Connect with us

Spektakël dhe Yje

“Më droguan dhe përdhunuan për ditë të tëra”, historia e trishtë e këngëtares së njohur

Published

on

Këngëtarja dhe aktorja e njohur ka rrëfyer një histori të trishtë nga jeta e saj.

Duffy ka rrëqethur të gjithë me rrëfimin e saj ku tregon se ishte droguar, dhunuar dhe mbajtur peng nga një sulmues, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja zgjodhi që këtë histori të trishtë ta tregojë përmes një postimi në Instagram, ku thotë se iu desh kohë për t’u rikuperuar.

“E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt. Jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Mundeni vetëm të merrni me mend se sa herë jam menduar të shkruaj për këtë. Dhe, ende s’e di saktësisht se përse momentalisht është koha e duhur dhe çfarë po më shtynë të ndihem e lirë që të flas tani. Nuk mund ta sqaroj. Shumë prej jush hamendeni se çfarë ka ndodhur me mua, ku u zhduka dhe përse. Një gazetar më kontaktoi, gjeti një mënyrë për të më kontaktuar dhe i tregova gjithçka. Ishte i këndshëm dhe u ndjeva për mrekulli që më në fund fola me dikë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Duffy thotë se mbijetoi, por rikuperimi i mori kohë, ndërsa shton se zgjodhi të rrëfehet me anë të postimit, ngase nuk deshi që trishtimin e saj t’ia tregojë botës me anë të zërit.

View this post on Instagram

You can only imagine the amount of times I thought about writing this. The way I would write it, how I would feel thereafter. Well, not entirely sure why now is the right time, and what it is that feels exciting and liberating for me to talk. I cannot explain it. Many of you wonder what happened to me, where did I disappear to and why. A journalist contacted me, he found a way to reach me and I told him everything this past summer. He was kind and it felt so amazing to finally speak. The truth is, and please trust me I am ok and safe now, I was raped and drugged and held captive over some days. Of course I survived. The recovery took time. There’s no light way to say it. But I can tell you in the last decade, the thousands and thousands of days I committed to wanting to feel the sunshine in my heart again, the sun does now shine. You wonder why I did not choose to use my voice to express my pain? I did not want to show the world the sadness in my eyes. I asked myself, how can I sing from the heart if it is broken? And slowly it unbroke. In the following weeks I will be posting a spoken interview. If you have any questions I would like to answer them, in the spoken interview, if I can. I have a sacred love and sincere appreciation for your kindness over the years. You have been friends. I want to thank you for that x Duffy Please respect this is a gentle move for me to make, for myself, and I do not want any intrusion to my family. Please support me to make this a positive experience.

A post shared by @ duffy on

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

E konfirmuar nga Keithi: Adriana kaloi opecionin me sukses

Published

on

By

I dashuri i aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, Keith Groeneveld, ka konfirmuar se operimi i saj ka kaluar me sukses

“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar Keith.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

‘Nëse i duhet ndihmë do të dal në rrugë si ushtar i saj’, Adriana Matoshi i përgjigjet Labit

Published

on

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi njofto dje se do të operohet pasi i është kthyer pas nëntë vitesh tumori në tru. Pas njoftimit të saj, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në Facebook, ku e ka falënderuar për iniciativën. Ajo ka shkruar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.

“E vleresoj shume iniciativen e faleminderit nga thellesia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrejte dhe gjithashtu koleget dhe shoqeria me kane ndihmuar. Uroj qe gjithsecili njeri qe eshte i semure te kete forcen e Zotit per me perballu dhimt e njerezit per rreth qe e kane zemren e madhe per kontribut. Ju dua fort”, i është përgjigjur Matoshi Tahirit.

Labi sot ka shkruar se nëse është nevoja, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

“NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës.

Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!”, ka shkruar Labi.

Përveç Labit, ndihmë ka ofruar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Ai ka shkruar se mund t’i ndihmojë Matoshit duke e dërguar për shërim jashtë vendit.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Atdheu ironizon Borën, pas afrimitetit të Donaldit me Beatrixën

Published

on

Ish-konkurrenti i sezonit të dytë të “Për’puthen”, Atdhe Xheravina shpeshherë është përfolur në media për një lidhje të mundshme me moderatoren e këtij emisioni, Bora Zemanin. Por, që tani dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin as në rrjete sociale.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” është ish i dashuri i Borës, Donald Veshaj, me të cilin moderatorja zhvilloi një takim brenda shtëpisë, ku shfaqen ndjenjat për njëri-tjetrin. Ata i dhanë një mundësi njëri-tjetrit për t’u sqaruar pas përfundimit të këtij reality-show, por siç duket gjërat kanë marr drejtim tjetër.

Në 3-vjetorin lidhjes së tyre, Donaldi u përkujdes që t’i dhuronte qaforen e tij Borës, e që këtë dhuratë ajo e vendosi menjëherë duke u paraqitur në disa dalje në publik me varësen e humoristit.

Por, ditëve të fundit, Donaldi ka nisur flirtimet me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, e që kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Borës, duke publikuar një fotografi pa varëse.

Ndërsa, nuk ka vonuar reagimi i Atdhe Xheravinës, i cili publikoi një fotografi me varëse, teksa ka shkruar: “Ta heq varësen apo ta mbaj”.

Kujtojmë, që Donaldi ka reaguar i revoltuar para disa ditësh duke thënë se është lodhur me etiketimet brenda shtëpisë si partneri i Borës dhe u shpreh se është beqar.

Continue Reading

Aktuale