Connect with us

Bota

Shifrat zyrtare: 259.891 njerëz në Zvicër flasin gjuhën shqipe

Published

on

Rreth 62.8 për qind e popullsisë rezidente në Zvicër flasin gjermanisht ose “schweizerdeutsch” (dialektin zviceran të gjermanishtes). 22.9 për qind frëngjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind gjuhën retromane, thuhet në të dhënat më të reja të publikuara sot nga Zyra Federale për Statistikë.

Këto janë katër gjuhët vendore, autoktone në Zvicër. Ndërkohë që përqindja e gjuhëve tjera autoktone zvicerane ka mbetur pak a shumë e pandryshuar, nga viti 2010 deri në vitin 2018, gjermanishtja ka rënë për 2.2 % gjatë kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.

Anglishtja është rritur nga 4.2 përqind në 2010 në 5.8 në vitin 2018. Portugalishtja, gjuha e dytë më e pranishme e huaj, dëgjohet gjithashtu pak më shpesh: 3.6 për qind e popullsisë e kanë folur atë në vitin 2018 në krahasim me 3 për qind, tetë vjet më parë.

Është interesante në këtë statistikë ngritja relative e gjuhës shqipe. Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018 ajo tashmë flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, siç mund të nxirret nga statistika më e re, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona.

Duhet thënë se kjo shifër është më së afërmi realitetit në terren, në rrethanat kur nuk ka statistika që do të përmblidhnin numrin e përgjithshëm të atyre që identifikojnë veten si shqiptarë, shkruan albinfo.ch. Kjo, për faktin se statistikat zyrtare në Zvicër njohin vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo atë etnike të të huajve që jetojnë këtu. Në këtë kuptim, kemi rregullisht statistika për numrin e “kosovarëve”, të “maqedonasve” të shtetasve të Shqipërisë etj. por jo të shqiptarëve si etni.

Continue Reading

Bota

Moldavia përdor humorin e zi për të sensibilizuar njerëzit të vaksinohen

Published

on

By

Moldavia përdor humorin e zi për të sensibilizuar njerëzit të vaksinohen

Ish-republika sovjetike e Moldavisë ka dalë me një qasje të re për të luftuar pandeminë COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se 350.000 njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e 9.000 të tjerëve.

Zyrtarët shëndetësorë atje po përdorin taktika shokuese, humor të zi dhe muzikë pop në përpjekje për të trembur njerëzit që nuk janë të vaksinuar ose thjesht nuk shqetësohen për virusin. Një nga videot si pjesë e fushatës së fundit u thotë shikuesve: “Mos u shqetësoni, ne kemi varrezat më të mëdha në Evropë”.

Fushata e pazakontë e ndërgjegjësimit të qeverisë, e sponsorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, synon të promovojë vaksinimin në sfondin e dezinformimit të shfrenuar dhe skepticizmit ndaj vaksinave, i cili është i zakonshëm në të gjithë Evropën Lindore.

Zyrtarët shpresojnë që humori dhe pop-i do të bëjnë më shumë njerëz të vendosin të marrin një vaksinë COVID-19.

Videoja që ka rrëmbyer më shumë vëmendje është një 1:05 minutëshe që përzien komedinë me makabren. Aktori i njohur moldav Emilian Cretu, i cili ka pothuajse 500.000 ndjekës në Instagram, luan si një mjek, një pacient dhe një sipërmarrës.

Në rolet e tij të ndryshme, ai u thotë shikuesve: “Nuk duhet të shqetësoheni” për virusin, megjithëse është qartë një mësim në psikologjinë e kundërt.

Continue Reading

Bota

Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Published

on

By

Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Vjollca Aliti/Alsat

Mutacioni më i ri i virusit korona i quajtur “Omikron” parashihet të jetë shumë herë më ngjitës në krahasim me mutacionet e deritanishme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se ende është herët për tu thënë më shumë gjëra për këtë mutacion. Nëse do ketë masa shtesë për të parandaluar depërtimin e këtij lloji brenda vendit Filipçe tha se do të diskutohet të hënën në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

“Bëhet fjalë për mutacion të ri të virusit i cili quhet “Omikron” këtu është dyshimi se mund të jetë shumë më ngjitës se mutacionet tjera nga gjithë mutacionet e deritanishme. Megjithatë ne patëm edhe shumë mutacione tjera të cilat nuk u përhapën deri tani. Kishte edhe skenarë të tjerë për shembull për llojin Dellta. Megjithatë të gjitha këto çështje do të shqyrtohen të hënën ne mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse”, deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Mutacioni i ri së pari u detektua në Afrikën Jugore ndërsa ajo çfarë deri më tani dihet është se ky mutacion ka një rrezik më të lartë për ri-infektim dhe se shumë më shpejtë shpërndahet. Autoritetet shëndetësore në vend theksojnë se shpëtimi i vetëm kundër të gjitha mutacioneve është vaksinimi. Për të rritur përqindjen e imunizimit, do të propozohen masa të reja stimuluese.

“Do të propozojmë një masa të re deri në Qeveri. Ajo është stimulim shtesë për mjekët amë. Gjegjësisht mjekët amë të jenë financiarisht të stimuluar kur do të tejkalojnë 70% – shin e pacientëve të vaksinuar, nga numri total i pacientëve të tyre të shpërblehen nga 30 denarë në kokë pacienti që i kanë të regjistruar. Ka dhe disa aspekte tjera që duhet të shihen, por mendoj se ky është propozimi që do ja prezantojmë Qeverisë të martën”, u shpreh Venko Filipce, Ministër i8 Shëndetësisë.

Një gjë e tillë vjen disa ditë pasi Qeveria nuk pranoi propozim masat e KSI-së të cilat parashikonin vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punonjësve në administratën shtetërore si dhe punonjësve në shëndetësi, në të kundërtën të posedojnë test PCR të paktën për 72 orët e fundit të cilin do ta paguanin nga xhepi i tyre. Masat u refuzuan edhe pas reagimeve të shumta të sindikatave. Deri më tani vetëm 38% e popullatës vendore është vaksinuar me dy doza, ndërkaq për arritjen e imunitetit kolektiv e nevojshme është 80-90% e popullatës./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Zviceranët votojnë nesër për masat kufizuese

Published

on

By

Zviceranët votojnë nesër për masat kufizuese

Zvicra ka një ndër shkallët më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore. Më pak se dy e treta e popullsisë së këtij shteti është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Tani, numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale. Shifrat e të infektuarve po rriten për 40 për qind e 50 për qind çdo javë, shkruan BBC.

Prandaj, a po planifikon ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, kufizime të reja, si Gjermania fqinje, ose a do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm, si Austria?

Asgjë nga këto. Në të vërtetë, të dielën, zviceranët do të votojnë për t’i hequr ose jo disa nga kufizimet që janë vendosur për ta luftuar pandeminë.

Izolimi i Zvicrës kurrë nuk ka qenë aq i rreptë sa i fqinjëve. Njerëzit kanë mundur të dalin jashtë për të ushtruar kurdo që kanë dashur dhe shkollat janë mbyllur vetëm për disa javë.

Megjithatë, verën e kaluar, kur numri i rasteve ra shumë, Zvicra nuk pati festë. Në vend të saj, autoritetet kërkuan certifikatë që dëshmon dëshmi të vaksinimit, test me rezultat negativ ose imunitet përmes kalimit të sëmundjes. Në shtator, kjo certifikatë u bë e detyrueshme për t’u futur në bare, kafene, restorante, kinema, muze, organizime sportive dhe ligjërata në universitet.

Në Zvicër ka pasur protesta kundër masave. Disa protesta janë bërë të dhunshme, pasi policia ka përdorur ujë e plumba gome kundër protestuesve që janë munduar të futen në ndërtesën e kuvendit.

Continue Reading

Aktuale