Connect with us

Maqedonia e Veriut

Zaev thotë se populli pret zbatimin praktik të ligjeve, ndërsa Mickoski thotë se Zaevi është i përfshirë në rastin “Zhvatja”

Published

on

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski sot u përballen në duelin e parë televiziv në “Kanal5”, ku debatuan për “bombat” dhe rastin “Zhvatja”.

Zaev gjatë debatit tha se “bomba” e publikuara nga deputeti Antonio Milloshoski ishin nga një takim ku flitej se pse ishte e rëndësishme të miratohej Ligji për Prokurorinë Publike.

Zaev tha se nuk e din saktë se nga cili takim janë inçizuar “bombat”, sepse kishte pasur shumë takime.

Zaev tha se Ligji për Prokurorinë publike u përshëndet edhe nga BE, bashkësia ndërkombëtare dhe shumë ekspert.

Ndërsa akuzoi edhe VMRO-DPMNE-në për siç tha “atyre nuk iu interesonte miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike”.

“Në një vend demokratik, duhet të bëhet një dallim i qartë midis pushtetit ekzekutiv, parlamentar dhe gjyqësorë. Ekzekutivi ka hartuar vendimet, Kuvendi i miratoi, tani populli pret zbatimin praktik të ligjeve, përfshirë ligjin e Prokurorisë Publike. Ajo që ishte e rëndësishme ishte dërgimi i një mesazhi që nuk duhet të lejohen të vjetrohen lëndët, se ato nuk duhet të mbahen në sirtar dhe që të kthehen nga fillimi”, tha Zaev.

Ndërsa Hristijan Mickoski për “bombat” e Milloshoskit tha se nuk ka asnjë informacion se kush i kishte inçizuar.

Mickoski gjithashtu theksoi se përveç kësaj, ne dëgjojmë Zaevin duke thirrur dhe duke folur në telefon për atë se çfarë të bëjë gjyqësori.

“Këtë nuk e keni tek unë, nuk mund të dëgjoni diçka të tillë”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu tha se atë që e ka thënë Zaevi për rastin “Zhvatja” tregon se është i kapur.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Lajme

Një familje nga Maqedonia e Veriut dëbohet nga Gjermania

Published

on

Në kuadër të masave të intensifikuara të kontrollit dhe kërkimit në zonën kufitare me Francën, efektivët e policisë federale gjermane kanë kontrolluar dje në mesditë një familje nga Maqedonia në një parking në BAB 5, afër Achernit.

Rezultoi se autoritetet përgjegjëse të imigracionit kishin lëshuar një urdhërarrest dëbimi ndaj të gjithë personave, pasi ata nuk kishin përmbushur ende kërkesën për t’u larguar nga Gjermania, informon portali Shtegu. Meqenëse kishin pasaporta të vlefshme, ata u deportuan në vendin e tyre me një fluturim nëpërmjet aeroportit Karlsruhe/Baden-Baden mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të masave policore./Shtegu/

Continue Reading

Aktuale