Connect with us

Kosovë

Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit

Published

on

Gazeta Insajderi ka siguruar një letër që Albin Kurti ia ka dërguar Vjosa Osmanit. Në të tregohet për një marrëveshje të fshehtë që Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013. Atë botë nga pozita e kryeministrit ai i barti KFOR-i të drejtën absulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar – kështu Presidenti rrezikon shkarkimin.
Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin
Kryeministri Albin Kurti ia ka dërguar dje një letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit – aty ajo është njoftuar për një marrëveshje të fshehtë që presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013.

Përmes kësaj marrëveshje kryeminsitri i atëhershëm Hashim Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar.

Marrëveshja e ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet ish-kryeminsitrit Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Andres Fogo Rasmussen, shkruan Insajderi.

“Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 13 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtëquajtura “Marrëveshja e Brukselit” e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në letrën e Kurtit për Osmanin të siguruar nga Insajderi.

“Ajo që dëshmon letërshkëmbimin Thaçi-Rasmussen pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit”.

“Pasi e pranova zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Republikës së Kryeministrit, i kërkova stafit të zyrës të kryeministrit që pa vonesë ta analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshje sekrete si dhe implikimet e saj kushtetuese përkatësisht në lidhje më kërkesat kushtetuese të përcaktuara me Nenin 20 (bartja e sovranitetit) Neni 18 (ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare) dhe Neni 91 (shkarkimi i Presidentiti)”, thuhet tutje në letrën e siguruar nga Insajderi.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Kosovë

Kurti në Kuvendin e Kosovës: Mos e nënvlerësoni variantin Omicron

Published

on

Në debatin parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në vend, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës foli për situatën aktuale epidemiologjike pas shfaqjes së variantit Omicron të virusit dhe për veprimet institucionale me qëllim menaxhimin e saj.

Përballë këtij varianti jashtëzakonisht ngjitës, kryeministri tha se Kosova ka pasur një avantazh të dukshëm në krahasim me disa vende tjera për shkak të përgatitjeve dhe reagimit me kohë nga ana e institucioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët. Ndryshe nga vende tjera në Evropë dhe rajon, vala e këtij varianti në Kosovë filloi në një kohë kur ishin më pak se 10 raste të reja në ditë dhe më pak se 5 pacientë të spitalizuar me COVID-19.

Megjithatë, në dyjavëshin e fundit, rastet e reja ditore janë rritur për më shumë se 10-fish dhe ka filluar të vërehet një rritje e dukshme e numrit të spitalizimeve, tha kryeministri Kurti.

Sado që numri i spitalizimeve në këtë fazë mund të duket relativisht i ulët dhe përkundër numrit të madh të të vaksinuarve me dy doza, që tashmë ka arritur numrin prej 800 mijë qytetarë, duhet theksuar që kjo nuk na ofron aspak siguri për ditët dhe javët në vijim, tërhoqi vëmendjen kryeministri Kurti.

Ai tha se qëllimi kryesor i masave aktuale është, që të ngadalësohet aq sa është e mundur rritja e rasteve të reja, sepse ato nuk ndalen dot. Masat synojnë, që në njërën e anë të sigurojnë, që sistemi shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar dhe në anën tjetër nëpërmjet ngadalësimit të shpërndarjes, t’u japin kohë qytetarëve, që të vaksinohet sa më masivisht.

Sa i përket vendimmarrjes për masat e miratuara, kryeministri Kurti tha se kanë qenë rezultat i një procesi të kujdesshëm ndërinstitucional dhe reflektojnë një balancim në mes të vlerave dhe parimeve të ndryshme. Ato nuk janë ekstreme, por janë thelbësisht të moderuara. Duke i referuar studiuesve nga Universiteti i Oksfordit, kryeministri tha se ashpërsia e masave në shumë shtete të Evropës është më e lartë se në Kosovë. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore janë duke monitoruar në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend e më gjerë, në mënyrë që këtë balancë ta ruajmë gjatë ditëve dhe javëve në vijim, me përditësim të masave sipas nevojës. Pra, vendimet tona politike e qeveritare gjithmonë do ta kenë substancën e do të paraprihen nga vlerësimet shkencore, shtoi më tej ai.

“Mos e nënvlerësoni Omicronin”, ishte mesazhi i kryeministrit Kurti në përfundim të fjalës së tij, meqë ky variant ka shkaktuar dhe po vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda edhe në vendet më të zhvilluar të botës. /Express/

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë një prej ish-ushtarëve më të moshuar të UÇK-së

Published

on

Ka vdekur Pajazit Thaçi, veteran i UÇK-së, nga fshati Mirushë i Malishevës.

Lajmin e ka dhënë dega e OVL të UÇK-së në Malishevë.

“Po na ikin çlirimtarët në amshim. Sapo morëm lajmin për vdekjen e veteranit Pajazit Thaqi nga fshati Mirushë-Komuna Malishevë. Ishte një ndër burrat më të moshuar në radhët e UÇK-së në Brigadën 122 ‘Imer Krasniqi”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së

Continue Reading

Aktuale