Connect with us

Lajmet kryesore

Filloi gjykimi për organizatorët e “27 Prillit” – të pandehurit nuk ndjehen fajtorë, Ruskoska do ta dëshmojë fajin e tyre

Published

on

Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vladimir Atanasov, u shprehën se nuk janë fajtor për veprën penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”, për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në vitin 2017 në Kuvend. Ish-funksionarë të pushtetit ekzekutiv nga koha e VMRO-DPMNE-së, të cilët akuzohen për organizimin e të “të enjtes së përgjakur” pas fjalimit hyrës të prokurores Vilma Ruskoska, deklaruan se kjo lëndë është përndjekje politike.

“Prokuroria do të dëshmojë që të pandehurit të cilët janë të ulur në këtë sallë gjyqi kanë përpiluar plan me synim të rrezikojë rendin kushtetues dhe sigurinë e shtetit me akte dhune për të parandaluar pranim- dorëzimin e qetë të pushtetit, si rezultat i së cilës ndodhi 27 prilli i vitit 2017 i njohur si ‘E enjtja e përgjakshme’ “, tha prokurorja Vilma Ruskovska, duke lexuar aktakuzën sot në sallën e gjyqit për procesin gjyqësor për organizatorët e dhunës të 27 prillit.

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot u mbajt seancë për procesin gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend. Procesi gjyqësor është në fillim, ndërsa seanca e kaluar u anulua që të pandehurit të mund të kontrollojnë dëshmitë e lëndës.

Që të fitohet pasqyrë e plotë për këtë ngjarje, shtoi Ruskoska, duhet ta paramendoni mozaik dhe secili nga të akuzuarit që është prezentë paraqet një kub. Theksoi se nëse mungon një kub mozaiku është i jo i plotë dhe pikërisht veprimet e tyre të ndërlidhura dhe të harmonizuara e paraqesin atë mozaik.

“Se a ka dëshmi ose jo do të vendosë gjykata. Nuk është punë as e prokurorisë, as e mbrojtjes, gjegjësisht e të pandehurve. Ajo që Trajko Veljanovski dhe Spiro Ristovski deklaruan se janë viktima të përndjekjes politike ai është mendim i tyre dhe shpresoj se atë mendim do ta mbështesin në diçka”, tha Ruskovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përfundimit të seancës.

“Aspak nuk ndjehem fajtor për këtë akuzë. Bëhet fjalë për përndjekje klasike politike e urdhëruar nga pushteti ekzekutiv për shkak të ndryshimeve kushtetuese”, tha ish kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski, i cili, sipas prokurores Ruskoska, në koordinim me liderin e tij Nikolla Gruevski, e organizoi” Të enjten e përgjakshme”.

Fjalim të shkurtër mbajti edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, i cili në cilësinë e të pandehurit në këtë lëndë tha se gjatë procedurës me prezantimin e provave verbale dhe materiale do të dëshmojë se nuk ka pasur asnjë lidhje me aktakuzën e ngritur kundër tij. Nga ana tjetër, të pandehurit Spiro Ristovski (ish Ministri i Arsimit dhe Shkencës) dhe Vladimir Atanasovski (ish drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim) shkurtimisht deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Mbrojtësit e të pandehurve në këtë rast deklaruan se në seancën e ardhshme ata dhe klientët e tyre do të mbajnë fjalime hyrëse për këtë aktakuzë.

“Mënyra me të cilën vepron kjo prokurori është në traditat më të mira në gjykimet nga viti 1948 ku në bazë të dëshmitarëve të shpikur u dënuan një numër i madh patriotësh dhe njerëz që luftuan për Maqedoninë e pavarur”, deklaroi Jordan Apostolski, avokat i të pandehurit Vladimir Atanasovski.

“Në rastin konkret dhe në fjalën hyrëse të prokurorisë nuk pamë të potencohet ndonjë dëshmi. Nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë porosi dhe organizim të Spiros dhe Miles për këdo. Nuk ka transport të organizuar për atë ditën. As veprimi i Trajko Veljanovskit, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, nuk mund të jetë një veprim i kundërligjshëm, më së paku terrorizëm. Sepse veprimi sipas Rregullores dhe marrja e vendimeve në atë drejtim nuk mund të paraqitet si vepër penale apo “terrorizëm”, deklaroi avokati Elenko Milanov.

Me propozim të prokurores Vilma Ruskoska, në seancën e caktuar për më 9 mars do të duhet të dëshmojnë Oliver Spasovski dhe Mihail Mladenovski. Mbrojtja për këtë propozim kundërshtoi me argumentim se fillimisht duhet të prezantohen dëshmitë materiale, gjegjësisht me fjalimet e tyre hyrëse nuk do të ketë kohë për prezantimin e dëshmitarëve. Sidoqoftë, Këshilli Gjyqësor vendosi që dëshmitarët Spasovski dhe Mladenovski të thirren pas orës 13, më 9 mars. Për më tepër, në deklaratën për gazetarët, prokurorja Vilma Ruskoska paralajmëroi se në këtë rast kishte propozuar dëshmitarë edhe Aleksandar Vasilevskin – Ninxha (i dënuar me tetë vjet burg për lëndën e 27 prillit).

Njëherit, përfaqësuesi i aktakuzës kundër organizatorëve të ngjarjeve të “27 Prillit”, tha se gjatë këtij procesi gjyqësor të pandehurit kanë përpiluar plan që synonte ta rrezikojë rendin kushtetues dhe sigurinë e shtetit me akte dhune për të parandaluar transferimin e pushtetit.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Taravari: Për mua Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar

Published

on

Më 25 dhjetor Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët do të diskutojë në lidhje me rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përcjell in7

“Mendoj se nëse ka notë një deri në pesë nota është tre. Tre komuna kishim dhe tre komuna kemi. Kuvend është organi partiak ku duhet bisedohet, analizohet, kritikohet dhe në atë Kuvend e shpalim kongresin rregullt, që duhet të mbahet nga fundi i marsit. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, si Sekretar i Përgjithshëm. Unë flas si Sekretar, Gostivarin e fitum, por kam përgjegjësi për Tetovën, Çairin, komuna tjera”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se çdo degë bën analizë për rezultatin zgjedhor dhe të njëjtat rezultate të diskutohen në Kuvend.

Arebn Taravari tha se Ziadin Sela nuk është figurë e konsumuar.

“E them mendimin e një anëtari të Kuvendit Qendror. Aty ka mendime të shumë anëtare tjera. Do ta kritikojmë njeriu tjetrin në Kuvend dhe do të dalim së bashku edhe më të fort”, tha Taravari.

Arbe Taravari tha se ata nuk mund që ta perceptojnë si armiq, ngase kanë kaluar një periudhë shumë të mirë së bashku.

“Thyerje bese është. Ne e kemi informuar Alternativën se në Tetovë dhe Zhelinë do ta përkrahim. Ata na thanë se ju mund ta përkrahni por ne. Gjithnjë u kam thënë anëtarësisë tonë, se ata kanë vendosur, vendimi atyre, a na vjen rëndë, po, shumë më mirë të ishim bashkë, ngase nuk do të kishin shumicë. Praktikisht mos t’i bashkëngjitej, do të ishte 60-60”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së

Published

on

By

Shkup, 6 dhjetor – Deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti”, tha Aziri.

Ai gjithashtu ka sqaruar se grupi parlamentar do të funksionojë si grup i veçantë.

“Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha më tej Aziri.

Ilire Dauti do të jetë koordinatore, pasi Skender Rexhepi nga AAA nuk do të veprojë bashkërisht me këtë grup, ngaqë AAA do të jetë pjesë e shumicës parlamentare.

Continue Reading

Lajme

RMV: Vazhdojnë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe – “festa stet ë rore”

Published

on

By

Vazhdojnë gabimet drejtëshskrimore në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Në tabelën e re të pagesës së parkingut, në vend se të shkruhet se në ditët e festave shtetërore është pa pagesë, aty është shkruar: Pa pagesë, e diel dhe festat stet ë rore.

Kjo tabelë është vendosur në Qendrën Tregtare Mavrovasja./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale