Connect with us

Maqedonia e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri katër gradë, ndërsa e ditës prej 12 deri 19 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus dy, ndërsa e ditës deri 14 gradë.

Deri të mërkurën moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Nën ndikim të valës së lagësht të mërkurën nga fundi i ditës dhe të enjten do të ketë vranësira me reshje të shiut, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e përforcuar të mërkurën nga jugperëndimi, ndërsa të enjten nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e ditës dukshëm do të ulet.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Lajme

LSM: Rritja e pagës minimale nuk ka efekte negative për kompanitë

Published

on

Nëse paga minimale rritet deri në 18 mijë denarë, kjo nuk do të ketë efekt negativ për kompanitë në vend. Deri më tani asnjë rritje e pagës minimale nuk ka ndikuar në largimin nga puna të punëtorëve. Përkundrazi, ka rritur produktivitetin dhe punëtorët zgjedhin të qëndrojnë në vendet e tyre të punës, thuhet në analizën e ekspertëve ekonomikë të bërë për Lidhjen e Sindikatave.

Nga sindikata thonë se rritja e pagës minimale duhet të ndodhë që nesër, dhe të mos pritet deri në qershor, sepse qytetarët nuk do të mund ti paguajnë faturat.

“Rezultatet e studimit të prezantuar sot tregojnë se nuk ka asnjë efekt negativ nga rritja e pagës minimale mbi punën së pari në kompani, se punëtorët nuk pushohen nga puna, nuk ka asnjë ndikim në rentabilitetin e kompanive, dhe nuk ka asnjë efekt tjetër negativ”, tha Darko Dimovski- Kryetar i Lidhjes së Sindikatave.

Sipas analizës, në vend paguhet një nga pagat minimale më të ulëta në Evropë. Më shumë se njëqind mijë qytetarë marrin 15.500 denarë në muaj. Njoftimet e Qeverisë janë se paga minimale do të rritet, por për momentin nuk ka një qëndrim të përcaktuar se kur mund të ndodhë kjo. Të hënën sindikatat do të takohen me qeveritarët dhe nëse nuk ka dritë jeshile për rritje të menjëhershme të pagës minimale, sindikatat kanë paralajmëruar greva në vendet e punës.

Continue Reading

Lajme

Antikorrupsioni, 165 nisma për ndjekje penale

Published

on

Prokuroria publike jo efikase në luftën kundër korrupsionit. Këtë siç thonë nga Komisioni për anti korrupsion, e dëshmon fakti që për 20 vite, kanë dorëzuar 165 iniciativa për ndjekje penale, por vetëm tre prej tyre kanë arritur deri në Gjykatë.

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion Biljana Ivanovska tha se duhet të forcohen kapacitetet në Prokurori me qëllim që lëndët më shpejtë të përfundojnë në Gjykatë.

Antikorrupsioni gjatë vitit 2021 ka sjellë vendime për 707 lëndë. Prej tyre 404 për sferën e korrupsionit, 171 për sferën e konfliktit të interesit, 40 për mosrespektim të dispozitave ligjore në periudhën e procesit zgjedhor dhe 92 vendime gjatë konfirmimit të pronave të funksionarëve.

“18 iniciativa janë dorëzuar deri në Prokurorinë publike për tre vitet e kaluara. Nga këto 18 iniciativa, për gjashtë kemi marrë përgjigje, prej të cilave dy janë refuzuar, për dy gjendja faktike ka ndryshuar sepse ka ndërruar jetë personi dhe për dy iniciativa ende vepron Prokuroria publike. Mendoj duhet të forcohen kapacitetet në Prokurorinë publike në përgjithësi që lëndët të munden më shpejt të transferohen në gjykata”- deklaroi Biljana Ivajnovska, Kryetare e Antikorrupsionit.

Continue Reading

Aktuale