Connect with us

Lajmet kryesore

“Përplasja” që solli koalicionin, Kasami e kishte quajtur Zaevin “mashtrues ordiner”

Published

on

Jo më larg se 7 muaj më parë, kryetari i “Besës” Bilall Kasami dhe ai I VMRO-DPMNE Hristijan Micskoski si dy opozitarë u takuan për kafe në qendër të Shkupit. Kjo bëri të mendohej që se të dy po bënin plane për një koalicion të mundshëm, derisa sa “Besa” vazhdimisht I qëndronte mbi kokë Zaevit me kritika për shumë çështje politike.

“Jo BDI por as LSDM nuk i përfaqëson shqiptarët. Ata i duan votat e shqiptarëve por kur vjen momenti ata manipulojnë me të drejtat e tyre”, pati deklaruar Kasami më 11 dhjetor të vitit 2019.

Për një vit ish-kryeministri Zoran Zaev nuk e përmbushi marrëveshjen e arritur me Besën që në letërnjoftime të qëndrojë përkatësia etnike, për të cilin “Besa” në këmbim I dha dy votat saj për ndryshimet kushtetuese.

“Sigurisht që Zoran Zaev me këtë situatë tregon se ai është një mashtrues ordiner, atë që e premton nuk i qëndron, jo vetëm fjalës por edhe asaj të cilën ai e pranon dhe nënshkruan”, theksoi Kasami më 11 dhjetor të vitit 2019.

Pas këtyre, kur përshtypja ishte e madhe për ndonjë bashkëpunim opozitar BESA-DPMNE, tani Kasami e ktheu timonin majtas, nga LSDM-ja.

Kasami thotë se ka kritikuar si opozitar e korrigjues I qeverisë, ndërsa besimin e ka fituar për shkak se Qeveria përmbushi marrëveshjen e para një viti.

“Qytetarët e dinë se Lëvizja Besa si parti opozitare kishte një marrëveshje me qeverinë të cilën qeveria e përmbushi pikë për pike dhe këtu e bazojmë edhe besimin se pas kësaj marrëveshjeje, të cilën do ta harmonizojmë edhe programin zgjedhor por edhe strukturimin e listave dhe kuadrove, do të jetë baza mbi të cilën do të ndërtojmë besimin e ndërsjellë të dy subjekteve politike në qeverinë e ardhshme”, potencoi Kasami.

Mickoski nga ana tjetër, thotë me shumë gjasa nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti shqiptare, ndërsa kolegut me të cilin pinte kafe, i uroi fat.

Gazetarja: Komenti juaj për koalicionin LSDM-Besa?

Hristijan Mickoski: U qoftë me fat…

S’ka munguar reagimi i BDI-së për koalicionin LSDM-Besa. Zëdhënësi integrist tha se janë të dëshpëruar që s’u arrit bashkimi në një koalicion i, siç i quajti, partive të vogla shqiptare, e kjo për sipas tij erdhi për shkak të interesave personale e grupore që po defaktorizojne interesin shqiptaret ne vend.

“Ky ‘sojuz’ i njohur ndërmjet tyre, ose kjo shkrirje e Besës në LSDM është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare por para së gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmin e badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare”, theksoi Osmani.

Kasami me kundërpërgjigje për fjalët e Osmanit se Besa po shkrihet në LSDM.

“Lëvizja Besa ka dalë si revolt e dështimit të BDI-së dhe Lëvizja Besa do të vazhdojë shumë gjatë edhe pas shkuarjes në histori të BDI-së”, potencoi Kasami.

Sipas Osmanit, koalicioni LSDM-Besa është shpëtim për zhdukjen e kësaj të fundit, e i pyetur se a do të bëjë BDI-ja koalicion me LSDM-në pas zgjedhjeve, tha se kjo varët nga vota e qytetarëve. E nga ana tjetër, krerët e partive që sot lidhën “besën”, Zaev e Kasami, paralajmëruan se s’do të pranojnë në koalicion parti që nuk do të përmbushë parimet e tyre. Sa I përket ndarjes së listave nëpër njësi zgjedhore të dy thanë se ende nuk i kanë definuar, ndërsa nga ajo që tashmë flitet, Kasami do të jetë bartës liste në njësinë 6./Tv21

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani rehaton baxhanakun në MPJ, paga 500 euro

Published

on

By

Amir Loki baxhanaku i Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në nëntor të vitit 2020 është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku Ministër është Osmani.

Rroga e tij mujore është 30,000 denarë në muaj (500 euro).

Nuk dihet nëse baxhanaku i Bujar Osmanit është transferuar nga ndonjë institucion tjetër apo është punësuar për her të parë në MPJ./infomagazin.net

Burimi

Continue Reading

Lajme

A do të ketë rritje të çmimit të rrymës?

Published

on

By

Oferta që EMV-ja duhet t’ia japë furnizuesit universal do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi, duke mos dashur që të kalkuloj me numra, por ka nënvizuar se këtë do ta thotë Komisioni Rregullator për Energji.

“Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, ne i kemi dhënë EMV-së gati pesë miliardë për të siguruar burime shtesë për prodhimin e energjisë elektrike ose furnizimin me energji elektrike për tregun e rregullt. Siç është paralajmëruar, do të ketë ofertë nga EMV për furnizuesin universal të energjisë elektrike, e cila sipas atyre vlerësimeve, me siguri do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike”. Deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Sa i përket rritjes së çmimeve në tregun botëror dhe atë vendas, Besimi tha se një gjë e tillë nuk pritet të vazhdojë nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm.

“Ne e ndjekim analizën në mbarë botën ku inflacioni pritet të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit, dhe projeksionet tona janë që për vitin e ardhshëm inflacioni të jetë 2.4 për qind dhe nga viti 2023 të stabilizohet në dy për qind. Vitin 2020 do ta mbyllim me inflacion prej tre për qind”, deklaroi Besimi.

Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sipas Besimit, duhet të shihet si masë e përkohshme, ndërsa sa i përket propozimit për ngrirjen e marzhit, tha se varësisht nga nevojat që do të dalin do të hartohen edhe masat.

Continue Reading

Lajme

Sela: Pse BDI nuk u distancua nga ngjarjet e 27 prillit?

Published

on

By

Sela: Pse BDI nuk u distancua nga ngjarjet e 27 prillit?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pyetjes së distancimit të VMRO-DPMNE-së nga ndodhitë e 27 prillit ju kundërpërgjigj me një kundër pyetje: A u distancua nga këto ngjarje BDI-ja?

“U deshtë që të ndodhë një bashkëpunim i tillë që ata ta përmendin 27 prillin. Gjatë zgjedhjeve lokale ato duke u marrë personalisht me mua edhe njëherë e dëshmuan implikim direkt të tyre në ngjarjet e 27 prillit, duke e ditur se ministër të punëve të brendshëm ishte kuadër i tyre”, tha Sela.

Ai shtoi se debati që u zhvilluar për bashkëpunimin ose jo me opozitën maqedonase, duke ditur se ka qenë implikimi i tij, fjalën e fundit edhe si kryetar edhe si njeri i prekur direkt e kishte ai.

“Por çdoherë e kam thënë me qindra herë. Personalja ime nuk do të bëhet pengesë për demokracinë e vendit. Personalja ime nuk do të bëhet pengesë për mbylljen e perspektivës dhe nevojës për ndryshim që ka kjo shoqëri e sidomos ajo shqiptare, dhe për sa kohë është personale dhe unë shkel vetëm mbi veten dhe jo mbi tjetër, mbi ndonjë tjetër, kushdo coftë ai, qoftë edhe individ, po, unë do ta kapërdi këtë në emër t kthimit të shpresës dhe ndryshimit në shoqëri”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale