Connect with us

Shëndeti

Ushtrimet që duhet t’i bëni pas moshës 40 vjeçare

Published

on

Pas moshës 30 vjeçare trupi i njeriut fillon të jetë më i lodhur.

Sipas Bright Side ushtrimet janë ato që ngadalësojnë plakjen e turpit të njeriut.

Kështu njëra nga ushtrimet e cila iu bënë të ndjeheni më të ri janë ato të barkut, ju duhet të merrni këmbët e juaja dhe duhet t’i bashkoni me duar.

Në këtë pozitë duhet të qëndroni 10 sekonda, këtë duhet ta përsëritni 10 herë.

Kjo pozitë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e trupit tuaj, duke zvogëluar dhimbjen e muskujve.

Continue Reading

Shëndeti

Superlajm nga vaksina Pfizer, neutralizon Omicronin me tre doza

Published

on

Kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech thanë të mërkurën se një regjim me tre doza i vaksinës së tyre arriti të neutralizojë variantin e ri Omicron gjatë një testi laboratorik.

Pfizer/BioNTech thanë gjithashtu se ata mund të prodhonin një vaksinë kundër Omicronit në mars të vitit 2022, nëse ishte e nevojshme.

Sipas Pfizer/BioNTech-ut të dhënat tregojnë se varianti Omicron ishte neutralizuar me po aq efektivitet pas dozës së tretë, sikurse dy dozat kanë vepruar ndaj virusit origjinal të gjetur për herë të parë në Kinë.

“Vaksinimi i plotë me dy dozat e para dhe bërja e dozës përforcuese, mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e COVID-19-s”, tha në një deklaratë shefi i Pfizer-it, Albert Bourla.

Gjetjet janë gjerësisht në përputhje me një studim paraprak të publikuar të martën nga studiuesit e Institutit të Kërkimeve në Fushën e Mjekësisë në Afrikën e Jugut. Ata sugjerojnë se një injeksion i tretë i vaksinës Pfizer/BioNTech mund të ndihmojë në shmangnien e infeksionit me Omicron.

Por sipas një analizë laboratorike të kryer në spitalin universitar të Frankfurtit në Gjermani, përgjigja me antitrupa ndaj Omicron-it ishte e ulët edhe pas tre injeksionesh.

Continue Reading

Shëndeti

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një version të ri të Omicronit – më i vështirë për t’u diagnostikuar

Published

on

Shkencëtarët deklarojnë se kanë identifikuar një version të “fshehur” të Omicron që nuk mund të dallohet nga variantet e tjera me anë të testeve PCR.

Ky variant ka shumë mutacione të përbashkëta me Omicronin standard, por i mungon një ndryshim i caktuar gjenetik që nuk e lejon testin PCR ta dallojë prej varianteve të tjera, raporton teheguardian.

Varianti ende zbulohet si një coronavirus nga të gjitha testet e zakonshme dhe mund të identifikohet nga testimi gjenomik, por rastet e mundshme nuk janë identifikuar me teste rutinë PCR që japin rezultate më të shpejta.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të ditur nëse forma e re e Omicron do të përhapet në të njëjtën mënyrë si varianti standard i Omicron, por se versioni “i padukshëm” është gjenetikisht i ndryshëm dhe për këtë arsye mund të sillet ndryshe.

Zbulimi i një forme të re të Omicronit i shtyu studiuesit të ndajnë linjën B.1.1.529 në një omikron standard, të njohur si BA.1, dhe një variant më të ri, të njohur si BA.

Shkencëtarët përdorin analizën e të gjithë gjenomit për të konfirmuar se cili variant shkaktoi infeksionin COVID-19, por testet PCR ndonjëherë mund të japin një tregues.

Continue Reading

Shëndeti

Ja pse duhet të mbani këmbët në ujë të vakët para gjumit

Published

on

Gjyshet kishin shumë të drejtë që para gjumin mbanin këmbët në një legen me ujë të vakët.

Mjekët e mjeksisë tradicionale besojnë se pastrami i këmbëve me ujë të vakët relakson të gjithë trupin dhe ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve.

Kjo metodë e lashtë ka ndikim shumë të madh te gratë.

Ndihmon në infertilitet, mosfunksionimin seksual, problemeve të menopauzës, cikleve të parregullta dhe dhimbjeve menstruale.

Përveç kësaj, uji i ngrohtë rrit qarkullimin e gjakut në trup, ndihmon gratë që kanë dhimbje të venave, normalizon presionin e gjakut, ul sheqerin në gjak dhe forcon imunitetin.

Gjithashtu, uji i ngrohtë përmison jetën intime të grave dhe burrave.

Si të aplikoni këtë procedurë?

Merrni një enë të madhe dhe mbusheni me ujë deri kur të mbulohen kyçet e këmbës. Mbushni me ujë 38-42 gradë Celsius. Shtoni ujë të nxehtë, në mënyrë që për gjysmë ore, për aq kohë sa ngrohni këmbët, uji të jetë gjithmonë i ngrohtë.

Ngrohni këmbët 30 minuta para gjumit dhe kështu me radhë për tre muaj rresht, çdo natë. Ju mund të shtoni xhenxhefil në banjë dhe ai do të forcojë imunitetin tuaj.

Nëse shtoni një lugë gjelle kripë dhe një lugë gjelle sodë buke në ujë – do të pastroni trupin nga toksinat dhe do të normalizoni sheqerin në gjak.

Nëse i zhytni këmbët në çaj të bërë nga një përzierje e kantonit, kamomilit, kalendulës, nenexhikut dhe balsamit të limonit – do të zgjidhni shumicën e problemeve shëndetësore.

Continue Reading

Aktuale