Connect with us

Bota

Nuk lejohet shtetësia për muslimanët / 20 të vdekur nga përleshjet në Nju Delhi

Published

on

Në përleshjet në Nju-Delhi të paktën 20 të vdekur, rreth 190 të lënduar

Të paktën njëzet persona humbën jetën, ndërsa rreth 190 janë lënduar në përleshjet e grupeve kundërshtare të protestuesve në Nju-Delhi, gjatë protestave kundër ligjit të shtetësisë.

Siç informojnë agjencitë shtetërore, gjatë protestave dyditore humbën jetën të paktën 20 persona, në mesin e të cilëve një polic, ndërsa 189 janë hospitalizuar në kryeqytetin në Indi, prej të cilëve 15 janë në gjendje kritike.

Dhuna ndodhi në pjesën verilindore të kryeqytetit, vetëm disa kilometra nga vendi në të cilin presidenti amerikan Donald Tramp dhe kryeministri indian Narenda Modi kishin takim.

Në rrugë dolën më shumë se një mijë persona, policia përdori gaz lotsjellës, por kishte problem që t’i shpërndajë personat e grumbulluar të cilët gjuanin gurë.

Protestat në Indi filluan pasi Parlamenti në dhjetor e miratoi ligjin e ri për shtetësi, i cili mundëson marrje të shpejtë të shtetësisë për disa pakica fetare të lindura jashtë vendit, por jo edhe myslimanë.

Continue Reading

Bota

Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë (Video)

Published

on

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Continue Reading

Bota

Ndjekje si në filma: Polici në motor gjuan me revole në drejtim të automjetit që po ikte

Published

on

By

A keni parë ndonjëherë një rast të tillë në jetën reale?

Të gjithë i duam filmat aksion, me ndjekje me makina, të shtëna armësh dhe polic të pamboshtur, por këto gjëra nuk janë vetëm në filma… Jeta reale fatkeqësisht është plot me raste të tilla ku shpesh humben jetë, shkruan lajmi.net.

Një prej këtyre rasteve është bërë viral tani, ku shihet një ploc duke ndjekur një kriminel i cili po arratiset me makinë, ndërsa polici është në motoçikletën e tij zyrtare.

Polici përdorë armën e tij zyrtare 2 herë, deri sa arrinë ta ndaloj makinën, dhe aty intervenojnë edhe policët e tjerë në kapjen e kriminelit.

Me të vërtetë mbresëlënësë!

Continue Reading

Bota

Edhe 256 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

Published

on

By

Edhe 256 afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë tash e një kohë janë larguar për në Kanada.Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”, thuhet në njoftim.Nga Ministria thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.“Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Aktuale