Connect with us

Maqedonia e Veriut

Rezultati negativ i pacientes së dyshuar me virusin korona

Published

on

Negativ është rezultati për prani të virusit korona te një paciente për të cilën ekzistonte dyshim, ndërsa e cila është një nga dy rastet shtesë që ishin testuar dje në Klinikën Infektive në Shkup, pas pacientit të parë të konfirmuar me këtë virus.

“Që të dyja rastet janë negative në këtë virus. Për momentin, tashmë pacientja e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup e cila me furgon udhëtoi nga Milano është rasti i vetëm i regjistruar me virusin COVID 19”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Paraprakisht, ministri i këtij dikasteri Venko Filipçe deklaroi se pacientja e testuar me bashkëshortin e saj ishte në një udhëtim në Romë, ndërsa kishte simptoma të ngjashme me grip. Testi fillestar ishte pjesërisht pozitiv që, sipas Filipçes, mund të jetë reagim nga viruse të tjera. Për këtë është bërë testim plotësues që të mënjanoheshin dyshimet.

Pacienti tjetër i testuar te i cili gjithashtu rezultati është negativ është shofer i një kamioni i cili udhëtonte përmes Italisë së veriut.

Pacientja, te e cila ishte konfirmuar virusi korona ndjehet mirë dhe nuk ka komplikime serioze. Gjatë natës epidemiologët i kishin vizituar të gjithë nëntë udhëtarët të cilët ishin furgon ma pacienten me virus korona, në pesë lokacione, dy në Shkup dhe tri në Strumicë.

“Të gjithë udhëtarët të cilët kanë udhëtuar nga Italia me pacienten që mbrëmë janë kontaktuar dhe gjenden në izolim në kushte shtëpiake në bashkëpunim me MPB-në. Pjesa më e madhe e udhëtarëve nuk kishin kontakt me masë më të madhe të njerëzve, por me familjen. Në mbledhjen e sotme të komitetit do t’i shqyrtojmë mundësitë për vazhdimin e izolimit shtëpiak ose transportimin e këtyre personave në repartet infektuese, të caktuara për izolim”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Personat me të cilët ishin në kontakt tashmë janë kontaktuar. Edhe ata gjenden në izolim shtëpiak, ndërsa epidemiologët e Qendrave për Shëndet Publik prej në mëngjes tashmë janë në terren dhe i anketojnë, sipas procedurës së konfirmuar.

Në ndërkohë, Qeveria i njoftoi të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërore dhe lokale dhe nëpër ndërmarrje, të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lart, si dhe të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët në dy javët e fundit kanë udhëtuar ose jetojnë me dikë që ka udhëtuar në vendet/rajonet në vijim: rajonet Lombardia, Veneto, Emilia Romanja, Piemont në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës, Hong-Kongu, Irani, Japonia, Makau, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori, Tajvani, nuk duhet të shkojnë në punë, shkollë apo universitet dhe duhet ta informojë institucionin, ndërmarrjen dhe institucionin arsimor.

Në këtë mënyrë do të grumbullohen informacionet relevante për situatën me koronavirusin që të munden institucionet me kohë dhe në mënyrë efikase të reagojnë.Personave u kërkohet të telefonojnë menjëherë telefonat e kontaktit në qendrat e shëndetit publik. Në Manastir – 071 / 261-330, Veles – 071 / 219-278, Gjevgjeli – 078 / 545-444, Kocani – 071 / 373-913, Kumanovë – 070 / 215-851, Ohër – 070 / 723-029, Prilep – 076 / 475-747, Shkup – 071 / 289-614, Strumicë – 072 / 235-543, Tetovë – 075 / 240-464, Gostivar – 076 / 365-161, Shtip – 078 / 365-613, dhe në telefonin e Institutit për shëndet publik – 078/387-194, si dhe në telefonin “Alo doktor” – 02 /15-123.

“Të gjitha shërbimet kompetente me kohë dhe përgjegjësi ta zbatojnë protokollin. Apelojmë deri te qytetarët që të mos krijohet panik dhe të informohen për gjendjen vetëm nga burime dhe informacione zyrtare. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të informojë rregullisht për situatën”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Aktuale