Connect with us

Maqedonia e Veriut

Priten rezultatet nga testi për praninë e koronavirusit edhe te një person

Published

on

Në këtë moment priten testet për prezencën eventuale të koronavirusit edhe të një personi i cili ka ardhur nga Roma dhe është paraqitur në Klinikën për Sëmundje Infektive me shenja të gripit. Rezultatet do të jenë të gatshme për një orë e gjysmë pas të cilës opinioni do të informohet, tha në konferencën sot pasdite ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Paraprakisht negative për praninë e koronavirusit ishin testet e dy pacientëve të testuar, një shofer kamioni i cili ka ardhur nga veriu i Italisë dhe një paciente e cila ka udhëtuar nga Roma.

Për momentin, tashmë është e hospitalizuar një paciente në Klinikën Infektive në Shkup, e cila me furgon ka udhëtuar nga Milano dhe është rasti i vetëm i regjistruar me virusin COVID 19.

“Pacientja, te e cila ishte konfirmuar virusi korona ndjehet mirë dhe nuk ka komplikime serioze”, tha Filipçe.

Personat me të cilët ishin në kontakt tashmë janë kontaktuar. Edhe ata gjenden në izolim shtëpiak, ndërsa epidemiologët e Qendrave për Shëndet Publik prej në mëngjes tashmë janë në terren dhe i anketojnë, sipas procedurës së konfirmuar.

“Të gjithë udhëtarët të cilët kanë udhëtuar nga Italia me pacienten që mbrëmë janë kontaktuar dhe gjenden në izolim në kushte shtëpiake në bashkëpunim me MPB-në. Pjesa më e madhe e udhëtarëve nuk kishin kontakt me masë më të madhe të njerëzve, por me familjen. Në mbledhjen e sotme të komitetit do t’i shqyrtojmë mundësitë për vazhdimin e izolimit shtëpiak ose transportimin e këtyre personave në repartet infektuese, të caktuara për izolim”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në ndërkohë, Qeveria i njoftoi të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërore dhe lokale dhe nëpër ndërmarrje, të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lart, si dhe të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët në dy javët e fundit kanë udhëtuar ose jetojnë me dikë që ka udhëtuar në vendet/rajonet në vijim: rajonet Lombardia, Veneto, Emilia Romanja, Piemont në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës, Hong-Kongu, Irani, Japonia, Makau, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori, Tajvani, nuk duhet të shkojnë në punë, shkollë apo universitet dhe duhet ta informojë institucionin, ndërmarrjen dhe institucionin arsimor.

Në këtë mënyrë do të grumbullohen informacionet relevante për situatën me koronavirusin që të munden institucionet me kohë dhe në mënyrë efikase të reagojnë.Personave u kërkohet të telefonojnë menjëherë telefonat e kontaktit në qendrat e shëndetit publik.

Në Manastir – 071 / 261-330,
Veles – 071 / 219-278,
Gjevgjeli – 078 / 545-444,
Kocani – 071 / 373-913,
Kumanovë – 070 / 215-851,
Ohër – 070 / 723-029,
Prilep – 076 / 475-747,
Shkup – 071 / 289-614,
Strumicë – 072 / 235-543,
Tetovë – 075 / 240-464,
Gostivar – 076 / 365-161,
Shtip – 078 / 365-613, dhe
në telefonin e Institutit për shëndet publik – 078/387-194,
“Alo doktor” – 02 /15-123.
“Të gjitha shërbimet kompetente me kohë dhe përgjegjësi ta zbatojnë protokollin. Apelojmë deri te qytetarët që të mos krijohet panik dhe të informohen për gjendjen vetëm nga burime dhe informacione zyrtare. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të informojë rregullisht për situatën”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

Regjistrohen 410 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 11 pacientë

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.674 testime janë regjistruar 410 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 185 janë në Shkup, Manastir 31, Prilep 22, Ohër dhe Strumicë 15, Veles, Kavadar dhe Shtip 14, Kumanovë 13, Tetovë dhe Koçani 10, Dellçevë 8, Kriva Pallankë dhe Probishtip 6, Radovish, Vallandovë dhe Demir Hisar 5, Berovë, Kratovë dhe Krushevë 4, Negotinë 3, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Resnjë Vinicë, Makedonski Brod dhe Makeondksa Kamenica 2 dhe nga 1 rast në Gostivar, Strugë, Dojran, Bogdanci dhe Pehçevë.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 290 pacientë të shëruar dhe 11 persona të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 6 janë nga Shkupi dhe nga një në Pirlep, Ohër, Veles, Tetovë dhe Gostivar.

Që nga fillimi i pandemisë ka pasur gjithsej 215.995 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 200.293 janë shëruar dhe 7.592 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në 8.110.

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Të hetohet borxhi i lartë i Komunës së Tetovës

Published

on

Lista qytetare “Më mirë për Tetovën” kërkon që Revizioni dhe Prokuroria të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?”, thuhet në kumtesën e “Më mirë për Tetovën”.

Nga atje thonë se qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.

“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.

Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Aktuale