Connect with us

Maqedonia e Veriut

Fillon afati për grumbullim të nënshkrimeve dhe ekspertizë në Listën zgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit

Published

on

Vijojnë fatet për përgatitje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Nesër fillon afati për grumbullimin e nënshkrimeve të zgjedhësve për kandidatë të deputetë dhe për verifikim publik në Listën zgjedhore.

Risi është që këto zgjedhje përveç nga persona zyrtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nënshkrime do të grumbullohen edhe para noterit kompetent në formulat që paradokohe është vërtetuar në seancën e KSHZ-së.

Parashtruesi i listës përcakton para cilëve noterë do të mblidhen nënshkrime dhe për këtë e raporton KSHZ-në, e cila në ueb faqen e saj publikon listë të noterëve para të cilëve parashtruesit e listës grumbullojnë nënshkrime.

Secili votues nënshkrimin e tij mund ta japë për më shumë lista të kandidatëve për deputetë. Zgjedhësit që e parashtrojnë listën duhet të kenë të drejtë zgjedhore dhe vendbanim të përhershëm një rajonin e njësitit zgjedhor, komunës, gjegjësisht Qytetit të Shkupit.

Grumbullimi i nënshkrimeve para një personi zyrtar nga përfaqësitë diplomatiko-konsullare dhe zyrave konsullare për propozim të listave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga një grup votuesish fillon gjithashtu të mërkurën dhe përfundon më 6 mars në mesnatë.

Listat e kandidatëve për deputetë në Kuvend, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve i dorëzojnë në KSHZ edhe atë më së voni deri më 12 mars në mesnatë.

Verifikimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit fillon gjithashtu nesër dhe përfundon më 11 mars në mesnatë. Votuesit të dhënat e tyre në Listën zgjedhore edhe deri më tani kanë mundur t’i verifikojnë edhe para këtij afati, përmes aplikacionit në ueb faqen e KSHZ-së www.sec.mk dhe në zyrat e KSHZ-së.

Sipas Afatit të KSHZ-së, më së voni 10 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, Lista zgjedhore vendoset në verifikim publik, të cilin qytetarët mund ta bëjnë në repartet rajonale dhe zyrat e bashkësive lokale të Komisionit, por të dhënat e tyre gjithashtu mund t’i verifikojnë edhe përmes aplikacionit të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së.

Në periudhën e njëjtë nga 26 shkurti deri më 11 mars, qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore edhe atë në sektorët rajonalë dhe zyrat e bashkësive lokale të Komisioni.

Verifikimi në Listën zgjedhore do të mundësohet edhe për të burgosurit dhe personat në arrest në institucionet ndëshkuese përmirësuese. Kërkesa për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në certifikatat e veçanta të Listës zgjedhore gjatë verifikimit publik, shtetasit e RMV që janë në paraburgim ose ndodhen në vuajtje të dënimit me burg përmes organit kompetent për kryerjen e sanksioneve deri te KSHZ-ja më së voni deri më 11 mars.

Verifikimi publik fillon më 26 shkurt edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë apo punojnë jashtë vendit dhe kjo mund të bëhet në përfaqësitë diplomatike-konsullare. KSHZ-ja përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme i dorëzon deri te PDK dhe zyrat konsullore burimet e veçanta nga Lista Zgjedhore për personat nga Lista Zgjedhore për personat për punë të përkohshme apo qëndrim në vendet e huaja në bazë të evidencës së organit kompetent për vendosje në verifikim publik.

Kërkesa për regjistrim, plotësim apo fshirjen e të dhënave në certifikata të veçanta të Listës Zgjedhore gjatë verifikimit publik, shtetasit e Republikës së Maqedonisë së veriut të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit e parashtrojnë përmes aplikimit me postë elektronike personale deri te KSHZ-ja.

Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e verifikimit publik shtetasit e RMV-së të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit mund të dorëzojnë kërkesë të nënshkruar me dorë apo të dërguar përmes aplikimit me postë elektronike personale me të cilën paraqiten për votim në zgjedhjet e ardhshme.

Kërkesën, PDK/ZK menjëherë, ndërsa më së voni në afat pre dy ditëve pas përfundimit të verifikimit publik e dorëzon përmes postës elektronike, ndërsa MPB-ja më së voni anë afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të të njëjtave i dorëzon në KSHZ.

KSHZ më 16 shkurt bëri thirrje publike për aplikime dhe inspektime në Listën Zgjedhore për votim jashtë shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri pasditen e djeshme u pranuan 627 aplikime për votim në PDK të RMV-së. Më shumë prej tyre janë nga Venecia 75, 63 në Bern, 62 në Berlin dhe 45 në Munih. Votimi i diasporës do të organizohet vetëm nëse regjistrohen rreth 7.000 votues.

Rreth kërkesave të qytetarëve KSHZ-ja është e obliguar të vendosë me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative përmes rrugës elektronike. Pas padisë GJA vendos në afat prej 24 orëve pas pranimit të saj dhe vendimin menjëherë ia dorëzon paditësit përmes postës elektronike.

KSHZ-ja në afat prej pesë ditëve (deri më 16 mars) nga dita e përfundimit të verifikimit publik. Listën Zgjedhore e dorëzon deri te partitë politike.

Mbrëmë në mesnatë skadoi afati, kur MSHIA ishte dashur të paraqiste të dhënat për punonjësit në administratën shtetërore dhe komunale, administratën e qytetit të Shkupit dhe administratën publike. Gjithashtu në mesnatë skadoi afati kur Ministria e Punëve të Jashtme duhej të paraqiste në KSHZ të dhënat për diplomatët e punësuar në PDK-të përkatëse, përkatësisht zyrën konsullore. Nga rendi i administratës dhe diplomatëve zgjedhen anëtarë në Këshillat Zgjedhor që do i zbatojnë zgjedhjet në vend dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Aktuale