Connect with us

Kosovë

Reka: S’kam përmend asnjëherë data, por jam optimist për liberalizimin e vizave

Published

on

Ka vetëm një muaj në krye të Ministrisë së Integrimeve Evropiane në Kosovë, por ministri Blerim Reka thotë se me anulimin e tri vendimeve të ish-ministres, Dhurata Hoxha ka kursyer 400 mijë euro. Në një intervistë për KosovaPress, Reka thotë se ka anuluar kontrata lobuese dhe këshillëdhënëse që nuk i shërbenin Kosovës dhe kontratën për qiranë e objektit jashtë ndërtesës qeveritare. Reka foli edhe për liberalizimin e vizave, ku u shpreh optimist se këtë vit do të liberalizohet vizat për kosovarët, por që nuk dha ndonjë datë të caktuar.

“Një nga vendimet e para me marrjen e detyrës ishte urdhëresa për të ndaluar, bllokuar të gjitha procedurat e filluara. Qoftë për punësime, qoftë për kontrata në vepër, qoftë për avancime dhe qoftë për pagesa të çfarëdo lloji. Në këtë të fundit unë anulova kontratën për qira e objektit jashtë ndërtesës qeveritare. Konsideroj se me dy kate, mund të vendoset i tërë stafi për një punë solide. Kur them anulova kontratën, për mua ishte një kontratë e çuditshme sa i përket shumës së lartë. Diku rreth 23 mijë euro në muaj. Të cilës i shtohen shpenzimet për mirëmbajtje mujore prej 40 mijë eurosh i bie që vetëm për qira brenda vitit kjo ministri paguante 340 mijë euro para për objekt qira”, thotë ai.

Krahas kësaj, ministri Reka thotë se gjatë gjithë mandatit të tij si ministër do të vazhdojë me racionalizmin e kursimit.

“Në kundërshtim me obligimet që i kishte kjo ministri, dhe tërë qeveria për punësimin e kuadrove të shkolluara jashtë në vijën e bursistëve në universitete ev ropiane pash angazhime me kontrata mbi vepër në kuadro që nuk do të kontribuonin në procesin integruese. Fillova të analizoj tri kontrata për lobim dhe këshilla. Një ishte me kompani franceze një ishte me amerikane. Dhe një kontratë të tretë për përkrahje mediale, të cilat në muaj i kushtonin kësaj ministre diku në 93 mijë euro para. Krejt do të ishte në rregull sikur përmbajtja e realizuar në këto kontrata do të kontribuonte në procesin e integrimit evropian. Por jo që nuk pash që kompanitë e angazhuara kishin ofruar punë, për çka ishin paguar. Dhe e dyta nuk pash se impakti i këshillave, i lobimit kishte të bënte me procesin e integrimit evropian…5:25 Në mikro-plan ne si ministri me këto dy-tri intervenime të para të javës së parë arritëm t’i kursejmë buxhetit shtetëror diku rreth 400 mijë euro me vetëm këto veprime. Do të vazhdojmë prapë me racionalizimin, me kursimin me maksimalizimin e resurseve njerëzore me sa më pak shpenzimin e resurseve publike”, u shpreh Reka.

Ministri Reka u shpreh optimist se me një përpjekje të brendshme në gjyqësor dhe lobim të mirëfilltë në dy-tri shtete deri në fund të vitit do të liberalizohen vizat.

“Unë vetëm kam thënë ndihem optimist se me një përpjekje të brendshme në gjyqësor. Me një lobim të mirëfilltë në dy-tri shtete që janë ende hezituese deri në fund vitit mund të arrihet në liberalizimin e vizave. Kjo ka qenë përgjigjja ime, sepse po shoh se po keqinterpretohet. Po thuhet se unë jap datë. Unë nuk kam përmend asnjëherë datë…unë do të doja dhe shpresoj që do të realizoj prioritetin tim afatshkurtër. Një prej top-prioriteteve që brenda vitit të kemi liberalizim të vizave. Por po iu them, varet nga gjyqësori”, thotë ai.

Për metodologjinë e re të BE-së për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor, ministri Reka thotë se ka vende të cilat e shohin me rezerva këtë nga frika se procesi mund të zgjasë në pafundësi.

“Tani me metodologjinë e re propozohet që në start të procesin negociator të jenë së bashku Komisioni Evropian edhe Këshilli Evropian. Në mënyrë që shtetet anëtare që në start të kenë monitorimin dhe mbikëqyrjen e procesit. E dyta që është shumë me rëndësi është që tani zbatohet parimi i ri thyeshmërisë. Që do të thotë, nuk është e garantuar që ju si shtet e keni mbyllur një herë një kapitull dhe nuk do të hapet. Nëse zhvillimet në teren në shtetin tuaj tregojnë se ju keni shkuar në regres dhe jo progres bëhet ri-hapja e kësaj kapitulli. Këtu qëndron ajo droja e shteteve kandidate se mos kjo do të zgjas në pafundësi procesin”, thotë ai.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore

Published

on

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se anëtari i ekipit negociator të Serbisë në dialog, Velko Odaloviq, nuk po merr pjesë në takimet mes dy delegacioneve në kryeqytetin evropian.

Më 15 qershor të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar nga Serbia që ta heqë Odaloviqin nga ekipi negociator.

Sipas Bislimit, për të kaluarën e Odaloviqit Bashkimi Evropian nuk ka pasur informacione.

“Odaloviq nuk është pjesë e asnjë takimi ku jemi ne. Ne nuk kemi thënë që kemi probleme me përfaqësuesin e Serbisë, kemi probleme me personin Odaloviq, për të kaluarën e tij”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në “Kallxo Përnime”.

Bislimi tha se Odaloviq ishte në listën e zezë të BE-së.

“Si duket në BE ka pasur një vakuum të madh informativ mbi të kaluarën e z. Odaloviq. Përfaqësuesit dhe negociuesit e Bashkimit Evropian as nuk kanë qenë të informuar që në vitin 2000 vetë Bashkimi Evropian e ka vendosur z. Odaloviq në listën e kuqe të personave apo të zezë, të personave që nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe disa pretendime të tjera që, sipas tij, Odaloviqin e bëjnë jokredibil për të qenë pjesë e delegacionit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kanë qenë të informuar mbi funksionet që ka qenë z. Odaloviq në vitet 1997-1999, nuk kanë qenë të informuar për faktin se z. Odaloviq ka qenë në listën e hetimeve nga administrata ndërkombëtare në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe arsyet që kanë çu në pushimin e hetimeve ndaj tij. Nuk kanë qenë të informuar edhe me manipulimet e tokave që Odaloviq i ka bërë”, vlerësoi Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, i njëjti nuk ka hyrë asnjëherë në takimet mes dy shteteve në Bruksel.

“Bashkimi Evropian nuk i fton individët, i fton palët. BE e fton vetëm Petkoviqin, ai e cakton ekipin e tij. Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore”, deklaroi ai.

Continue Reading

Kosovë

Milaim Zeka për sindikatat: Janë organizata politike që bëjnë shantazh, janë të korruptuar

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta pas deklaratës së tij kur u pyet për grevat që janë mbajtur nga disa sindikata sa i përket Ligjit për Paga.

Kurti kishte deklaruar se është mirë që edhe kryesitë e Sindikatave të ndryshojnë ashtu siç ka ndryshuar politika në vend.

Gazetari Milaim Zeka, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se e mbështet plotësisht qëndrimin e kryeministrit Kurti, duke thënë se të gjitha kryesitë e sindikatave në Kosovë janë të korruptuara.

“Sa i përket qëndrimit të kryeministrit në raport me kryesinë e sindikatave, unë e mbështes plotësisht kryeministrin e Kosovës. Jam i bindur, nuk po flas në ‘hava’, por në qoftë se ka diku kryesi tërësisht të korruptuar, janë kryesitë e Sindikatave të Kosovës. Shikoji ata njerëz, janë në krye të sindikatave që 20-30 vjet. Këta kanë bërë më shumë punë politike Sindikatat e Kosovës, se sa punë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Ata nuk e dinë së pari se çfarë roli kanë”, ka thënë Zeka.

Tutje, ai ka thënë se sindikatat nuk kanë pasur kurrë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Zeka ka theksuar se shpesh herë sindikatat kanë bërë marrëveshje me pushtetet e kaluara, andaj nuk i cilëson si “sindikata”.

“Sindikatat e Kosovës me konceptin perëndimor nuk janë sindikata, janë organizata politike që merren me politikë dhe me shantazhe”, ka deklaruar Zeka.

Kujtojmë se ndaj deklaratave të Kurtit kanë reaguar deri më tani kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla dhe kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi.

Ata kanë kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos tentojë të politizojë apo të ndikojë në kryesitë e sindikatave, ndërsa kanë cilësuar deklaratat e kryeministrit si përqarëse. /Lajmi.net/

Continue Reading

Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj: I gatshëm të bashkëpunoj me Kurtin! Të mbrojmë sovranitetin e vendit

Published

on

Ramush Haradinaj, kreu i partisë AAK ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojnë me kryeministrin Albin Kurti përballë Serbisë.

Ai tha se Kosova nuk e ka luksin për debate në këto momente, e as për t’i kërkuar dorëheqjen Kurtit, por duhet të bëhen së bashku për të bërë të mundur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Unë dhe Partia ime si dhe Grupi Parlamentar i AAK-së, jemi të gatshëm që në çdo kohë e në çdo situatë të jemi aleatë të kësaj qeverie e të këtij kryeministri, që në betejën politike me Serbinë, ta mbrojmë Kushtetutën, integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Kjo duke mos rrezikuar për asnjë moment të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Kosova sot nuk e ka komoditetin e debateve as për tërheqje, as për dorëheqje e as për zgjedhje të reja”, shkruan Haradinaj.

Sipas Haradinajt, siguria në Ballkan është në rrezik dhe sipas tij Kosova ndodhet përballë sfidave të mëdha që duhen përballuar.

“Informatat për situatën e sigurisë në Ballkan, kurrë nuk kanë qenë më shqetësuese në këto njëzet e sa vjet. Kosova sot është përballë sfidave të mëdha që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj. Natyrisht sfida më e madhe është marrëveshja finale me Serbinë, e cila ka të ngjarë të hyjë në fazën e vet përfundimtare”, sipas Haradinajt.

Continue Reading

Aktuale