Connect with us

Lajmet kryesore

BDI lavdërohet për projektet e pa bëra!?

Published

on

Ndonëse realizimi i shumicës së projekteve zvarritet prej vitesh, BDI lavdërohet me arritjet në sferën e kulturës. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri, gjatë prezantimit të programit për periudhën 2017-2020, si arritjen kryesore e cilëson rikonstruimin e Teatrit Shqiptar në Shkup.

Në fakt, renovimi i Teatrit Shqiptar që ka filluar rreth 6 vjet më parë, ka shkelur të paktën 5 afate për përfundimin e punimeve. Tani, Aziri thotë se shiriti do të pritet brenda një muaji.

“Për çështje teknike të njohura për opinionin kemi pasur disa shtyrje të afateve të caktuara për të marr fund kjo punë. Besoj që brenda muajit do të bëhet edhe pranimi teknik nga Ministria e Transportit dhe do të lëshohet në përdorim Teatri Shqiptar”-tha Valmir Aziri, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili, pati thënë se 11 aneks-marrëveshjet e shtuara gjatë këtyre viteve kanë rritur për rreth 1 milion euro koston e projektit fillestar.

Kjo u vërtetua edhe nga revizioni i pavarur i paraardhësit të tij Asaf Ademi ku thuhej se personat e pakualifikuar i kanë udhëhequr procedurat e tenderimit, duke rritur koston e projektit në 10,6 milion euro.

Raportin e posaçëm Ministria ia pati dorëzuar ish-Prokurorisë Speciale, e cila kishte hapur proces hetimor për projektin “Shkupi 2014”, në kuadër të të cilit ishte edhe rikonstruimi i Teatrit Shqiptar.

Edhe muzeu i Kongresit të alfabetit në Manastir mbetet në fazën e rikonstruimit. Aziri lavdërohet me fondet e BE-së se, duke thënë se falë 250 mijë eurove të tyre për nëntorin e ardhshëm do të jetë gati ky muze. Por, ky projekt ishte i promovuar ndër vite nga kuadrot e kësaj partie.

“Aty ne gjetëm një situatë të pakëndshme, fillimisht ishte puna e shitoreve në katin e parë që e eliminuam si problem. Sot jemi në fazën finale dhe deri në fund të vitit, më saktë 22 nëntor do të jetë i gatshëm për përdorim”-pohoi Valmir Aziri, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Teatri i Gostivarit u themelua pak kohë më parë, ndërsa në Teatrin e Tetovës ka përfunduar vetëm faza e parë e punimeve. Edhe ky projekt ka qenë pjesë e programeve parazgjedhore në disa cikle zgjedhore me radhë.

Ndonëse u krijua Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe, ky institucion vazhdon të mbetet pa objekt.

Aziri tha se të gjithë të punësuarit kanë vendime pune, por disa nga 50 pjesëtarët shprehin revoltë se ende mbeten me kontrata në vepër./Alsat

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Lajme

Skandaloze: Ministri shqiptar “hakmerret” ndaj ish kandidatit për kryetarë komune, e largon nga puna! (Dokument)

Published

on

By

Skandaloze: Ministri shqiptar “hakmerret” ndaj ish kandidatit për kryetarë komune, e largon nga puna! (Dokument)

BDI nëpërmjet ushtarëve partiakë, konkretisht, Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë shkelje të rëndë ligjore kur ka vendosur t’a largojë nga puna, ish kandidatin për kryetar të Komunës së Zhelinës, Mahir Ziberin.

Telashet për ish kandidatin e ASH-së, kishin nisur që nga dita kur z. Ziberi shpalli kandidaturën e tij për të parin e Komunës së Zhelinës, kandidaturë kjo që nuk ju kishte pëlqyer jo vetëm strukturave lokale të BDI-së, në Zhelinë, por edhe strukturave më të larta partiake.

BDI si duket, rëndë i ka përjetuar humbjet e veta në këto zgjedhje, jo vetëm në dy komunat me të mëdhaja Tetovë e Gostivar, po edhe humbja në Zhelinë, ku kandidati kësaj partie edhe pse si humbës i para katër vjetëve, humbi sërish edhe në këto zgjedhje me një rezultat të ngushtë. Kjo humbje, me sa duket i është bërë halë në sy, BDI-së, dhe si faj kryesor të kësaj humbje, padyshim që i faturohet Mahir Ziberit, sepse ishte pikërisht kandidatura e tij që ia pa mundësoj kandidatit të BDI-së, Fatmir Izairit fitoren nga rrethi i parë. Për më tepër duke marrë parasysh edhe faktin se në rrethin e dytë, falë edhe ndihmës që Aleanca për Shqiptarët i dha kundër kandidatit të BDI-së, ka irrituar tejmase krerët e BDI-së, gjë që për pasojë në shenjë hakmarrje kanë pushuar nga puna Mahir Ziberin, administrator publik për më shumë se një dekadë në Ministrinë e Ekonomisë.

Edhe pse zyrtarisht, nuk ka pasur kurfar paralajmërimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, z. Ziberi para paralajmërim i ishte ndërprerë rroga, po për shkak të procesit zgjedhor respektivisht heshtjes zgjedhore që përkonte me datën e pagesës së rrogës me insistimin e vetë Mahir Ziberit, kjo ngjarje nuk u alarmua.

Mirëpo ajo çfarë bie në sy, se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga vetë ministri Bekteshi është nënshkruar më datë 16 nëntor, por qëllimshëm nuk i u është kumtuar në të njëjtën ditë dhe me sa duket kanë pritur një kohë më të përshtatshme, apo ndonjë ngjarje tjetër, si puna e tragjedisë së autobusit në Bullgari, për ta mbuluar turpin që të kalojë në hije, të një ngjarjeje tjetër.

Nga Aleanca për Shqiptarët akoma nuk janë prononcuar për rastin në fjalë, ndërsa ish kandidati Mahir Ziberi, ditëve në vijim, është duke përgatitur procedurë ligjore ankimimi kundër këtij vendimi skandaloz të militanti partiak të veshur me petkun e pushtetit.
/fol.mk

Continue Reading

Bota

Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Published

on

By

Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Vjollca Aliti/Alsat

Mutacioni më i ri i virusit korona i quajtur “Omikron” parashihet të jetë shumë herë më ngjitës në krahasim me mutacionet e deritanishme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se ende është herët për tu thënë më shumë gjëra për këtë mutacion. Nëse do ketë masa shtesë për të parandaluar depërtimin e këtij lloji brenda vendit Filipçe tha se do të diskutohet të hënën në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

“Bëhet fjalë për mutacion të ri të virusit i cili quhet “Omikron” këtu është dyshimi se mund të jetë shumë më ngjitës se mutacionet tjera nga gjithë mutacionet e deritanishme. Megjithatë ne patëm edhe shumë mutacione tjera të cilat nuk u përhapën deri tani. Kishte edhe skenarë të tjerë për shembull për llojin Dellta. Megjithatë të gjitha këto çështje do të shqyrtohen të hënën ne mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse”, deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Mutacioni i ri së pari u detektua në Afrikën Jugore ndërsa ajo çfarë deri më tani dihet është se ky mutacion ka një rrezik më të lartë për ri-infektim dhe se shumë më shpejtë shpërndahet. Autoritetet shëndetësore në vend theksojnë se shpëtimi i vetëm kundër të gjitha mutacioneve është vaksinimi. Për të rritur përqindjen e imunizimit, do të propozohen masa të reja stimuluese.

“Do të propozojmë një masa të re deri në Qeveri. Ajo është stimulim shtesë për mjekët amë. Gjegjësisht mjekët amë të jenë financiarisht të stimuluar kur do të tejkalojnë 70% – shin e pacientëve të vaksinuar, nga numri total i pacientëve të tyre të shpërblehen nga 30 denarë në kokë pacienti që i kanë të regjistruar. Ka dhe disa aspekte tjera që duhet të shihen, por mendoj se ky është propozimi që do ja prezantojmë Qeverisë të martën”, u shpreh Venko Filipce, Ministër i8 Shëndetësisë.

Një gjë e tillë vjen disa ditë pasi Qeveria nuk pranoi propozim masat e KSI-së të cilat parashikonin vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punonjësve në administratën shtetërore si dhe punonjësve në shëndetësi, në të kundërtën të posedojnë test PCR të paktën për 72 orët e fundit të cilin do ta paguanin nga xhepi i tyre. Masat u refuzuan edhe pas reagimeve të shumta të sindikatave. Deri më tani vetëm 38% e popullatës vendore është vaksinuar me dy doza, ndërkaq për arritjen e imunitetit kolektiv e nevojshme është 80-90% e popullatës./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale