Connect with us

Shëndeti

Si ndikon çaji i kamomilit tek sëmundja e diabetit

Published

on

Kamomili është një prej bimëve mjekësore që i është gjendur krah njeriut që në lashtësi.

Përdorimet e para të tij janë zbuluar që në Egjiptin e Lashtë.

Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Ai rekomandohet kryesisht për gjumë të qetë, qetësi mendore dhe shpirtërore por jo vetëm kaq.

Studime paraprake tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infesksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.

Sipas ekspertëve, kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut, të barkut dhe si vaj për të kuruar plagët, ekzemat dhe linë e dhenve.

Çaji i Kamomilit Kundër Diabetit

Vlerat e çajit të kamomilit janë gjithë kohës subjekt studimesh të imtësishme për të zbuluar sa më shumë rreth kësaj luleje të mirë.

Së fundmi, studimet kanë zbuluar se çaji i kamomilit ul nivelet e glukozës në gjak.

Substancat përbërëse të lules së kamomilit mposhtin enzimat që aktivizohen në organizëm dhe nxisin shfaqjen jo vetëm të diabetit por edhe të dëmtimeve të veshkave dhe atyre nervore.

“Konsumi i rregullt ditor i çajit të kamomilit gjatë vakteve ka një potencial të dobishëm në parandalimin dhe trajtimin vetjak të hiperglicemisë dhe komplikacioneve të diabetit,” thuhet në një document të autoriteteve britanike të shëndetësisë.

Sigurisht që në trajtimin dhe parandalimin e diabetit do të ishte e gabuar që njeriu të konsumojë vetëm çaj kamomili.

Hapi i parë drejt shmangies së diabetit është të siguroheni që të mos jeni mbipeshë.

Kjo e fundit është kontribues direkt i shfaqjes së diabetit.

Përpos të tjerave, njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm me fruta, perime, drithëra, fara, kos, peshk e yndyrna të shëndetshme.

Ata duhet të qëndrojnë sa më larg ushqimeve të përpunuara, të shpejta dhe ato me shumë yndyrë dhe kalori./AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndeti

Varianti i ri i Covid mund t’i bëjë vaksinat 40% më pak efektive

Published

on

Sekretari i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sajid Javid ngriti një alarm ditën e sotme për variantin e ri të Covid, i cilësuar edhe si i keqi i parë deri tani se do t’i bëjë vaksinat të paktën 40 për qind më pak efektive.

Fluturimet janë ndaluar nga Afrika e Jugut dhe pesë vende të tjera. Ekspertët shpjeguan më herët se si varianti B.1.1.529 ka më shumë se 30 mutacione, dy herë më shumë se Delta dhe mund të jetë më rezistent ndaj goditjeve dhe më i transmetueshëm se çdo version para tij.

“Shkencëtarët tanë janë thellësisht të shqetësuar për këtë variant. Unë jam i shqetësuar, sigurisht, kjo është një nga arsyet që ne kemi ndërmarrë këtë veprim sot. Me aq informacion sa kemi për këtë variant mund të themi se mund të jetë më i transmetueshëm se varianti Delta dhe vaksinat që kemi aktualisht mund të jenë më pak efektive kundër tij,” tha Sekretari.

Varianti, i cili mund të quhet ‘Nu’ nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditët në vijim, ka shkaktuar një rritje “eksponenciale” të infeksioneve në Afrikën e Jugut dhe tashmë është përhapur në tre vende, përfshirë Hong Kongun dhe Botsvanën, ku besohet të ketë dalë.

Continue Reading

Shëndeti

Sahin: BioNTech tani e fokusuar tek trajtimi i kancerit

Published

on

Objektivi i tyre ishte të gjenin një kurë për të luftuar kancerin, por aktualisht, e gjithë bota e njeh këtë kompani për zhvillimin e vaksinës së parë kundër koronavirusit. Themeluesit e kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, tashmë e kanë përqendruar vëmendjen tek gjetja e një kure për kancerin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dilge Timocin, bisedoi me zotin Ugur Sahin rreth përpjekjeve të kompanisë për të gjetur një kurë kundër kancerit.

Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci hynë në histori duke zhvilluar vaksinën kundër koronavirusit. Aktualisht, kompania e tyre BioNTech po rikthet tek objektivi i mëparshëm, për të gjetur një kurë kundër kancerit.

Zoti Sahin, i cili mori pjesë në një takim shkencor për kancerin në kryeqytetin amerikan, thotë se synon të bashkojë teknologjinë mRNA me terapinë CAR T-Cell, që zakonisht përdoret për të trajtuar disa lloje kanceresh në gjak.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ai thotë se qëllimi i kompanisë BioNTech është bashkimi i këtyre dy teknologjive për të krijuar një kurë që lufton tumoret.

“Ende nuk ka prova të shumta që qelizat CAR T funksionojnë ndaj tumoreve. Por ne besojmë se kombinimi i objektivit të duhur plus vaksina, mund të ndihmojnë për të tejkaluar këtë kufizim.”

Terapia CAR T kërkon heqjen e qelizave T nga pacientët, modifikimin gjenetik të tyre për të sulmuar kancerin dhe më pas rifutjen e tyre tek pacienti për të sulmuar tumorin.

Zoti Sahin thotë se është përqendruar tek proteina Claudin-6 dhe se po vazhdon hulumtimet për të bashkuar terapinë CAR T me një vaksinë për të rritur aftësitë e trupit për të prodhuar qeliza CAR T dhe zgjatur afatin kohor që ato sulmojnë kancerin në trup.

“Claudin-6 gjendet në qelizat tumorale. Përmes CAR T synohet që receptorët të zbulojnë Claudin-6 dhe të asgjesojnë qelizat tumorale. Nëse qelizat CAR T injektohen, ato i njohin dhe i asgjesojnë qelizat tumorale, por pas një kohe ato ndalojnë së funksionuari.”

Efekti anësor i terapisë me qeliza CAR T, thonë ekspertët, është se mund të prodhojë toksicitet dhe mund të shkaktojë inflamacion të rëndë dhe enjtje të trurit, çfarë mund të jetë fatale.

Hulumtuesit thonë se në qelizat e shëndetshme, mungesa e proteinës Claudin-6, ku është e përqendruar edhe puna e kompanisë BionNTech, duket se ul rrezikun.

“Hulumtimet tona tregojnë se është ende herët dhe se ky lloj trajtimi duket të jetë i sigurt. Në provat klinike kemi vënë re tkurrjen e tumoreve, një shenjë premtuese”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Sahin.

Ai shton se synimi nuk është vetëm zvogëlimi i tumorit, por që të mos kthehet më. Në provat klinike, thotë ai, marrin pjesë 20 deri 25 pacientë. Përzgjedhja e tyre varet nëse në qelizat tumoriale vërehet proteina Claudin-6.

“Në provat klinike kemi pacientë që vuajnë nga kanceri i vezoreve, i mitrës,ose organeve gjenitale. Dhe po përfshijmë edhe pacientë me një lloj të rrallë kanceri gjiri dhe lloje të tjera”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Ugur Sahin.

Në takimet vjetore të Shoqatës për Imunoterapinë e Kancerit në Uashington, zoti Ugur Sahin prezantoi disa të dhëna paraprake nga studimet klinike.

Sipas zotit Sahin, zakonisht duhen tre deri katër vjet para se trajtimi të marrë miratimin për përdorim të gjerë. Në shtetet e Bashkuara terapia me qelizën CAR T kushton afro 400 mijë dollarë. Ende nuk mund të parashikohet sa mund të kushtojë terapia e re nga kompania BioNTech nëse miratohet në të ardhmen./VOA/

Continue Reading

Shëndeti

Identifikohet rasti i parë me variantin Covid-HIV Aids në Europë

Published

on

Është shënuar rasti i parë i variantit Covid-HIV Aids në Europë. Bëhet fjalë për një grua belge, e cila zhvilloi simptoma të lehta të ngjashme me gripin 11 ditë pasi udhëtoi për në Egjipt nëpërmjet Turqisë.

Sipas informacioneve deri më tani, asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk ka shfaqur simptoma. Gjithashtu, sipas mjekëve pacientja kishte një ngarkesë të lartë virale në momentin e diagnostikimit.

Shkencëtarët deri më tani kanë zbuluar variantin B.1.1.529 në një numër relativisht të vogël në Afrikën e Jugut, Botsvana dhe Hong Kong, por janë të shqetësuar për numrin e madh të mutacioneve që mund ti shpëtojnë vaksinave.

Drejtori i Qendrës Epidemike të Afrikës së Jugut, Tulio de Oliveira , tha për Financial Times se ai ishte “i shqetësuar” dhe kishte diskutuar rreth variantit më të ri me zyrtarët e OBSH-së. Ai vlerësoi se rreth 90% e rasteve të reja në rajonin Gauteng të Afrikës së Jugut, që përfshin Johannesburgun, u shkaktuan nga varianti i ri.

Continue Reading

Aktuale