Connect with us

Lajme

Antikorrupsioni rekomandon Qeverinë të rishikojë emërimin e Bashkim Hasanit në Policinë Financiare / Ka parregullësi në procedurë

Published

on

KSHPK-ja përkujtoi për obligimet gjatë procesit të zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) i dha udhëzime oficerit për integritet në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, i cili tashmë funksionon sipas rekomandimeve të GREKO-s, që t’i përkujtojë të zgjedhurit, të emëruarit dhe të punësuarit në sektorin publik për obligimet të cilat i kanë gjatë procesit të zgjedhjeve.

“Duke e pasur parasysh rolin parandalues të KSHPK-së, ndërsa në drejtim të sigurimit të procesit zgjedhor korrekt dhe demokratik i përkujtojmë të zgjedhurit, të emëruarit dhe të punësuarit në sektorin publik për obligimet të cilat dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga Ligji për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe dy udhëzimet për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve të administratës shtetërore dhe organizatave administrative gjatë mbajtjes së procesit të zgjedhjeve, si dhe për ndalesë për përdorimin e sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore gjatë zgjedhjeve, të cilët janë sjellë në vitin 2017. Gjithashtu, i rekomandojmë oficerit për integritet në Qeveri t’i përkujtojë të zgjedhurit, të emëruarit dhe të punësuarit në sektorin publik t’i shfrytëzojnë dy udhëzimet dhe t’i publikojnë në mënyrë transparente në ueb-faqen e tyre”, tha kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska para fillimit të seancës së sotme publike të Komisionit.

Ajo theksoi se gjithnjë e më shpesh në ditët e kaluara po vërehet promovimi dhe paralajmërimi i aktiviteteve ndërtimore dhe aktivitete të tjera të cilat, siç tha, nuk janë të ndaluara me Kodin Zgjedhor, por në një farë mënyre ndikojnë ndaj trupit votues.

KSHPK-ja në seancën e sotme i rekomandoi Qeverisë që ta hetojë vendimin për emërimin e Bashkim Hasanit për u.d. zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare në vendin e Berat Deharit të cilit i skadoi mandati i dytë katërvjeçar i funksionit dhe të zbatohet procedura siç është paraparë.

Deri te komisioni, siç theksuan, ka ardhur ankesë për emërim të shpejtë u.d. drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare pas çka ishin kërkuar të dhëna nga Qeveria.

Pas kontrollimit të informacioneve KSHPK-ja përfundoi se nuk ishte respektuar procedura që paraprakisht të publikohet konkurs publik në të paktën tri gazeta ditore, prej të cilave një në gjuhën të cilën e flasin të paktën 20 për qind. Vlerësojnë se Qeveria ka pasur kohë të mjaftueshme që ta publikojë konkursin sepse e ka ditur se i kalon edhe mandati i dytë zëvendësdrejtorit paraprak dhe se institucioni ka mundur të funksionojë pa ndërprerje sepse ka pasur drejtor dhe nuk ka qenë e nevojshme që shumë shpejtë të emërohet zëvendësi i tij.  Komisioni solli përfundim se nuk janë respektuar procedurat e parapara me të cilat sigurohet zgjedhje transparente dhe korrekte e pozicionit udhëheqës dhe kërkoi që të hetohet ky vendim dhe të zbatohet procedura siç është paraparë.

Continue Reading

Kosovë

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Published

on

By

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Dy nxënësit që mbetën të vdekur mbrëmë në Gllogjan të Decanit do të varrosen nesër.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësja komune, Bashkim Ramosaj, i cili ka treguar se ceremonia e varrimit do të fillojë në 13:30.

“Ju njoftoj se, nesër më dt.28.11.2021, në ora 13:30, do të filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit, afër “Kompleksit Memorial të Dëshmorëve”, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan!”, ka shkruar Ramosaj.

Mbrëmë kanë mbetur të vdekur tre persona pas sulmit me kallashnikov që i është bërë një autobusi që po bartte nxënës.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij akti, ndërsa po hetohen dy-tri pista.

Sipas njoftimit të institucioneve të sigurisë, për këtë rast mund të jenë të përfshirë disa persona.

Po ashtu, sipas njoftimeve të fundit të Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush ndonëse janë kryer disa bastisje që në orët e para të mëngjesit.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Aktuale