Connect with us

Bota

Gjermania nga sot hap dyert për punëtorët e kualifikuar

Published

on

Të jetosh e punosh në Gjermani? Nuk është aq e lehtë, sepse Gjermania nuk e ka parë asnjëherë veten si vend emigracioni. Por aktualisht mungojnë më shumë se 1 milion vetë fuqi punëtore e kualifikuar. Prandaj qeveria gjermane ka vepruar dhe ka miratuar një ligj për fuqinë punëtore të kualifikuar – që hyn në fuqi më 1 mars. Cilat janë të rejat e ligjit?

Kush quhet fuqi punëtore e kualifikuar?

Si fuqi punëtore e kualifikuar nuk konsiderohen më vetëm njerëzit që kanë përfunduar universitetin, por edhe ata me shkollim profesional, që ka zgjatur të paktën dy vjet dhe është i krahasueshëm me shkollimin gjerman. Çertifikatat apo diplomat duhet së pari të njihen në Gjermani. Për këtë është krijuar Qendra e Ndërmjetësimit të Njohjes së Kualifkimit, pjesë e Agjencisë Federale të Punës. Informata më konkrete të jep portali “Make it in Germany”, ku gjenden edhe link-e përkatës. Qëllimi është të verifikohet e të jepet vendimi brenda tre muajsh pas dorëzimit të dokumenteve të shkollimit në vendlindje. Viza për fuqinë punëtore të kualifikuar pas këtij verifikimi duhej të lëshohej brenda 4 javësh.

Në cilat profesione mund të punohet?

Parimisht çdo fuqi punëtore nga një vend i tretë, që ka një kontratë pune në Gjermani dhe provon, se e ka kualifikimin profesional për këtë, mund të vijë të punojë në Gjermani. Po ashtu bie edhe rregullorja e mëparshme e verifikimit, nëse punëtori vjen nga BE apo nga Gjermania, që mbronte fuqinë punëtore vendase apo nga BE.

Punëtorët ndihmës apo punëtorët për punë, ku nuk nevojitet një shkollim i caktuar nuk përfshihen në këtë ligj. Por megjithatë ekziston mundësia, që kush ka një kualifikim fillestar dhe një kontratë pune, mund të vazhdojë kualifikimet shtesë në Gjermani. Por punëdhënësi i ardhshëm duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për kualifikimin që brenda dy vjetësh të çojë në një diplomim apo çertifikim që njihet në Gjermani.

Çfarë kushtesh të tjera nevojiten?

Kush ka një kontratë pune apo një ofertë konkrete të vërtetuar pune, mund të marrë një vizë pune për katër vjet ose për sa kohë nënshkruhet kontrata. Pas katër vitesh qëndrimi, forcat punëtore mund të kërkojnë vizë për qëndrim më afatgjatë, nëse plotësohen kushtet. Po ashtu ligji i ri ta mundëson ardhjen në Gjermani për gjashtë muaj, kush kërkon një punë, pra pa pasur ende kontratë. Kusht është që të mbulosh vetë shpenzimet e jetesës dhe të kesh nivelin e gjermanishtes B2, (Niveau B2).

Ky kriter vlen edhe për të huajt, që duan të bëjnë një shkollim apo duan të studiojnë në Gjermani. Krahas kushteve të mësipëme, ata duhet të vërtetojnë, se kanë ndjekur një shkollë jashtë Gjermanisë, apo kanë një maturë që të lejon të studiosh në Gjermani. Mosha e tyre nuk duhet të kalojë 25 vjeç. Nëse ata pas shkollimit kanë punuar dy vjet në Gjermani, mund të kërkojnë leje të vazhdueshme qëndrimi. Një rregullore e veçantë vlen për ato forca punëtore që janë më të mëdhenj se 45 vjeç, e duan të punojnë në Gjermani. Ata duhet të paktën të fitojnë 3685 Euro në muaj ose të vërtetojnë, se kanë kontribute pensione të krahasueshme.

Rregullore e posaçme për profesionet me mungesa të theksuara punëtorësh

Për profesionet, ku ka mungesa të theksuara të fuqisë punëtore, do të ulen më tej barrierat për punonjësit e huaj. Për shembull një mjek, një infermier i shkolluar, i cili ka të paktën 5 vite punë, nuk ka nevojë për njohjen formale të kualifikimit. Megjithatë duhet që punëdhënësi të premtojë se me përfundimin e kontratës, punëdhënësi duhet të paguajë një vit koston e jetesës dhe dëbimin, nëse punëmarrësi nuk largohet vullnetarisht.

Me ose pa familje?

Parimisht është e mundur që të merret partnerja apo partneri dhe fëmijët në Gjermani. Megjithatë duhet që punëmarrësi të tregojë, se e ka të mundur të sigurojë jetesën për ta dhe ka hapësirë të mjaftueshme banimi. Nuk ka mbështetje nga shteti për raste të tilla. Caritasi gjerman ka kritikuar, se ligji kërkon fuqi punëtore, por jo njerëz me familje. Kush punon në profesionet sociale apo në kujdestarinë e pleqve e ka të vështirë të mbajë edhe familjen, thuhet nga Caritasi.

A vlen ky ligj për refugjatët e azilkërkuesit?

Parimisht po, por nga leja e qëndrimit e ashtuquajtur leje qëndrimi për shkollim apo punësim (Ausbildungs- und Beschäftigungsduldung) mund të përfitojë një numër i vogël i tyre. Ajo i drejtohet vetëm atyre të huajve pa qëndrim, që kanë duldung-pra leje qëndrimi të toleruar. Sepse për arsye të ndryshme ata nuk mund të dëbohen. Por personi në fjalë duhet të që për një vit e gjysmë të ketë punuar më shumë se 35 orë në javë dhe të sigurojë kështu vetë jetesën. Përveç kësaj ai duhet të flasë gjermanisht në nivelin B2 dhe të mos ketë vepra penale./DW

Continue Reading

Bota

Çdo 5 minuta një fëmijë humb jetën nga SIDA

Published

on

By

UNICEF: Covid solli ndërprerjen e shërbimeve për testimin dhe trajtimin e HIV

Të dhënat globale tregojnë se situata e HIV është përkeqësuar në dy vitet e fundit, kjo edhe për shkak sepse e gjithë vëmendja është fokusuar te pandemia e Covid-19. Në raportin e UNICEF për Ditën Botërore për Luftën kundër HIV/AIDS-it ngrihet si shqetësim se “epidemia e HIV hyn në dekadën e saj të pestë, por për shkak të të Covid-19, shumë vende kanë përjetuar ndërprerje të konsiderueshme në shërbimet e HIV, duke bërë që të rritet rreziku i infektimit për fëmijët dhe gratë”.

120,000 fëmjë kanë humbur jetën nga shkaqe të lidhura me SIDA-n gjatë 2020, ose një në çdo pesë minuta.Të paktën 310 mijë fëmijë në mbarë botën u infektuan me HIV. Rreth 88% e vdekjeve të fëmijëve të lidhura me HIV/AIDS -in kanë ndodhur në Afrikën Sub-Sahariane, ndërkohë që pandemia Covid-19 po e përkeqëson edhe më shumë situatën.

Transmetimi nga nëna te fëmija, është një kontribues i rëndësishëm në përhapjen e HIV-it, rreth 9% e infeksioneve të reja globalisht shkaktohet me transmetim vertikal. Gjatë këtyre dy viteve të fundit ky tregues është rritur edhe më shumë. Sipas raportit të UNICEF testimi i HIV-it për foshnjat në vendet me prevalencë të lartë ra me 50% në 70%, ndërsa trajtimet e reja të nisura tek fëmijët nën 14 vjeç ranë nga 25% në 50%. Globalisht, aksesi në terapinë antiretrovirale është shumë i kufizuar për fëmijët. Vetëm pak më shumë se gjysma e fëmijëve me HIV kanë qasje në trajtime antiretrovirale.

Ky lloj trajtimi kontrollon shumimin e virusit brenda trupit të një personi dhe i mundëson sistemit imunitar të individit të fuqizojë kapacitetin për të luftuar infeksionet. Mjekimi me ARV zgjat jetën e të sëmurëve dhe rrit cilësinë e saj, duke e shndërruar AIDS-in në një sëmundje kronike.

Klan News

Continue Reading

Bota

Kriza me lirën shihet si mundësi për të sfiduar Erdoganin

Published

on

By

Kriza e valutës turke, lira, ka zvogëluar mbështetjen për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke i dhënë opozitës mundësi të artë për të sfiduar liderin e shtetit – nëse fraksionet rivale mund të bashkohen, kanë thënë analistët.

Zgjedhjet e ardhshme pritet të mbahen në qershor të vitit 2023, mirëpo opozita është duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm.

Duke qenë udhëheqës për 18 vjet, Erdogan është përballur me tentime të dështuara për puç më 2016, mirëpo tani përballet me sfida të mëdha ekonomike, meqë rritja e shkallës së inflacionit është duke prekur jetët e njerëzve.

Lira turke ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës kundrejt dollarit amerikan prej fillimit të këtij viti, teksa Erdogan vazhdon të mbrojë qëndrimet e tij se normat e ulëta të interesit rregullojnë inflacionin e lartë.

“Rritja e çmimeve dhe zhvlerësimi i lirës turke, bashkë me zhgënjimin publik dhe korrupsionin e përhapur, janë duke dëmtuar Qeverinë”, ka thënë Adeline Van Houtte, analiste evropiane për inteligjencë në grupin Economist.

“Disa parti janë duke garuar me ngulm kundër Erdoganit për votat konservatore dhe ato të qendrës së djathtë”.

Një burrë mban mallra në shpinë në një zonë tregtare në Stamboll, Turqi, të martën, 2 nëntor 2021. Shumë konsumatorë turq po përballen me vështirësi në rritje pasi çmimet e ushqimeve dhe mallrave të tjera janë ngritur në vitet e fundit.

Rënia e vlerës së valutës turke ka nxitur protesta javën e kaluar në Stamboll dhe kryeqytetin turk, Ankara, dhe turmat janë dëgjuar duke u ankuar për rritje të çmimeve.

“Secilën ditë ne pyesim veten si do të paguajmë qiranë, si do t’ia dalim deri në fund të muajit, çfarë çmime do të ketë në nesërmen nëpër dyqane”, ka thënë Ajshe Demirel nga Ankaraja.

Kemal Kilicdaroglu, lider i partisë kryesore opozitare, CHP, ka thënë se do të nisë organizimin e marsheve publike për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

“Sa më shumë vlerë që humb lira, aq më i kënaqur është Erdogan, sepse kjo situatë është në të mirë të atyre që kanë dollarë”, ka thënë Kilicdaroglu javën e kaluar.

“Ne kemi obligim që të nxjerrim qytetarët tanë nga zjarri. I them Qeverisë së Erdoganit se ka humbur aftësinë për të udhëhequr. Mos u frikësoni dhe dilni në zgjedhje”.

Mirëpo Erdogan nuk ka ndryshuar qëndrim.

“A jeni mjaftueshëm të fuqishëm për të thirrur zgjedhje të parakohshme në këtë shtet? Jo, nuk jeni!” ka thënë ai në disa komente të publikuara të hënën.

“Rritja e besimit”

Disa sondazhe kanë treguar se mbështetja për Erdoganin ka rënë.

Një prej tyre, i realizuar nga Metropoll, ka treguar se 41 për qind e turqve kanë përkrahur qasjen e tij në muajin shtator, në krahasim 48 për qind sa ka qenë në kohën e zgjedhjeve dhe gati 59 për qind më 2015.

Një tjetër sondazh i realizuar në muajin tetor ka treguar se 64 për qind e respodentëve nuk mendojnë se Qeveria e Erdoganit mund të zgjidhë problemet e shtetit.

Mirëpo i njëjti sondazh ka treguar se 55 për qind e tyre nuk mendojnë se opozita do të mund të kishte rezultat më të mirë nëse do të ishte në pushtet.

“Ende ka mungesë besimi në aftësinë e opozitës për të qeverisur, sidomos në aftësinë e saj për të menaxhuar krizën ekonomike”, ka thënë Seda Demiralp, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Isik.

Sipas saj, votuesit e partisë së Erdoganit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), hezitojnë apo vendosin të mos votojnë për ndonjë parti tjetër” sepse nuk pëlqejnë opozitën, sidomos agjendën sekulare të partisë opozitare, CHP.

“Kriza ekonomike e ka bërë më të vështirë se kurrë që AKP të fitojë sërish, mirëpo opozita duhet të vazhdojë punën për fitim të besimit te votuesit e lëkundur të AKP-së”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Opozitës i mungon një tjetër element kyç: një kandidat favorit për të garuar kundër Erdoganit.

“Ekonomia, gjithmonë çështje kyçe”

Partitë opozitare kanë më shumë se një të tretën e 600 ulëseve të parlamentit, derisa partia në pushtet AKP dhe partia partnere MHP kanë shumicën.

Shenjat e konsolidimit brenda opozitës – që deri më tani ka dështuar që të sfidojë seriozisht Erdoganin – mund të ndryshojnë situatën, kanë thënë analistët.

E ashtuquajtura Partia e Mirë, që i takon krahut të djathtë, është bërë bashkë me partinë CHP.

Dy grupe tjera që janë larguar nga radhët e partisë së Erdoganit, Partia e së Ardhmes dhe Partia për Demokraci dhe Progres, kanë kritikuar politikat qeveritare.

Ali Babacan, ish-ministër i Ekonomisë, ka thënë javën e kaluar në Twitter: Erdogan, ndaluni. Mjaft është mjaft… jemi duke u përmbytur”.

Seren Selvin Korkmaz, drejtore ekzekutive e Institutit IstanPol, me bazë në Stamboll, ka thënë se ekonomia gjithmonë ka ndryshuar lojën në historinë politike të Turqisë.

“Opozita ka më shumë përparësi në zgjedhjet e ardhshme, nëse partitë arrijnë të jenë bashkë dhe propozojnë agjendë të bindshme ekonomike dhe demokratike”, ka thënë ajo.

Mirëpo Houtte ka thënë se shtypja e protestave dhe ndryshimi potencial i ligjit për zgjedhjet, me qëllim të rritjes së gjasave për partinë AKP, po ashtu nënkupton se “nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme më 2022, mundësitë e opozitës për të fituar këto zgjedhje janë secilën herë më të paqarta”.

Përgatiti: Krenare Cubolli/REL

Continue Reading

Bota

Konfirmohen pozitiv me variantin Omicron 4 persona të vaksinuar në Gjermani

Published

on

By

Konfirmohen pozitiv me variantin Omicron 4 persona të vaksinuar në Gjermani

Katër persona në Gjermaninë jugore rezultuan pozitiv për variantin e koronavirusit Omicron, pavarësisht se ishin plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19. Kështu thanë autoritetet shëndetësore të shtetit Baden-Württemberg.

Tre nga pacientët ishin kthyer nga një udhëtim pune nga Afrika e Jugut më 26 dhe 27 nëntor, ndërsa i katërti është i afërm i njërit prej të infektuarve nga Afrika e Jugut, raporton oranews.

“Të katër janë plotësisht të vaksinuar. Analiza e bërë nga shërbimi shëndetësor shtetëror konfirmoi se të gjithë janë infektuar nga lloji i ri i virusit”, theksuan autoritetet shëndetësore, duke shtuar se të katër po shfaqin simptoma të lehta të koronavirusit dhe janë vendosur në karantinë.

Continue Reading

Aktuale