Connect with us

Lajme

Ruskoska me përgjigje deri te Mickoski: Është e pahijshme të përdoren emra personal në fushatën parazgjedhore

Published

on

Si shumë të pahijshme e vlerësoi shfrytëzimin e emrave personal, prokurorja Vilma Ruskoska, lidhur me thirrjen e djeshme nga ana e liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, i cili në “Protestën qytetare kundër padrejtësisë”, theksoi se ajo punon për liderin e LSDM-së dhe ish-kryeministrin Zoran Zaev.

“Mendoj se është shumë e pahijshme që emra personal të përdoren në fushatë parazgjedhore. Nëse kushdo qoftë ka vërejtje ndaj veprimit tim, atë duhet ta paraqes. Nëse nuk ka besim në prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë deri te Këshilli i prokurorëve publik”, tha Ruskoska lidhur me fjalimin e djeshëm të Mickovskit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dje në protestë tha se as sot, as nesër kur qytetarët do t’u japin mandat, nuk do t’u bie ndërmend të përzihem në pushtetin gjyqësor, as të pengojë drejtësi për këdo qoftë”, potencoi Mickovski.

“Kërkojmë ngritje të hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e Zoran Zaevit, i cili përzihet në procedura të prokurorëve dhe gjyqësorit dhe vendimet e Gjykatës Supreme. Hetim prej një grupi prokurorësh që nuk do t’i zgjedh Ruskoska, më saktë Zoran Zaevi, por prokurorët në të cilët do të ketë besim opinioni ekspert si garanci për paanshmëri dhe pavarësi”, tha Mickoski.

Prokurorja sot pas përfundimit të seancës për proces gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarëve lidhur me incizimet, të cilat deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski i dorëzoi deri te ajo, ndërsa për të cilat ajo pohon se janë indikacione për keqpërdorim të detyrës zyrtare të Zaevit.

“Do të thotë, incizimin që e soli Milloshoski dhe këtë dje që e solli janë dhënë për ekspertizë. Kështu që, e presim rezultatin e ekspertizës. Gjithashtu, Milloshoskin e kam lutur nëse mundet, normalisht, të sigurojë dosa dëshmitarë, të cilët do ta mbështesnin atë që është në incizim”, tha Ruskoska.

Theksoi se  ai nga kjo ka kërkuar të sigurojë incizime nga Kabineti në Qeveri nga gjithë muaji maj vitin e kaluar, që tha se është joserioze, “për shkak se kushedi sa njerëz kanë qenë në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm për tërë muajin”.

“Nëse do të caktonte ndonjë datë sigurisht se do të kërkohet incizim”, shtoi prokurorja.

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Aktuale