Connect with us

Argëtim

Shtatë arsye pse Zvicra është shteti më i mirë në botë

Published

on

Zvicra u cilësua si shteti më i mirë në botë për të tretin vit radhazi, kryesisht për shkak të qëndrueshmërisë së saj ekonomike dhe politike.

Por përveç tyre, ky shtet ka edhe një sërë faktorësh të tjerë të cilët e bëjnë atë që edhe këtë vit të cilësohej si shteti më i mirë në botë.

Pra ndodhi sërish: Zvicra edhe këtë viti u cilësua si “shteti më i mirë” në botë në raportin vjetor të Shteteve më të Mira, një projket i përbashkët i shërbimit digjital të lajmeve US News & World Report, kompanisë së marketingut Y&R dhe Shkollës Wharton. Përveç shtatë arsyeve se përse ky shtet u rendit si më i miri në botë edhe për këtë vit, ishin edhe ato të shprehura nga një numër i lartë njerëzish të tilla si sistemi efikas tatimor, sistemi shumë i mirë arsimor, sistemi shumë i mirë shëndetësor, etj, përcjell albinfo.

1) Pjata më e mirë tradicionale

Ndërsa debati rreth pjatës tradicionale të njohur me emrin “foundes” është në lidhje me llojin e djathit që duhet përdorur, apo nëse tek kjo pjatë duhet shtuar edhe pak verë e bardhë apo raki qershie, asnjë nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me shijen fantastike që ka kjo pjatë, aq më shumë për mënyrën shumë të thjeshtë në të cilën përgatitet.

2) Heroi më i mirë kombëtar

A ka ekzistuar vërtet William Tell? A ekzistonte vërtet një hero zviceran me këtë emër, i cili nisi rebelimin popullor në shekullin e 14 duke vrarë Gesslerin? Apo ai është vetëm një mit i krijuar nga zviceranët? Por verifikime dhe analizime të tilla ne do t’ia lemë ekspertëve, sepse statusi i tij si heroi më i mirë kombëtar mbështetet kryesisht në një fakt tjetër, në shënjestrën e tij tepër të saktë, ai i gjuajti me shigjetë një mollë që ndodhej në kokën e djalit të tij.

3) Ushtria më e mirë

Shërbimet e armatosura kryesisht të Zvicrës janë të lidhura me vetë-mbrojtjen, dhe një gjë e tillë nuk është aspak e habitshme duke pasur parasysh fqinjët e fuqishëm të vendit. Duke qenë se Zvicra është një shtet neutral, ushtria e saj nuk përfshihet drejtpërsëdrejti në konfliktet ndërkombëtare, madje së fundmi ajo merr pjesë në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse.

4) Instilacionet më të mira ushtarake

Zvicra ka atë që edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një prej kështjellave ushtarake më të bukura në botë. Villa Rose është një prej instilacioneve që daton që në vitin 1940. Instilacione të tilla ishin të vendosura përgjatë vijës Toblerone, nga malet Jura deri në Liqenin e Gjenevës, të projektuara kryesisht për të ndaluar trupat naziste.

5) Vendndodhjet më të mira për filmat me spiunazh

Edhe pse autoritetet zvicerane kanë bërë hapa gjigantë në drejtim të pastrimit të sistemit të tyre bankar gjatë viteve të fundit, zviceranët shpeshherë mërziten që ende konsiderohen si një prej shteteve me sistemin më të mirë të spiunazhit. Jo më kot edhe disa prej filmave më të famshëm të kësaj kategorie i kanë zhvilluar disa prej sekuencave të tyre në këtë shtet.

6) Sistemin më të mirë politik

Zvicra është një prej shteteve më sistemin më të mirë politik në botë. Ajo ka një qeveri të përbërë nga shtatë ministra nga katër partitë më të mëdha të vendit. Të pasurit e përfaqësuesve të partive të ndryshme në qeveri do të thotë që politikanët e partive të ndryshme politike janë të detyruar që të negociojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin për të arritur zgjidhjet e duhura.

7) Malet më të mira

Gjithashtu Zvicra ka malet më të mira në Evropë dhe ndoshta në botë. Me bukuri të rralla, me peizazhe të mrekullueshme dhe shumë të vizituara nga turistët.

Continue Reading

Argëtim

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Published

on

By

Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar falë rritjes së shpejtë të inflacionit që ka rritur koston e një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën në vazhdën e pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit duke hequr titullin e padëshiruar nga fituesit e përbashkët të Parisit, Hong Kongut dhe Cyrihut, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU).

Kryeqyteti francez renditet i dyti së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong Kongu përbënin pjesën tjetër të pesëshes së parë.

New York-u ishte në vendin e gjashtë, Gjeneva në vend të shtatë, derisa Kopenhaga, Los Angeles dhe Osaka përmbyllin listën e Top 10.

Londra u ngrit në tre vende në pozitën e 17-të të renditjes vjetore.

Continue Reading

Argëtim

Ndërpritet ndeshja në Angli, arbitri kishte parkuar gabim jashtë stadiumit (Foto)

Published

on

Kur thuhet se në futbollin anglez mund të ndodhë çdo gjë, me shumë mundësi nuk do ta kishit imagjinuar ajo që ka ndodhur në FA Trophy (një kupë gjysmë amatore) në finalen mes Curzon Ashton dhe Chester Fc. Ndeshja në fakt u ndërpre në minutën e 15-të të pjesës së parë, për shkak të një gabimi të gjyqtarit Simon Lucas.

Nuk është se bëhet fjalë për rishikimin e një rasti për penallti të mundshme. Arbitrit ju desh të ndërpriste ndeshjen për disa minuta për të .. lëvizur makinën e tij.

Trafiku rreth stadiumit u bllokua për shkak të një parkimi aspak të mirë nga arbitrit. Një ndalesë e shkurt dhe gjithçka u rregulla dhe ndeshja vijoi rregullisht. Rasti u bë publik nga klubi i Curzon Ashton në rrjetet sociale, ndërkohë që ishin pikërisht at që do të merrnin një fitore në shifrat 2-1 ndaj Chester FC.

Continue Reading

Argëtim

Historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Published

on

By

Historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Historia e dashurisë mes Elinës dhe Yllzonit u trajtua këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në Abc. Elina nga Rusia dhe Yllzoni shqiptar nga Kosova u njohën në Gjermani, u dashuruan por u desh të kalonin disa peripeci për të qenë bashkë.

Elina rrëfeu gjatë intervistës se ishin njohur në moshën 18-vjeçare dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. Por prindërit e saj kishin qenë kundër kësaj lidhjeje për shkak të kulturave të ndryshme.

“Isha vetëm 18 vjeç, isha ulur në klasë dhe më pas erdhi Yllzoni, hyri kishte një xhaketë të kolegjit dhe ishte vërtet dashuri me shikim të parë. I thashë miqve të mi, unë e dua atë djalë. Filluam të dalim, isha shumë skeptike në fillim.”, tregoi Elina.

Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe kanë lidhur kurorë. Nga ana tjetër, Yllzoni tregoi se prindërit e tij e kishin mirëpritur që në fillim dashurinë e tij me vajzën nga Rusia.

“Ne u takuam në vitin 2011. Në fillim i thashë nënës time. Babai ishte kundër kësaj lidhjeje sepse jemi nga kultura dhe besime të ndryshme”, deklaroi ajo.

“Ishte një jo e prerë midis shqiptarëve dhe rusëve. Por dolëm së bashku, i kërkova babait që ta takojë se është një djalë shumë i mirë. E takoi dhe në fillim tha se unë të ndaloj që të martohesh me të. Ndërkohë 10 vite më vonë, e shikon si djalin e vet.”, tha Elina. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale