Connect with us

Sport

Koha është për “El Klasiko”

Published

on

Në 13-të xhirot para fundit të Kampionatit në La Ligë, është koha për “El Klasikon” për sezonin dhe të 180-të në tërësi.

Takimi i parë midis Barcelonës dhe Real Madridit në tetor dëshpëroi me ndeshjen pa gola dhe tani shpresat janë për edicionin më spektakular të një prej ndeshjeve më të mëdha në botë, që fillon sonte në orën 21 sipas kohës tonë.

Për momentin Barcelona është në epërsi me 2 pikë para “baletit të bardhë”, që do të thotë vetëm një – Real Madridi nuk ka të drejtë gabimi në “Santiago Bernabeu”.

Dy ekipet nuk janë në gjendje të përkryer. Real Madridi humbi me 1-2 nga Mançester Siti në duelin e parë të një të tetës së finales në Ligën e kampionëve këtë javë, ndërsa Barcelona barazoi me 1-1 si mysafire e Napolit.

Disfata e dytë gjatë javës mund ta shkatërrojë sezonin e “mbretërve”, të cilët dolën nga lufta edhe për Kupën e Spanjës, derisa suksesi për Barcelonën do t’u japë vetëbesim plotësues. “Los Kules” janë në seri prej katër fitoresh të njëpasnjëshme në La Ligë edhe krahas lojës së tyre të ndryshueshme.

Jashtë kalkulimeve të trajnerit të Realit, Zinedin Zidan janë Marko Asensio, i cili është duke e mjekuar lëndimin dhe Eden Azar. Problem i madh për Real Madridin është shënimi i golave ndërsa për këtë kryesisht mbështetet edhe Karim Benzema, i cili i ka 13 gola nga fillimi i sezonit.

Mentori Kike Setien gjithashtu ka probleme me përbërjen. Ai nuk do t’i konsiderojë të lënduarit Serhi Roberto, Zhordi Alba, Luis Suarez dhe Usman Dembele.

Fakt interesant për ndeshjen është se dy ekipet kanë numër të barabartë të fitoreve në “El Klasiko” – 72:72, ndërsa 35 herë kanë luajtur pa fitues.

Përbërjet e mundshme:

Real Madridi: Kurtoa, Karvahali, Varan, Ramos, Mendi, Valverde, Kasemiro, Isko, Kros, Benzema, Bejl.

Barcelona: Ter Shtegen, Firpo, Umtiti, Pike, Semedo, De Jong, Vidal, Buskets, Artur, Grizman, Mesi.

Stadiumi: “Santiago Bernabeu”
Studim kryesor: Antonio Mateu Laos
Start: 21,00h

Continue Reading

Sport

Bayerni i pamëshirshëm e dërgon Barcelonën në Europa Ligë, Benfica vazhdon tutje

Published

on

Në përjashtim të sfidës ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit e cila u shty për ditën e nesërme për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Itali, tashmë kanë përfunduar të gjitha sfidat tjera të Ligës së Kampionëve nga grupet E,F,G dhe H.

Barcelona është përshëndetur nga Liga e Kampionëve pasi është mposhtur sërish nga Bayerni në “Alianz Arena” me rezultat 3-0 dhe kështu ka mbetur në vendin e tretë në grupin E me shtatë pikë.

Golat për Bayernin i realizuan Muller, Sane dhe Musiala, ndërkohë që katalanasit nuk u treguan asnjëherë të rrezikshëm para portës kundërshtare, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Benfika e ka mposhtur me rezultat 2-0 Dinamo Kievin duke shkuar në kuotën e tetë pikëve në vendin e dytë, 10 më pakë se Bayerni i vendit të parë.

Continue Reading

Sport

Bayerni në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë

Published

on

Bayern Munichu e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej dy golave (2:0) ndaj skuadrës së Barcelonës. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Allianz Arena” dhe i takon xhiros së fundit të Grupit E të Ligës së Kampionëve.

Thomas Mueller (35’) dhe Leroy Sane (43’), kanë shënuar për epërsinë e skuadrës bavareze. Për Barcelonën, ky rezultat nuk është aspak i favorshëm për shkak se do ta eliminojë nga Liga e Kampionëve.

Barça është e treta në grup pasi në pozitën e dytë është ngritur Benfica pas përfundimit të pjesës së parë. Edhe Benfica është në epërsi 2:0 ndaj Dynamo Kievit në ndeshjen tjetër të këtij grupi pas pjesës së parë.

Continue Reading

Sport

Juventusi mposht Malmon dhe mbyll grupin si lider

Published

on

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Malmos, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi italian Moise Kean pas asistimit të Federico Bernardeschit në minutë ne 18-të.

Pas kësaj fitoreje Juventusi e mbyll grupin si lider me 15 pikë, tri pikë më shumë se Chelsea.

Kurse, Malmo pozicionohet në vendin e fundit me një pikë.

Continue Reading

Aktuale