Connect with us

Shqipëri

Protesta e 2 marsit/ Ambasada amerikane qytetarëve të saj në Tiranë, Bëni kujdes!

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apelon shtetasit e saj në Tiranë lidhur me manifestimin e 2 marsit, thirrur nga Presidenti i Republikës.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”,  thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, e cila ndër të tjera fton shtetasit amerikanë në Tiranë të shmangin zonën e protestës më 2 mars.

“Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.” thuhet më tej në njoftim ku vihen në dispozicion edhe numrat e telefonit.

Continue Reading

Lajme

A është i korruptuar Sali Berisha? Përgjigjet Ervin Salianji

Published

on

“Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë…”

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar sërish sa i përket situatës brenda partisë Demokratike ku sigurisht tema kryesore ka qenë debate rreth shpalljes non-grata të Sali Berishës.

I pyetur nëse Berisha është i korruptuar, Salianji nuk është përgjigjur në mënyrë direkte porn ë vend të kësaj ka vendosur të pohojë se sipas tij ish kryeministri po minonte demokracinë në vend duke dëmtuar kështu edhe trashëgiminë e tij politike, shkruan abcnews.

Deputeti i PD, Ervin Salianji:

Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq. Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë.

Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja.

Continue Reading

Lajme

Ndodh 1 herë në 100 vjet/ Rama merr “OK” për të ndërtuar pistën e Formula Uno-s

Published

on

Presidenti i FIA-s, Jean Todt i ka dhënë “OK” projektit të Edi Ramës për të ndërtuar në Shqipëri pistën e parë ku do të zhvillohet Formula Uno. Jean Todt gjithashtu ka zhvilluar një bisedë me Ramën për të cilin tha se është një kryeministër me vizion.

Është gati projekti i automotoparkut të parë shqiptar i cili do të ndërtohet në Elbasan. Ky është një hap historik për automotorizimin shqiptar pasi kryeministri Rama po promovon sportin.

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000 m2. Projekti do të financohet nga Bashkia e Elbasanit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!

Continue Reading

Lajme

Reagimi i amerikanëve kur Rama iu tregon se në Kosovë ka djem që quhen Klinton dhe Billklinton

Published

on

By

Reagimi i amerikanëve kur Rama iu tregon se në Kosovë ka djem që quhen Klinton dhe Billklinton

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur një fjalim ku ka folur rreth shumë gjërave, por nuk e ka lëshuar rastin të bëjë edhe batuta.

Rama, në prezencë të ish-zonjës së parë së ShBA-së, Hillary Clinton ka treguar se në Shqipëri e në Kosovë ka emra Klinton dhe Billklinton si shenjë falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Rama iu është referuar Kosovës si “gjysma e kombit shqiptar”, kur shprehet se lidhja me ShBA-në është e fortë për shkak të ndihmës së madhe në çlirimin e Kosovës.

“Sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. Dhe, meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin po, si të themi, Billklinton Rama”, ka thënë Rama.

Continue Reading

Aktuale