Connect with us

Lajme

Liqeni i Prespës po thahet / Ministria e Mjedisit: Ndjekim me kujdes situatën

Published

on

MMJPH: Po e ndjekim vazhdimisht gjendjen me Liqenin e Prespës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është duke mbikëqyrë vazhdimisht gjendjen e Liqenit të Prespës dhe po ndërmerr aktivitete brenda kompetencave të saj. Duke pasur parasysh karakterin tejkufitar të menaxhimit të Liqenit të Prespës për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike dhe pas ratifikimit të marrëveshjes tripalëshe siç është “Marrëveshja e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit të Parkut të Prespës” nga shteti i fundit nënshkrues-Greqia në vitin 2019, me ç’rast e njëjta hyri në fuqi, Ministria u zotua se do të fillojë procesin e krijimit të një Komiteti për menaxhimin e Parkut të Prespës dhe është në proces të sigurimit të nominimeve nga shtetet anëtare: Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia.

Ndërkohë, duke shfrytëzuar bashkëpunimin tashmë të vendosur ndërkombëtar në nivelin e ekspertëve në kuadër të projektit për të mundësuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe menaxhimin e integruar të burimeve ujore në basenin e zgjeruar të Drinit, Sektori i menaxhimit të ujërave në MMJPH inicioi një takim të jashtëzakonshëm të ekspertëve kombëtarë të grupit të Drinit për të rishikuar situatën dhe të shkëmbejnë njohuri dhe pikëpamje mbi mënyrat për të tejkaluar urgjentisht gjendjen aktuale me  uljen e nivelit të ujit në Liqenin e Prespës.

Njëkohësisht, MMJPH javën e ardhshme organizon një takim tematik koordinativ në nivel kombëtar, ku do të mblidhen përfaqësues nga komuniteti shkencor, gjegjësisht këshilli shkencor i krijuar për të zbatuar Planin e menaxhimit të pellgut të Liqenit të Prespës, komuna e Resnjës, Drejtoria për punë hidrometeorologjike, MMJPH , organizatat qytetare aktive në rajon dhe të gjithë palët e interesuara për zbatimin e Planit, për të diskutuar për aktivitetet aktuale dhe mundësitë për të përmirësuar zbatimin e masave në bazë të Planit. Qëllimi është që sa më shpejt që të jetë e mundur të bëhet një analizë fillestare e ekspertëve për shkaqet e situatës dhe hapat e ardhshëm për të mbikëqyrë dhe menaxhuar më mirë nivelin e ujit të Liqenit të Prespës.

Continue Reading

Kosovë

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Published

on

By

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Dy nxënësit që mbetën të vdekur mbrëmë në Gllogjan të Decanit do të varrosen nesër.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësja komune, Bashkim Ramosaj, i cili ka treguar se ceremonia e varrimit do të fillojë në 13:30.

“Ju njoftoj se, nesër më dt.28.11.2021, në ora 13:30, do të filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit, afër “Kompleksit Memorial të Dëshmorëve”, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan!”, ka shkruar Ramosaj.

Mbrëmë kanë mbetur të vdekur tre persona pas sulmit me kallashnikov që i është bërë një autobusi që po bartte nxënës.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij akti, ndërsa po hetohen dy-tri pista.

Sipas njoftimit të institucioneve të sigurisë, për këtë rast mund të jenë të përfshirë disa persona.

Po ashtu, sipas njoftimeve të fundit të Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush ndonëse janë kryer disa bastisje që në orët e para të mëngjesit.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Aktuale