Connect with us

Lajme

Javën e ardhshme takim koordinativ për situatën me Liqenin e Prespës

Published

on

MMJPH: Në vazhdimësi po mbikëqyret gjendja me Liqenin e Prespës, javën e ardhshme takim koordinativ

Gjendja e Liqenit të Prespës po mbikëqyret vazhdimisht dhe po ndërmerren aktivitete brenda kompetencave, informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila paralajmëron se javën e ardhshme do të organizojë një takim tematik koordinativ në nivel kombëtar, ku do të mblidhen përfaqësues nga komuniteti shkencor, gjegjësisht këshilli shkencor i krijuar për të zbatuar Planin e menaxhimit të pellgut të Liqenit të Prespës.

Nga Ministria njoftojnë se në takimin do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti shkencor, gjegjësisht këshilli shkencor i krijuar për të zbatuar Planin e menaxhimit të pellgut të Liqenit të Prespës, komuna e Resnjës, Drejtoria për punë hidrometeorologjike, MMJPH , organizatat qytetare aktive në rajon dhe të gjithë palët e interesuara për zbatimin e Planit, për të diskutuar për aktivitetet aktuale dhe mundësitë për të përmirësuar zbatimin e masave në bazë të Planit. Qëllimi është që sa më shpejt që të jetë e mundur të bëhet një analizë fillestare e ekspertëve për shkaqet e situatës dhe hapat e ardhshëm për të mbikëqyrë dhe menaxhuar më mirë nivelin e ujit të Liqenit të Prespës.

Nga Ministria theksojnë se duke pasur parasysh karakterin tejkufitar të menaxhimit të Liqenit të Prespës për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike dhe pas ratifikimit të marrëveshjes tripalëshe siç është “Marrëveshja e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit të Parkut të Prespës” nga shteti i fundit nënshkrues-Greqia në vitin 2019, me ç’rast e njëjta hyri në fuqi, Ministria u zotua se do të fillojë procesin e krijimit të një Komiteti për menaxhimin e Parkut të Prespës dhe është në proces të sigurimit të nominimeve nga shtetet anëtare: Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia.

Ndërkohë, duke shfrytëzuar bashkëpunimin tashmë të vendosur ndërkombëtar në nivelin e ekspertëve në kuadër të projektit për të mundësuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe menaxhimin e integruar të burimeve ujore në basenin e zgjeruar të Drinit, Sektori i menaxhimit të ujërave në MMJPH inicioi një takim të jashtëzakonshëm të ekspertëve kombëtarë të grupit të Drinit për të rishikuar situatën dhe të shkëmbejnë njohuri dhe pikëpamje mbi mënyrat për të tejkaluar urgjentisht gjendjen aktuale me  uljen e nivelit të ujit në Liqenin e Prespës.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Bota

Britania heq kufizimet anti-COVID-19

Published

on

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se i është dhënë fund “masave të planit B” që u vendosën në vend më 8 dhjetor në kuadër të luftës kundër llojit Omicron falë “suksesit të madh të programit të vaksinimit”.

Sipas kësaj, përdorimi i detyrueshëm i dokumenteve që tregojnë statusin e COVID-19, e njohur si pasaporta e vaksinimit, ka përfunduar. Por vendet si klubet e natës dhe teatrot do të mund të vazhdojnë me zbatimin vullnetarisht.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për të mbajtur maskë, por u rekomandua vazhdimi i mbajtjes së maskave në turma me njerëz dhe vende të mbyllura.

Nga ana tjetër, izolimi në rast infektimi do të vazhdojë.

“Përderisa mësojmë të jetojmë me COVID, duhet të shohim qartë se ky virus nuk do të largohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke kërkuar të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.

Continue Reading

Aktuale