Connect with us

Maqedonia e Veriut

Nxehen gjakrat mes partnerëve të koalicionit qeveritar pas zyrtarizimit të koalicionit LSDM-Besa

Published

on

Një ditë pasi LSDM-ja tha se nuk do të pranojë më kërcënime dhe negociata joparimore nga partitë shqiptare, për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve, përgjigjet BDI-ja. Partia e Ahmetit thotë se LSDM-ja duhet të jetë falënderuese që Ahmeti theu parimin fituesi me fituesin dhe i dha kahje tjetër vendit. Për pretendimet e Zaevit për mbetje të regjimit të kaluar brenda BDI-së, nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, thotë se e kaluara mbetet e kaluar.

Po, e vërtetë është. Ne i kushtëzuam partitë maqedonase për ta ndryshuar emrin e shtetit, për ta ndryshuar Kushtetutën, për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, për ta bërë këtë shtet dygjuhësor, për të patur shqiptar kryetar Kuvendi, për të arritur Marrëveshjen me Bullgarinë… E kaluara është e kaluar. Për atë kemi kaluar zgjedhjet e kaluara parlamentare, nga ato ka dalë rezultati, populli atë që ka dashur e ka dënuar dhe ne nuk mund të mbahemi peng i të kaluarës. Me aq sa ka pasur forcë, BDI-ja, çdoherë “ka kushtëzuar” për të mirën e vendit, edhe atëherë, edhe sot, edhe në çdo qeverisje”-tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Por, kreu i LSDM-së Zaev këmbëngul që BDI-ja duhet të ndryshojë dhe të reformohet si kusht për të qenë partner i dëshiruar për formimin e Qeverisë së ardhshme. Koalicioni LSDM-Besa, sipas Zaevit, nuk e rrezikon mbështetjen e votuesve maqedonas.

Unë do t’i propozoja koalicionit tonë të partnerit të mos e gënjejë mendja. Koalicioni LSDM-BESA dhe partitë e tjera do të jetë fitues në këto zgjedhje dhe jo BDI-ja. Në njësinë e gjashtë ku më shumë matet ndikimi bashkësisë së dytë më të madhe etnike, bashkësisë shqiptare, këtu do të shihet fituesi. Unë e konfirmoj se ne do të jemi fitues në njësinë e gjashtë zgjedhore. Diversiteti në shtet nuk është prej sot dhe as nuk patën sukses deri të fund ta rrezikojnë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja në atë periudhë të kaluan 11 vjeçare”-pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Meritori më i madh për të arriturat e pushtetit të kaluar, Ziadin Sela, thotë se është Aleanca për Shqiptarët. Ai nuk e sheh si rrezik koalicionin LSDM-Besa në njësinë e gjashtë zgjedhore, ku thotë se beteja gjithmonë ka qenë mes partive shqiptare. Sfida në njësinë e gjashtë, thotë Sela, do të jetë mes tij dhe Ahmetit por ai është i bindur për fitore.

“Sojuzi” i mëhershëm BDI-LSDM po kundërshton një “sojuz” të tanishëm LSDM-Lëvizja Besa. Partitë politike kanë autonominë e tyre dhe ne e respektojmë autonominë e çdo subjekti politik por qëndrimi jonë është që një koalicion i tillë është i gabuar, një koalicion i tillë nuk maksimalizon votën shqiptare por përkundrazi, krijon parakusht që në një të ardhme dikush të marrë të drejtën, duke mos pasur as parti politike brenda por vetëm eksponentë shqiptarë brenda, të thyej atë parim të vendosur në vitet ’90”-theksoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Deri tani janë zyrtarizuar koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, si dhe koalicioni mes LSDM-së dhe Besës./Alsat

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale