Connect with us

Maqedonia e Veriut

Operatorët nga e hëna në mesnatë nuk do të ritransmetojnë TV kanale, ka hapësirë për zgjidhje

Published

on

Shoqata e teknologjive informatike-komunikuese, e cila i bashkon të gjithë operatorët, sot solli konkluzion ta ndërpres ritransmetimin në të gjitha TV kanalet vendore dhe të huaja më 2 mars, në mesnatë. Përjashtim do të jenë kanalet e servisit publik : RTVM1, RTVM2 dhe kanali i Kuvendit.

“Si kompani me përgjegjësi shoqërore dhe duke pasur parasysh seriozitetin e kësaj çështje, operatorët pas takimeve me kryesin e shtetit u dakorduan ta shtyjnë datën e ndërprerjes për më 2 mars 2020 në mesnatë, për të lënë hapësirë të gjendet zgjidhje ligjore në interes të qytetarëve”, kumtuan sot pasdite nga Shoqata.

Njoftojnë se përfundimi për të ndërprerë ritransmetimin e kanaleve televizive do të jetë në fuqi derisa institucionet kompetente të gjejnë zgjidhje të pranueshme me të cilën nuk do të kenë fuqi juridike siç thonë ata, dispozitat ligjore të kontestuara që pamundësojnë funksionimin normal të të gjithë industrisë. Si rezultat i moszbatimit të Ligjit, ndërsa me qëllim që të mos dëmtohen shfrytëzuesit e TV shërbimeve, operatorët nuk do të paguajnë për TV shërbime për periudhën derisa të zgjasë ndërprerja.

Sipas kumtesës, operatorët janë të interesuar dhe përgatitur, si deri tani, të investojnë tërë kapacitetin dhe njohurit e tyre, në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në afat më të shpejtë, me të cilën do të shmangeshin dëmet e mëtutjeshme për tërë opinionin.

Konkluzioni i këtillë i anëtareve të Shoqatës së TIK, qëndron në kumtesë, është pasojë e ndryshimeve të fundit të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (SHMAA), që Kuvendi e miratoi më datën 16 të këtij muaji, në ditën e shpërndarjes, në procedurë të shkurtuar dhe jotransparente dhe pa debat paraprak publik.

Më datën 21 të këtij muaji disa operatorë parashtruan Nismë të përbashkët në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin sipas tyre dispozitave jo kushtetuese dhe kërkuan të sillet masë e përkohshme me të cilën menjëherë do të shtyhet zbatimi i ndryshimeve të miratuara ligjore, për shkak jo kushtetutshmërisë së tyre.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dekaroi se akoma është optimist se do të gjejnë zgjidhje.

“Në mënyrë intensive komunikojmë në temën me radiodifuzerët dhe operatorët tani dhe pas dhjetorit 2018 dhe kemi pasur takime të shumta që të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Ligji u soll me konsensus të plotë në Kuvend dhe e mbështetën të gjitha partitë politike dhe me marrëveshje midis radiodifuzerëve dhe operatorëve. Problem i të gjithëve është ajo që në këto mbi një vit askush nuk ka bërë asgjë që të përmirësohet gjendja. Tani po përpiqemi të gjejmë zgjidhje e cila do të thotë rregullim i gjendjes, por pa pasur dëm në kurriz të qytetarëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve. Jam i bindur se një zgjidhje e tillë ekziston dhe se do ta implementojmë”, tha Mançevski.

Nëse të gjithë i respektojnë ligjet, theksoi, nuk do të ketë problem, ndërsa ajo që nuk do të respektohen ligjet edhe Qeverinë edhe shtetin i çojnë drejt zgjidhjeve në të cilat duhet në mënyrë shtesë të rregullohet diçka që është e qartë – nuk duhet të transmetohet ose ritransmetohet diçka për të cilën nuk ka të drejta autoriale.

Paralajmërimi për ndërprerjen e të gjitha ritransmetive në të gjitha TV kanalet, me përjashtim të atyre të servisit publik, pesë televizionet nacionale pranë Asociacionit Mediatik të Maqedonisë dje vlerësuan se si absurd, paushall dhe kundërligjshëm.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Aktuale