Connect with us

Maqedonia e Veriut

Nesër nis shqyrtimi i Listës Zgjedhore

Published

on

Të mërkurën fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore i cili do të zgjasë deri më 11 mars. Lista Zgjedhore për momentin numëron 1 milion e 817 mijë e 028 votues.

Periudha që vjen do të mund të shfrytëzohet edhe nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit, për t’u paraqitur për të votuar në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

Nga nesër po ashtu, personat të cilët duan të mbledhin nënshkrime për listë kandidatësh të pavarur për deputetë do të mund të mbledhin nënshkrime edhe në zyra noteriale.

“Tani në listën zgjedhore do të gjenden të gjithë qytetarët të cilët në ditën e zgjedhjeve, më 12 prill do të kenë 18 vjet dhe që do t’i plotësojnë kushtet tjera, që kanë nënshtetësi dhe vendbanim të përhershëm. MPB-ja do t’i dorëzojë te ne edhe ato lista. Apeloj tek të gjithë qytetarët që duan të votojnë në ditën e zgjedhjeve ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të kontrolluar të dhënat në listën zgjedhore. Po ashtu apeloj edhe deri tek një grup më i madh i qytetarëve të cilët në MPB tashmë i kanë përfunduar procedurat juridike për pajisje me dokumente të reja personale dhe nuk i kanë marrë ato, t’i marrin. Numri është serioz, mbi 38 mijë qytetarë, dhe për këtë arsye nuk do të mund të votojnë nëse nuk i marrin”-tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Published

on

By

Nga dita e sotme ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Shkup, 1 dhjetor – Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Continue Reading

Aktuale