Connect with us

Lajme

Meta fton shqiptarët në shesh më 2 mars: Koha të shpëtojmë shtetin

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vijon thirrjet dhe ftesat përmes rrjeteve sociale, drejtuar shqiptarëve që t’i bashkohen manifestimit të thërritur prej tij më 2 mars, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas tij, ka ardhur koha që populli të thotë fjalën e tij kundër atyre që ai i quan puçistë dhe që kanë shkelur Kushtetutën, shkruan A2 CNN.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër.

Çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit.

Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës. Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore

Published

on

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se anëtari i ekipit negociator të Serbisë në dialog, Velko Odaloviq, nuk po merr pjesë në takimet mes dy delegacioneve në kryeqytetin evropian.

Më 15 qershor të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar nga Serbia që ta heqë Odaloviqin nga ekipi negociator.

Sipas Bislimit, për të kaluarën e Odaloviqit Bashkimi Evropian nuk ka pasur informacione.

“Odaloviq nuk është pjesë e asnjë takimi ku jemi ne. Ne nuk kemi thënë që kemi probleme me përfaqësuesin e Serbisë, kemi probleme me personin Odaloviq, për të kaluarën e tij”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në “Kallxo Përnime”.

Bislimi tha se Odaloviq ishte në listën e zezë të BE-së.

“Si duket në BE ka pasur një vakuum të madh informativ mbi të kaluarën e z. Odaloviq. Përfaqësuesit dhe negociuesit e Bashkimit Evropian as nuk kanë qenë të informuar që në vitin 2000 vetë Bashkimi Evropian e ka vendosur z. Odaloviq në listën e kuqe të personave apo të zezë, të personave që nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe disa pretendime të tjera që, sipas tij, Odaloviqin e bëjnë jokredibil për të qenë pjesë e delegacionit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kanë qenë të informuar mbi funksionet që ka qenë z. Odaloviq në vitet 1997-1999, nuk kanë qenë të informuar për faktin se z. Odaloviq ka qenë në listën e hetimeve nga administrata ndërkombëtare në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe arsyet që kanë çu në pushimin e hetimeve ndaj tij. Nuk kanë qenë të informuar edhe me manipulimet e tokave që Odaloviq i ka bërë”, vlerësoi Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, i njëjti nuk ka hyrë asnjëherë në takimet mes dy shteteve në Bruksel.

“Bashkimi Evropian nuk i fton individët, i fton palët. BE e fton vetëm Petkoviqin, ai e cakton ekipin e tij. Odaloviq ka ardhur në Bruksel, por ka ndenjur në korridore”, deklaroi ai.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja planifikon bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Published

on

SHBA-ja ka njoftuar për një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin vitin e ardhshëm, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se asnjë delegacion zyrtar nuk do të dërgohet në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.

Por, sportistët amerikanë do të marrin pjesë dhe do të kenë përkrahjen e plotë të qeverisë.

Kina më herët ka thënë se do të marrë kundërmasa në rast të një bojkoti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, muajin e kaluar ka thënë se po shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të kësaj ngjarje.

Sekretarja për media e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar bojkotin të hënën, duke thënë se derisa sportistët amerikanë do të kenë përkrahjen e plotë.

Continue Reading

Aktuale