Connect with us

Teknologji

Valët 5G brenda limiteve të sigurisë

Published

on

Testimet e para të sigurisë së 5G në Britani gjetën e nivelet e radioaktivitetit janë brenda limiteve.

Lançimi i rrjeteve të para 5G në mbarë botën ka nxitur një debat global rreth rrezikut ndaj të cilave mund të ekspozohet njeriu me valët e reja celulare.

Por Ofcom, autoriteti rregullator i komunikimeve elektronike në Britani, nuk ka gjetur rreziqe në testimet e para që nga implementimi i 5G vitin e kaluar.

Rezultat më i lartë që gjetën për një bandë 5G ishte 0.039% nën limitin e rekomanduar të ekspozimit.

Këto kufij vendosen nga një komision ndërkombëtar për mbrojtjen nga radioaktiviteti jo-jonizues. Testimet u bënë në 16 vendndodhje dhe 10 qytete në Britani. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp shton opsionet e periudhave kohore për fshirjen e bisedave

Published

on

Përdoruesit e WhatsApp tani mund të zgjedhin t’i zhdukin mesazhet e tyre pas një sërë periudhash kohore falë një përditësimi të ri.

Sipas medieve të huaja, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta ka zgjeruar opsionet për veçorinë e tij të mesazheve në zhdukje, i cili u lansua në fund të vitit të kaluar.

Përveçse janë në gjendje të zhdukin mesazhet pas shtatë ditësh, përdoruesit tani kanë dy opsione shtesë – për periudhën e fshirjes atë 24 orë dhe 90 ditë.

Aktivizimi i veçorisë “Mesazhet që zhduken” bën që të gjitha mesazhet e reja të zhduken nga një bisedë e zgjedhur pas periudhës kohore të caktuar nga përdoruesi.

Njerëzit mund të dëshirojnë të zgjedhin të fshijnë mesazhet e tyre për një arsye personale.

Continue Reading

Teknologji

Bie vlera e Bitcoin

Published

on

By

Bitcoin ka shënuar një rënie prej gati 5%, duke humbur kështu një të pestën e vlerës së saj.

Kjo rënie është e njëjtë me çmimin si edhe shumën e investuar në kontratat e Bitcoin në fillim të tetorit, përpara se të arrinte një nivel rekord prej 69,000 dollarë më 10 nëntor.

Bitcoin ka humbur gjithashtu 3.9% përkatësisht 47,567 dollarë. Sipas tregtarëve, rënia e çmimit të Bitcoin gjatë fundjavës u shoqërua nga një hezitim i investitorëve për të ndërmarrë rreziqe në tregjet tradicionale për shkak të shqetësimeve në lidhje me Omicron, e kombinuar me likuiditetin e ulët tregtar që tenton të ndikojë te kriptovalutat.

Continue Reading

Teknologji

Prezantohet SUV e re hibride nga Renault – njihuni me Megane Conquest

Published

on

By

Megane Conquest është një SUV e cila me strukturën fizike mund të futet në segmentin e veturave Premium, ka linja atletike dhe karakter dinamik.Kjo veturë posedon teknologji të avancuar dhe funksionon me motor E-TECH hibrid.

Me dy ekrane digjitale, karriga e pasagjerit është e pajisur me teknologji të pasur e cila i jep theks kualitetit dhe rehatisë.Përndryshe teknologjia hibride E-TECH është inovacion i brendit Renault duke u bazuar në përvojën e fituar me veturat elektrike dhe veturat e Formula 1.

Këtë veturë mund ta shihni edhe nga afër në autosallonin Auto Mita.

Continue Reading

Aktuale