Connect with us

Kulturë

Nga sytë e një anglezeje: 14 zakone shqiptare që çudisin një të huaj

Published

on

U bë kohë që nuk kam shkruar për jetën në Shqipëri. Më poshtë kam renditur, me pak ironi, disa nga zakonet dashamirëse të shqiptarëve.

1—Gjithmonë merr një shqiptar me vete nëse do të mbarosh punë në zyrat e shtetit, të zgjidhësh ndonjë problem ligjor, ose kur shkon në postë. Edhe nëse flet shqip, prapë të duhett një shqiptar, se kanë mënyrën e tyre se si i zgjidhin gjërat. Kjo mënyrë përfshin të flasësh me zë të lartë dhe shpejt, të flasësh me këmbë e me duar, të dukesh sikur je me nerva—në daçi besojeni, po këto të zgjidhin vërtet hallin.

2—Përgatitu të dëgjosh komente si: “u, qenke shëndoshur”, “i kishe më mirë ashtu flokët”, “si e sëmurë më dukesh” — vdesin të komentojnë mbi gjëra të ndjeshme, pa e menduar dy herë.

3—Mos u lodh të mbash radhë. Nëse je në postë, nëse je duke pritur në autobus, nëse po përdor bankomatin, ose po blen në market, dhe nëse je në radhë diku, je i dënuar të presësh gjithë ditën. Vëri në punë brrylat, tregohu i vendosur dhe bëj sikur nuk i sheh të tjerët që janë aty, vetëm kështu mund t’ia dalësh.

4—Sinjalistika është vetëm për dekor. Mos Parko, Ndalohet Duhani, Ndalohet për moshën nën 18 vjeç etj, shenja si këto kanë vetëm funksion estetik, sepse askush nuk i respekton. Ndonjëherë mund të shohësh tavlla plot me bishta çigaresh edhe pse në derën e lokalit shkruhet “Ndalohet Duhani”. Vini Re! Kjo vlen edhe për sinjalistikën e qarkullimit rrugor.

5—Bëni kujdes me kafen. Kafja shqiptare nuk është kafja evropian. Jo vetëm që është shumë shumë herë më e mirë, por edhe shumë herë më e lirë se kafja evropiane, dhe të lë pa mend. Këshilla ime është ta pini ngadalë dhe jo me shpejtësi siç do të bënit në ndonjë vend tjetër, sepse mund të filloni të dridheni dhe të mos jeni në gjendje të përfundoni dot një fjali.

6—Të marrësh pako nga jashtë vendit është si ruleta ruse. Të marrësh pako nga miq, të afërm, nga Amazon, është si të luash kumar. Ato mund të vonohen me javë, deri në një vit, mund të mos paguash fare taksë doganore, ose mund të të duhet të marrësh kredi për ta paguar taksën. Një gjë e sigurtë në të gjitha rastet është se pakoja nuk të vjen në shtëpi dhe duhet të paraqitesh në postë për ta tërhequr. Mund të merresh tre orë vetëm për të arritur të tërheqësh nëj libër nga posta.

7—Ato gotat e vogla nuk janë me ujë. Nëse del për kafen e mëngjesit dhe sheh njerëz duke pirë kafe dhe një pijë transparete, si ujë, në gota të vogla, dije se nuk është ujë, por raki.

8—Buka është vetë jeta. Nëse je duke ngrënë me shqiptarë, bëhu gati të hash shumë bukë. Makarona për darkë? Duhet pak bukë me to. Pizza për darkë? Duhet prapë pak bukë. Bukë për darkë? Duhet prapë pak bukë. Shqipëria, përfundimisht, nuk është një vend për ata që kanë intolerancë ndaj grurit.

9—Djathi është jeta vetë. Sërisht, kur je duke ngrënë me shqiptarë, përgatitu të hash shumë djath. Mund të hash 2 deri në 4 lloje të ndryshme djathi në çdo vakt, përfshirë mëngjesin. Djath të bardhë, djath kaçkavall, djath të fortë, djath pa kripë, djath të pjekur, djath lope, djath dele, djath pikant, djath shtëpie… për tavolinat shqiptare djathi asnjëherë nuk është i mjaftueshëm.

10—Të merresh vesh me njerëzit në rrugë është si mbijetesa e më të fortit. Nëse je duke i dhënë makinës ose je duke ecur në rrugë si këmbësor, përgatitu të të ngrihet adrenalina. Ai burri jeshil në semafor nuk do të thotë kalo, por do të thotë vrapo, dhe mënyra më e mirë për t’ia dalë kur nget makinë është thënia “fitoftë më i miri”.

11—Stereotipet, pastaj, janë gallatë fare. Nëse jeton në Bllok ose e frekuenton këtë zonë në Tiranë, do të kuptosh shumë shpejt që aty sheh të njëjtët lloje njerëzish. Italianë me skalpin e gjakosur dhe me fasho (pas operacionit për mbjelljen e flokëve), trafikantë droge me Land Rover, bluza Guçi me xixa, gra që kombinojnë ngjyrën e buzëkuqit, të gishtave, të këpucëve, të çantave dhe me syze të mëdha, edhe pse bie shi. Yjet e Instagramit me tuta sporti marke dhe me buzë super super të mëdhaja, dhe disa komunistë me kapele republike. Rri nja një orë në Bllok dhe ke për ta parë sa shumë do të shohësh.

12–Bëhu gati t’i përgjigjesh pyetjeve seri. Sapo e marrin vesh që je e huaj, bëhu gati t’i përgjigjesh pyetjeve si: Nga vjen? Je e martuar me shqiptar? Pse je këtu? Të pëlqen Shqipëria? Cila pjesë e Shqipërisë të pëlqen më shumë? (merr pikë bonus, nëse thua qytetin nga vjen personi). Këto janë sa për të filluar.

13—Bëhu gati të debatosh. Shqiptarët vdesin të debatojnë, por në një mënyrë të mirë. Çfarëdo të thuash, kujtdo t’ia thuash, edhe pse mund të mos e kesh seriozisht, dhe pse ata mund të jenë dakord me ty apo të kenë të njëjtin mendim, shqiptarët mbaojnë për çikë debat dhe shpejt mund ta gjesh veten në mes të një të tilli. Nëse gjërat ndizen, qerasi me një gotë raki dhe gjithçka rregullohet.

14—Shqiptarët nuk të lënë të paguash. Mikpritja shqiptare është e klasit botëror dhe ata këmbëngulin të të qerasin nëse je i ftuar, veçanërisht me kafe ose pije. Një këmbëngulje e tillë në vende të tjera mund të quhet e pasjellshme, por rregulli është (nga aq sa kam kuptuar unë) kushdo që fton tjetrin, zakonisht paguan. Pas dy vite e gjysëm në Shqipëri, më në fund e kam mësuar se si të fitoj unë— u them “boll tani, nuk jam më mysafire”.

E dua Shqipërinë!

Botuar më parë në Balkanista.com

Exit.al

Continue Reading

Kulturë

10 filmat që nuk duhet t’i humbisni këtë dhjetor

Published

on

Një filxhan çokollatë e ngrohtë dhe disa kokoshka në shoqërinë e filmit tuaj të preferuar ndërkohë që shiu dhe era përplasen në dritare duket si mënyra perfekte për të kaluar këtë dhjetor të ftohtë.

Sipas BBC, Stephen Spielberg sjell muzikalin legjendar West Side Story, Spider-Man po lufton me multiversin dhe Denzel Washington dhe Frances McDormand sjellin një përshtatje drithëruese të Shekspirit. Ja disa nga filmat qw nuk duhet kurrsesi t’i humbisini këtë muaj.

Don’t Look Up

Njerëzit shpesh janë të ngadaltë për të reaguar ndaj një kataklizmi, pavarësisht nëse është një emergjencë klimatike apo një pandemi globale, dhe ishte kjo tendencë që e shtyu Adam McKay të bënte satirën e tij të re, Don’t Look Up. Jennifer Lawrence dhe Leonardo DiCaprio luajnë dy astronomë që kanë llogaritur se një kometë që mun të shkatërrojë planetin do të përplaset në Tokë, duke na vrarë të gjithë. Por presidentja e SHBA (Meryl Streep) është vetëm një nga shumë njerëzit që refuzojnë të përballen me faktet.

The Matrix Resurrections

Pothuajse dy dekada pasi Revolucionet e Matrix përmbyllën sagën e tyre është koha për të marrë edhe një herë pilulën e kuqe. Historia është se Neo (Keanu Reeves) ka jetuar si Thomas A Anderson plak i thjeshtë, pa kujtime për heroizmat e tij si një mesia që godet robotët, -shkelmat kung-fu, dhe pa njohuri për marrëdhënien e tij me Trinity . Pastaj, natyrisht, gjithçka ndryshon.

West Side Story

Filmi origjinal i vitit 1961 i West Side Story, i drejtuar nga Robert Wise dhe Jerome Robbins, është i njohur si një nga muzikalët më të mirë të Hollivudit të realizuar ndonjëherë. Një përditësim i Romeo dhe Zhulietës në Nju Jork, ai ishte hiti më i madh i vitit dhe fitoi 10 Oscar, duke përfshirë edhe filmin më të mirë. Pse, atëherë, duhet të shikoNI një pamje të re për të njëjtin material? Epo, përgjigja 137shtë fare e thjeshtë, kjo Histori e West Side drejtohet nga Steven Spielberg.

Being The Ricardos

I Love Lucy ishte një fenomen, i ndjekur nga dhjetëra miliona amerikanë çdo javë në vitet 1950. Nëse kjo nuk do të ishte mjaft e pazakontë, yjet e sitcom-it, Lucille Ball dhe Desi Arnaz, ishin të martuar dhe zotëronin studion ku u filmua seriali. Shkruar dhe drejtuar nga Aaron Sorkin, Being The Ricardos tregon se çfarë ndodhi kur një tabloid akuzoi Lucille (Nicole Kidman) si komuniste dhe një tjetër akuzoi Desi (Javier Bardem) se kishte afera jashtëmartesore, kur çifti ishte gati të fillonte të krijonte një episod të “I Love Lucy”.

Flee

Në këtë dokumentar danez rrëqethës, Jonas Poher Rasmussen interviston mikun e tij Amin për përvojat e tij traumatike si një refugjat afgan. Amin kujton vitet e tij si fëmijë në Kabul, ikjen e familjes së tij nga talebanët, harresën e tij dërrmuese në Moskë dhe marrëdhëniet e tij të padurueshme të zymta me trafikantët e qenieve njerëzore që e çuan në Danimarkë.

Red Rocket

Drejtori i Tangerine dhe The Florida Project, Sean Baker, mund të ketë gjetur protagonistin e tij më të paparë deri më tani në Red Rocket, një tjetër pjesë autentike e jetës së vështirë amerikane. Mikey Saber (Simon Rex) është një pornostar i vjetër , i cili kthehet në vendlindjen e tij industriale në Teksas, takon ish-gruan e tij, shet drogë dhe planifikon të rifillojë karrierën e tij duke shfrytëzuar një vajzë 17-vjeçare.

The Lost Daugher

Në përshtatjen e Gyllenhaal të romanit të Elena Ferrantes, Colman luan një akademik me pushime në një ishull grek. Ajo kryqëzon rrugët me një familje gangsterësh, por ajo shqetësohet më shumë nga kujtimet e së kaluarës së saj të trazuar.”Filmi, ashtu si libri, ofron diell, det dhe sarkazëm,” thonë kritkët.

The Tragedy of Macbeth

Sigurisht, Coen nuk është regjisori i parë që merret me Macbeth-in, por përshtatja e tij e “The Scottish Play” është jashtëzakonisht origjinale, duke refuzuar natyralizmin në favor të kinematografisë ekspresioniste bardh e zi, skenave teatrale të zymta dhe aktorëve të të gjitha moshave dhe thekseve, duke përfshirë Denzel Washington dhe Frances McDormand (gruaja e Coen-it) si Makbeth dhe Lady Macbeth.

Nightmare Alley

Pavarësisht se ka një titull drithërues, Nightmare Alley është një thriller krimi në hije i bazuar në një roman të vitit 1946 nga William Lindsay Gresham. Bradley Cooper luan si The Great Stanton, një magjistar që vjedh një akt të leximit të mendjes nga një mjeshtër (Toni Collette) në një karnaval. Ai e performon atë në klubet e natës luksoze me të dashurën e tij besnike (Rooney Mara), por një psikologe joshëse (Cate Blanchett) hyn në lojën e tij dhe ndryshon gjithçka.

Spider-Man: No Way Home

Tani që superheronjtë e Marvel-it kanë shpëtuar Universin, puna e tyre e radhës është e qartë: ata duhet të shpëtojnë multiversin. Në filmin e tretë të suksesshëm të Spider-Man me Tom Holland, adoleshenti hap aksidentalisht një portal për realitete të shumta paralele. Mashtrimi postmodern është se ai e gjen veten kundër Doktor Oktapodit të Alfred Molinës, i cili luftoi mishërimin e Tobey Maguire të Spider-Man, dhe Electro të Jamie Foxx, i cili luftoi mishërimin e Andrew Garfield. Dhe, kush e di, ai madje mund të përplaset me vetë Maguire dhe Garfield. Filmi del në 15 dhjetor dhe nuk dueht humbur.

Continue Reading

Kulturë

109 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Published

on

Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e kanë shpallur Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e parë e kishte mbajtur më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ka qenë kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës kishte pasur një jetë të shkurt, pasi pak më shumë se një vit Qeveria e Vlorës ishte detyruar të tërhiqej dhe t’ i lëshonte vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq, Shqipëria ishte goditur në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike e kanë copëtuar gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 i ka pranuar pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike. Gjysma e popullsisë shqiptare kanë mbetur nën sundimin serbo- malazez dhe grek.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 ishin formuar edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dal nga Kuvendi i Vlorës. Ishin ngritur forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe kishte nisur puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës kishte vënë gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe ishte shpallur si gjuhë zyrtare dhe ishte vendosur hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që kishte nxjerrë Qeveria e përkohshme e Vlorës ka qenë ”Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që ishte botuar në nëntor 1913.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës kishte zgjedhur edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.

Qeveria e Vlorës:

Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani, Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga, Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

Continue Reading

Kulturë

U ndërtuan për t’u dhënë faraonëve statusin e Zotit, zbulohet një nga 6 tempujt e diellit

Published

on

Arkeologët kanë bërë një nga zbulimet më të rëndësishme të 50 viteve të fundit në shkretëtirën egjiptiane pasi zbuluan një nga katër tempujt e humbur të diellit. Është një nga 6 tempujt e diellit që besohet se janë ndërtuar, nga të cilët vetëm dy janë gjetur ndonjëherë.

Ato u ndërtuan ndërsa faraonët e Dinastisë së Pestë ishin ende gjallë për t’u dhënë atyre statusin e zotit. Piramidat nga ana tjetër u ndërtuan si vende pushimi për të siguruar që faraonët të ringjallen si perëndi në jetën e përtejme. Mbetet një mister se për kë u ndërtua tempulli i diellit.

“Çdo faraon donte një piramidë për të arritur ringjalljen e tij, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për faraonët e dinastisë së pestë. Ata donin diçka më shumë. Faraoni ndërtoi [një tempull dielli] për ta kthyer veten në një perëndi. Zoti i diellit.” tha Massimiliano Nuzzolo.

Continue Reading

Aktuale