Connect with us

Lajmet kryesore

BDI: Për shkak të coronavirusit, do t’i kufizojmë aktivitetet partiake

Published

on

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp tha se ata do t’i kufizojnë aktivitetet dhe takimet me qytetarët, për shkak të situatës në vend të krijuar pas përhapjes së coronavirusit.

Osmani ju bëri thirrje edhe partive tjera që t’i reduktojnë aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës parazgjedhore.

“BDI ka vendosur që ta adapton fushatën e vetë zgjedhore me zhvillimet e fundit në aspektin e shëndetit publik të njerëzve pas konfirmimit te rastit të parë të pacientit të infektuar me virusin korona në vend që dhe rekomandimet e organizatës botërore shëndetësore por edhe institucioneve vendore për të pasur kujdes me aktivitetet të cilat mund të zgjerojnë ose të risin përhapjen e këtij infeksioni ose kësaj sëmundje të qytetarëve me qëllim të mbrojtjes së interesit ose shëndetit të njerëzve, prandaj BDI në këtë periudhë përderisa janë në fuqi këto rekomandime të OBSH dhe institucioneve do të kufizoj aktivitetet e para fushatës zgjedhore në aspekt të takimeve që kishim paralajmëruar dhe paracaktuar me njerëz me aktivist me qytetarë nëpër vende të ndryshme me qëllim të kufizimit mundësisë për zgjerimin e sëmundjes”.

“Natyrisht se Sekretariatet po i ndjekim me vëmendje të gjitha këto rekomandime dhe rekomandimet e institucioneve dhe i informojnë aktivistët por edhe shtabet tona në vend që ti adaptohen këtyre rrethanave të reja duke u nisur nga parimi se paniku është e pa nevojshme dhe e dëmshme dhe se nuk ka një arsye të tillë për shkak se janë të ndërmarra të gjitha masat për parandalimin dhe për mitigimin e pasojave të sëmundjes por kujtoj se është e nevojshme që partitë politike të reflektojnë tani me aktivitetet e tyre mos të shtojnë rrezikun nga përhapja e kësaj sëmundje dhe duam që nga këtu të ftojmë partitë politike tjera që të adaptojnë fushatat e tyre dhe mos ti ekspozojmë qytetarët në rrezik të pa nevojshëm”, tha Osmani.

Continue Reading

Lajme

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Published

on

By

Shkolla në Jabollçishtë të Çashkës mund të mbetet pa mësimdhënës

Melihate Rustemi/Alsat

Shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit rrezikon të mbetet pa kuadër mësimor. Janë të shumta lëndët ku ka mungesë të mësimdhënësve, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor. Drejtori Jusuf Ahmeti apelon mësimdhënësit e papunë të paraqiten në këtë shkollë, që sipas tij, plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor.

“Nëse bëjmë një kronologji, shkolla jonë vazhdimisht ka pas nevojë për mësimdhënës prej komunave tjera dhe na kanë ndihmuar. Mirëpo, tash kemi nevojë më tepër dhe fokusin e kemi te shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe për ciklin e ulët, grupi klasor”, deklaroi Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Gjithashtu, drejtori Ahmeti bëri me dije se për mësimdhënësit është i siguruar qëndrimi në fshat gjatë ditëve të punës si dhe pagesa e transportit.

“Në kuadër të shkollës kemi edhe 6 mësimdhënës të cilët vijnë nga komunat tjera, gjegjësisht nga Shkupi dhe Kumanova. Organizimin, udhëtimin prej Velesit deri në fshat dhe banimin brenda javës, prej ditës së hënë e deri të premten ne e organizojmë, domethënë banojnë në ato banesat. Kështu që, me ngrohje, me udhëtim e siguri ua kemi mundësuar si shkollë fillore, ti kenë kushtet minimum të mira”, tha Jusuf Ahmeti, drejtor I sh.f “ Liria” Jabollçishtë.

Në shkollën fillore “Liria” të këtij fshati mësojnë mbi 800 nxënës. Siç tha drejtori Ahmeti, konkursi me afat të caktuar për mësimdhënësit e interesuar do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor, me mundësi për zgjatje të afatit konkurrues./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Published

on

By

Rivali i Macronit për president e nis fushatën me video kundër myslimanëve duke u falur

Komentuesi i së djathtës ekstreme, Eric Zemmour, të martën e publikoi kandidaturën e tij për president të Francës. Në videon e njoftimit ai paraqiti burra myslimanë duke u falur dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që t’ua marrin Francën “pakicave që e shtypin shumicën”.

Ish-gazetari i dënuar për nxitje të urrejtjes është bërë njëri nga kandidatët kryesorë për ta sfiduar politikanen Marine Le Pen, kryetare e partisë së të djathtës ekstreme, “Rassemblent National”, për ta siguruar garën në rundin e dytë kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i lumtur me rolin e gazetarit, por nuk besoj më që një politikan do ta ketë guximin për ta shpëtuar vendin nga fati tragjik që e pret, prandaj kam vendosur që të garoj në zgjedhjet presidenciale”, tha Zemmour në një video të publikuar në rrjete sociale.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Zemmour publikoi një video ku, mes tjerash, shihen disa myslimanë duke u falur në rrugë.

“Ndiheni sikur nuk jeni më në shtetin që dikur e njihnit. Jeni të huaj në vendin tuaj”, u drejtohet Zemmour përkrahësve në video.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Aktuale