë e shumicës parlamentare.

Continue Reading

Lajme

RMV: Vazhdojnë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe – “festa stet ë rore”

Published

on

By

Vazhdojnë gabimet drejtëshskrimore në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Në tabelën e re të pagesës së parkingut, në vend se të shkruhet se në ditët e festave shtetërore është pa pagesë, aty është shkruar: Pa pagesë, e diel dhe festat stet ë rore.

Kjo tabelë është vendosur në Qendrën Tregtare Mavrovasja./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale