Connect with us

Spektakël dhe Yje

I fejuari e lë se ishte e shëndoshë, gruaja dobësohet dhe fiton ‘Mis Britania e Madhe’ (FOTO)

Published

on

Tre vite më parë, Xhen Atkin po shijonte planifikimin e dasmës së saj, kur i fejuari vendosi papritur të tërhiqej. Arsyeja pse ai e la gruan e tij të ardhshme ishte fakti që ajo kishte filluar të hante shumë fast food dhe ishte shëndoshur.

Tani, e martuar me dikë tjetër, Xhen ka marrë hak në formën më të bukur, pasi ajo u kurorëzua Mis Britania e Madhe.

26 vjeçarja ndaloi së ngrëni fastfood dhe filloi të binte në peshë. Pas fitores së konkursit Xhen tha: “Unë fillova të konkuroja për qejf. Kurrë nuk e kisha menduar që mund të fitoja. Kjo kurorë është fundi i një udhëtimi shumë të vështirë.”

Misi kujton si ishte jeta e saj para ndarjes: “Unë haja racione shumë të mëdha makaronash apo picash dhe më pas shumë çokollata. Në fundjava porosisnim gjithmonë diçka. Ditën kur i fejuari im më la unë mendova se jeta ime kishte mbaruar. Qava për javë të tëra dhe përdora ushqimin si mbështetje. Por në fakt doli që ishte gjëja më e mirë që më kishte ndodhur ndonjëherë.”

Xhen nisi palestrën dhe nuk ka parë më mbrapa që atëherë. Tani ajo po planifikon të zhvillojë karrierën e saj në muzikë.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

U pyet nëse do të martohej me dikë me rrogë 220 euro, habitë me përgjigjen modelja

Published

on

Besa Citaku është vajza nga Drenica e cila e përfaqësoj Kosovën në Egjipt, vitin 2021, në mesin e 77 shteteve të botës.

Ajo u pyet se nëse do të martohej me dikë që ka pagën prej 220 eurosh.

Por, ajo habiti me përgjigjen e saj të sinqertë.

Në LIBERO, ajo tha se do të ishte e mjaftueshme për të dhe se e rëndësishme për të është lumturia se sa paraja.

“Nuk është që çon peshë rroga shumë, është me rëndësi ti shpirtërisht me u ndje mirë me personin, nëse ti ndihesh e lumtur me të dhe të bën të lumtur, se besoj që kish çu peshë rroga e tij”, tha ajo./ATVLIVE/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Pas largimit të Fifit, banorët falen brenda shtëpisë së Big Brother VIP

Published

on

Banorët falen brenda shtëpisë së Big Brother VIP, pas largimit të Fifit.

Largimi i Fifit ka mërzitur jashtë mase banorët në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ata janë shqetësuar shumë, sa që për orë të tëra nuk kanë pushuar duke qarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E me largimin e këngëtares nga Kosova, banorët kanë zgjedhur të falen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Menjëherë pasi doli nga shtëpia, Fifi takoi shoqërinë e saj më të mirë, ndër ta edhe ish banorët e Big Brother, Arditin dhe Palomën.

Padyshim aty nuk mungoi as njëri nga anëtarët e grupit “Three Dots”, Klajdi Haruni i cili kishte ardhur ta mbështeste pas daljes këngëtaren.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Flori Mumajesi reagon pas situatës që i ndodhi Fifit mbrëmë në Big Brother VIP (Foto)

Published

on

Situata e mbrëmshme me Fifin, ku u alivanos brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Tani ka reaguar edhe Flori Mumajesi nga “Three Dots”, pjesë e së cilit është edhe vetë këngëtarja nga Kosova.

Në një postim të bërë në Instagram, Flori Mumajesi ka publikuar njërën nga këngët e Fifit.

Continue Reading

Aktuale