Connect with us

Maqedonia e Veriut

Angellovska: Është herët të flitet për pasojat mbi ekonominë tonë nga koronavirusi

Published

on

Ende është herët të flitet për pasojat mbi ekonominë tonë nga koronavirusi, vlerësoi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska gjatë vizitës në Sveti Nikollë. Theksoi se nga Qeveria kanë drejtime ta ndjekin gjendjen dhe të ndërmarrin masa të caktuara parandaluese.

“Dje u miratuan disa vendime të Qeverisë, të cilat besoj se i dini. ndërsa kjo është në pjesën e ndalesës së ekskursioneve në Italinë veriore të shkollave fillore dhe të mesme. Kjo në një farë mënyre është parandalim. Ministri i Shëndetësisë foli edhe ndau masa lidhur me rezervat gjegjësisht të sigurohemi me pajisje shtesë. Ne në seancë bisedojmë kohë të gjatë lidhur me gjendjen e plotë dhe çfarë është ajo që mund të parandalohet”, thotë Angellovska.

Ajo theksoi se nga pikëpamja ekonomike është herët të bëhen çfarëdo qoftë parashikimesh, ndërsa e ndjekin edhe ekonominë globale me qëllim që të ndërmerren edhe aktivitete të caktuara. Buxheti në këtë drejtim është likuid dhe realizimi i tij është i shkëlqyeshëm në muajin janar.

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Të hetohet borxhi i lartë i Komunës së Tetovës

Published

on

Lista qytetare “Më mirë për Tetovën” kërkon që Revizioni dhe Prokuroria të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?”, thuhet në kumtesën e “Më mirë për Tetovën”.

Nga atje thonë se qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.

“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.

Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale