Connect with us

Bota

Turqia filloi ofensivë “Mburoja pranverore” si hakmarrje për 33 ushtarët e vdekur në Idlib

Published

on

Turqia filloi ofensivë kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në provincën veriperëndimore siriane Idlib.

Ofensiva ka filluar si përgjigje e sulmit vdekjeprurës të forcave siriane mbi pozitat turke në këtë provincë që para tri ditësh, kur jetën e humbën 33 ushtarë turq.

“Operacioni “Mburoja pranverore”, i filluar pas sulmit të 27 shkurtit në Idlib, po zbatohet me sukses”, deklaroi sot ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

“Me sukses vazhdon operacioni “Mburoja pranverore” që filloi më 27 shkurt si përgjigje ndaj sulmit mbi ushtarët turq. Deri më tani janë shkatërruar një dron dhe tetë helikopterë, 103 tanke, tre sisteme për MKA dhe janë vrarë 2.212 ushtarë të regjimit të Asadit”, i transmetoi të dhënat ministri në kanalin NTV të Turqisë.

Ministri turk i mbrojtjes theksoi se qëllimi i ofensivës “nuk është përplasja me Rusinë”.

“Detyrë e jona është t’i pengojmë krimet të cilat i bën regjimi i Asadit, t’i eliminojmë elementet radikale dhe ta pengojmë valën e emigrantëve”, theksoi Akar.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja planifikon bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Published

on

SHBA-ja ka njoftuar për një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin vitin e ardhshëm, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se asnjë delegacion zyrtar nuk do të dërgohet në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.

Por, sportistët amerikanë do të marrin pjesë dhe do të kenë përkrahjen e plotë të qeverisë.

Kina më herët ka thënë se do të marrë kundërmasa në rast të një bojkoti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, muajin e kaluar ka thënë se po shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të kësaj ngjarje.

Sekretarja për media e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar bojkotin të hënën, duke thënë se derisa sportistët amerikanë do të kenë përkrahjen e plotë.

Continue Reading

Bota

Shkon në 22 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Published

on

Një vullkan indonezian u aktivizua sërish të hënën, duke nxjerrë re të nxehta hiri, dy ditë pasi një shpërthimi të fuqishëm ku humbën jetën 22 persona dhe disa të tjerë rezultuan të zhdukur.

Sipas medieve të huaja, Mali Semeru, mali më i lartë në ishullin Java, shpërtheu në mënyrë dramatike të shtunën, duke gjuajtur një kolonë të lartë hiri në qiell që mbuloi fshatrat përreth.

Pamjet ajrore tregonin çatitë që dilnin nga hiri, derisa në tokë, oficerët ushtarakë, policia dhe banorët gërmuan nëpër baltë me duar për të nxjerrë viktimat.

Numri i të vdekurve u rrit në 22 deri të hënën, ndërsa 27 ishin të zhdukur, tha agjencia e zbutjes së fatkeqësive të Indonezisë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri “prokosovar” dekretohet në Austri

Published

on

Karl Nehammer është betuar të hënën si kryeministër i ri Austrisë.

Nehammer, që mban postin edhe të kryetarit të Partisë Popullore Austriake (OVP) deri tani ishte ministër i punëve të brendshme.

Në këtë cilësi politikani 49 vjeçar kishte vizituar para dy muajsh Prishtinën.

Ai ishte ndër zyrtarët e rrallë të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian që përkrahu aksionin e njësive speciale të policisë së Kosovës, të cilat për dy javë qëndruan në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjak.

Ata po zbatonin masën e reciprocitetit të targave me shtetin serb.

“Një falënderim shkon për policët kosovar që tani janë në krye të detyrës në veri të vendit. Aksioni në fjalë po zbatohet me maturi dhe unë u luta që të vazhdoj në mënyrë të tillë. E kuptojmë sa e zorshme është kjo detyrë për policët e policet por po ashtu e dimë sesa i rëndësishëm është ky aksion për besimin e qytetarëve në shtetin e tyre” kishte thënë Nehammer gjatë konferencës më 28 shtator në Prishtinë.

Veterani i politikës austriak, Hannes Swoboda që udhëheq me Institutin ndërkombëtar për paqe me seli në Vjenë, thotë se Nehammer do i forcojë lidhjet Kosovë-Austri.

Hannes Sëoboda,drejtor, Instituti ndërkombëtar për paqe.

“Atij i pëlqejnë aksionet e forta dhe unë mendoj se ai nuk ishte informuar për detajet e aksionit të Policisë së Kosovës. Por në përgjithësi luftimi i krimeve ndër kufitare dhe veprimtarive kriminale pa marrë parasysh përkatësisë etnike është gjë e mirë dhe në Austri mirëpritet jo vetëm nga qeveria por nga i gjithë shteti ” shtoi Swoboda.

Në kabinetin e Nehammer ministër i punëve të jashtme do jetë Alexander Schallenberg, i cili qe kryeministër për pak kohë, pas dorëheqjes së Sebastian Kurz.

“Kancelari dhe ministri i punëve të jashtme do të kenë angazhim më të fortë në dialogun Kosovë Serbi sepse ata duan paqe dhe stabilitet dhe nuk duan konflikte në rajonin e tyre, pra në fqinjësi. Më urgjentja tani është situata në Bosnjë, pra Republika Srpska dhe Milorad Dodiku . Kështu që do t ketë angazhim të shtuar për dialogun por së pari duhet të ndodhin zgjedhjet më 3 prill 2022 në Serbi” tha presidenti i IIP-ës.

Continue Reading

Aktuale