Connect with us

Maqedonia e Veriut

Kumanovë ditë zije për rastin në Rramanli

Published

on

Komuna e Kumanovës sot është në zi për shkak të ngjarjes tragjike në fshatin Rramanli ku pas shpërthimit të një bombole në një shtëpi, humbën jetën fillimisht 3 fëmijë, pastaj një 58 vjeçar, ndërkaq 7 të tjerë u lënduan, prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në nderë të viktimave, flamujt janë ulur në gjysmështizë, janë anuluar ngjarjet sportive, kulturore dhe argëtuese.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, dje apeloi deri tek organet shtetërore që ta konfirmojnë gjendjen faktike dhe të publikojnë detaje.

“Më së paku që mund të bëjmë është që të shpallim ditë zie në Kumanovën multikulturore e cila u përket të gjithëve. Dëshiroj që ta shprehë qëllimin e Komunës dhe qytetarëve, pasi që në këto momente jemi të gjithë bashkë pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, apo politike. Jemi në disponim që të ndihmojmë institucionalisht dhe jashtëinstitucionalisht, që nëse është e mundshme të zbutet dhimbja e anëtarëve të familjes dhe të gjithë kumanovarëve”, tha Dimitrievski.

Një pjesë e këshilltarëve kërkuan kontrollim më të rreptë inspektues për prodhuesit dhe shitësit e bombolave të gazit.

Dje gjithashtu nga Qendra Klinike e Shkupit informuan se dy gra të lënduara në shpërthimin e djeshëm të bombolës së gazit në Rramanli, po luftojnë për jetë.

“Kanë më shumë se 80% të djegura dhe situata është shumë e rëndë. Janë të kyçur në aparate dhe gjendja e tyre është e pasigurt. Derisa pacienti i tretë ka djegie rreth 40%”, tha Hasani.

Deri më tani, kanë ndërruar jetë 4 persona, gjegjësisht 3 fëmijë 8, 9 dhe 11-vjeç dhe një 58-vjeçar. Hasani kumtoi se gratë janë në moshë 35-vjeçare dhe 50-vjeçare.

Jozyrtarisht, aksidenti ka ndodhur derisa dy vajzat kanë ardhur mysafir te prindërit.

Nga Njësiti Antizjarr thanë se thirrjen e kanë marrë në ora 10:10, dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes me një automjet dhe katër zjarrfikës.

“Arsyeja e zjarrit është eksplozivi nga bombola e gazit. Familjarët dhe fqinjët i kanë nxjerrë nga shtëpia të lënduarit, pas së cilës ne pas 1 ore e kemi fikur zjarrin”, thonë Zjarrfikësit.

Nga MPB kumtuan se rreth orës 10 në Kumanovë – fshati Rramanli, në shtëpinë në pronësi të Sh.A., nga shpërthimi i bombolës së gazit është shkaktuar zjarr në të cilën tre persona kanë humbur jetën, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Më vonë, nga lëndimet e marra ndërroi jetë personi i katërt.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekspertizë prokurori publik dhe ekipi i SPB-Kumanovë.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Lajme

Një familje nga Maqedonia e Veriut dëbohet nga Gjermania

Published

on

Në kuadër të masave të intensifikuara të kontrollit dhe kërkimit në zonën kufitare me Francën, efektivët e policisë federale gjermane kanë kontrolluar dje në mesditë një familje nga Maqedonia në një parking në BAB 5, afër Achernit.

Rezultoi se autoritetet përgjegjëse të imigracionit kishin lëshuar një urdhërarrest dëbimi ndaj të gjithë personave, pasi ata nuk kishin përmbushur ende kërkesën për t’u larguar nga Gjermania, informon portali Shtegu. Meqenëse kishin pasaporta të vlefshme, ata u deportuan në vendin e tyre me një fluturim nëpërmjet aeroportit Karlsruhe/Baden-Baden mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të masave policore./Shtegu/

Continue Reading

Aktuale