Connect with us

Lajmet kryesore

“Terri informativ”, BE kërkon zgjidhje për çështjen e operatorëve kabllovikë

Published

on

Shoqata e operatorëve kabllovik ka paralajmëruar ndërprerje të emetimit të kanaleve televizive prej datës 2 mars në mesnatë, si reagim i sjelljes së ndryshimit të ligjit për shërbime mediatike dhe obligimet në lidhje me të drejtat autoriale.

Operatorët kabllovik, Telekom, A1 dhe Neotel, kanë njoftuar se në bashkëpunim edhe me operatorë të tjerë kanë dërguar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për prolongim të hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për veprimtari audio dhe eudio vizuele dhe njëkohësisht nga institucionet e kompetente kërkojnë të matrin masa për suspendimin e ligjit në fjalë.

Në lidhje me zhvillimet që kanë ndjekur sjelljen e këtij ligji, ka reaguar edhe delegacioni i BE-së në Shkup, i cili ka alarmuar për situatën e krijuar.

Në një komunikatë me shkrim, Delegacioni i BE-së ka ritheksuar rëndësinë e shprehjes së lirë, lirisë së mediave dhe qasjes së informacionit për të gjithë qytetarët.

Delegacioni i BE-së:

I bëjmë thirrje Qeverisë, kanaleve televizive dhe operatorëve kabllovik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të ulen në tavolinë me rregullatorin e mediave, të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme e cila respekton këto parime, funksionon për të gjithë operatorët e tregut dhe siguron zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Delegacioni i BE-së është i gatshëm të sigurojë asistencë të mëtejshme teknike për përforcimin e kornizës ligjore dhe sigurimin e një sërë rregullash gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për sektorin e mediave, për të gjithë palët relevante.

Sipas shoqatës së operatorëve kabllovik, ndryshimet e ligjiit janë në kundërshtim me direktivat e BE-së dhe me të gjitha parimet themelore të veprimtarisë radiodifuzive dhe politikës mediatike të vërtetuara nga BE.

Nga ana tjetër, ministri i Administratës, Damjan Mançevski,ka shprehur optimizëm se do të gjendet zgjidhje, me të cilën do të rregullohet gjendja dhe nuk do të dëmtohen qytetarët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve.

Ndryshimt në Ligjin për veprimtari audio dhe audio vizuele u miratuan në çastet e fundit para shpërbërjes së Kuvendit dhe është votuar nga të gjitha partitë politike./Shenja

Continue Reading

Lajmet kryesore

Taravari: Për mua Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar

Published

on

Më 25 dhjetor Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët do të diskutojë në lidhje me rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përcjell in7

“Mendoj se nëse ka notë një deri në pesë nota është tre. Tre komuna kishim dhe tre komuna kemi. Kuvend është organi partiak ku duhet bisedohet, analizohet, kritikohet dhe në atë Kuvend e shpalim kongresin rregullt, që duhet të mbahet nga fundi i marsit. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, si Sekretar i Përgjithshëm. Unë flas si Sekretar, Gostivarin e fitum, por kam përgjegjësi për Tetovën, Çairin, komuna tjera”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se çdo degë bën analizë për rezultatin zgjedhor dhe të njëjtat rezultate të diskutohen në Kuvend.

Arebn Taravari tha se Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar.

“E them mendimin e një anëtari të Kuvendit Qendror. Aty ka mendime të shumë anëtare tjera. Do ta kritikojmë njeriu tjetrin në Kuvend dhe do të dalim së bashku edhe më të fort”, tha Taravari.

Arbe Taravari tha se ata nuk mund që ta perceptojnë si armiq, ngase kanë kaluar një periudhë shumë të mirë së bashku.

“Thyerje bese është. Ne e kemi informuar Alternativën se në Tetovë dhe Zhelinë do ta përkrahim. Ata na thanë se ju mund ta përkrahni por ne. Gjithnjë u kam thënë anëtarësisë tonë, se ata kanë vendosur, vendimi atyre, a na vjen rëndë, po, shumë më mirë të ishim bashkë, ngase nuk do të kishin shumicë. Praktikisht mos t’i bashkëngjitej, do të ishte 60-60”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së

Published

on

By

Shkup, 6 dhjetor – Deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti”, tha Aziri.

Ai gjithashtu ka sqaruar se grupi parlamentar do të funksionojë si grup i veçantë.

“Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha më tej Aziri.

Ilire Dauti do të jetë koordinatore, pasi Skender Rexhepi nga AAA nuk do të veprojë bashkërisht me këtë grup, ngaqë AAA do të jetë pjesë e shumicës parlamentare.

Continue Reading

Lajme

RMV: Vazhdojnë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe – “festa stet ë rore”

Published

on

By

Vazhdojnë gabimet drejtëshskrimore në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Në tabelën e re të pagesës së parkingut, në vend se të shkruhet se në ditët e festave shtetërore është pa pagesë, aty është shkruar: Pa pagesë, e diel dhe festat stet ë rore.

Kjo tabelë është vendosur në Qendrën Tregtare Mavrovasja./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale