Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ansambli Nacional i Këngëve dhe valleve në RMV,anulon pjesëmarrje ne festival

Published

on

Deklaratë për mediat dhe publikun

Të nderuara media!

Të nderuar adhurues dhe mbështetës të artistëve të Ansamblit Nacional të Këngëve e valleve të R.M.V. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në 8 koncerte brenda Maqedonisë së Veriut ne u prezantuam për herë të parë në Kosovë, për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë për çfarë çdo ditë na vinë vlerësime dhe urata nga mijëra spektatorë që kanë patur mundësi të ndjekin koncertin përmes rrjeteve të TV 21.

Ansambli Nacional ka mision dhe bën një punë të pandërprerë për të krijuar imazhin brenda dhe jashtë vendit, andaj, ishte koha e përgatitjeve shumë serioze për paraqitjen e parë në nje festival garues në Evropë.

Kishim përzgjedhur të prezantohemi në Sicili, në festivalin me traditë që përcjell mesazhe paqe e ku marrin pjesë ansamble nga e gjithë bota. Ne nuk kishim asnjë dilemë se udhëtimi ynë në Itali – në festivalin “Mandorlo in fiore di Agrigento” do të sillte suksesin e radhës për ansamblin tonë.

Megjithatë në rrethanat e reja, të krijuara këto dy ditët e fundit na duhet tu konfirmojmë se pas të gjitha përgatitjeve, sigurimit të udhëtimit dhe reklamave për performancën tonë, organizatorët oficialisht kanë anuluar festivalin si pasojë e përhapjes së shpejtë të koronavirusit, epidemi shqetësuese tashmë për tërë botën e në veçanti për Italinë.

Me shpresë se do të ketë sa më pak përhapje dhe viktima, falemnderojmë organizatorët për ftesën me shpresë se ne do ta realizojmë këtë udhëtim kurdo që do të mbahet festivali.

Rrugëtimi i Ansamblit tonë vazhdon!

Shumë shpejtë do të konfirmojmë pjesëmarrje dhe koncerte të tjera shumë të rëndësishme.
Me respekt

Shkodran Tolaj – drejtor i IN Ansambli Nacional i këngëve e valleve në R.M.V

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale