Connect with us

Sport

Tyson Fury konfirmon duelin e shekullit në boks me Anthony Joshua

Published

on

Tyson Fury ka konfirmuar se dëshiron të përballet me Anthony Joshuan nëse nuk zhvillohet një ndeshje e tretë me Deontay Wilderin, transmeton OraNews.

31-vjeçari i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Bomberit të Bronztë në ndeshjen e zhvilluar gjatë fundjavës që lamë pas dhe ia rrëmbeu titullin WBC.

Dueli i tyre i parë në dhejtor të 2018 përfundoi në barazim, ndërsa në marrëveshje e kanë një klauzolë edhe për duelin e tretë mes tyre.

Mirëpo, nëse nuk ndodh ndeshja e tretë ndaj Wilderit, atëherë Fury është i gatshëm për atë që në Britani të Madhe po konsiderohet si ‘dueli i shekullit’, pra përballjen ndaj Joshuas , shkruan The Sun.

Gjatë një udhëtimi në stadiumin e Los Angeles Raiders, Tyson i ka thënë gazetares së boksit, Michelle Joy Phelps: “Nëse Deontay nuk e do rindeshjen, atëherë shkojmë AJ…”.

Pas fitores ndaj Wilder, britaniku është bërë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda në WBC, ndërsa të gjithë titujt tjerë (IBO, IBF, WBA, WBO) i mban Joshua.

Continue Reading

Sport

Bayerni i pamëshirshëm e dërgon Barcelonën në Europa Ligë, Benfica vazhdon tutje

Published

on

Në përjashtim të sfidës ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit e cila u shty për ditën e nesërme për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Itali, tashmë kanë përfunduar të gjitha sfidat tjera të Ligës së Kampionëve nga grupet E,F,G dhe H.

Barcelona është përshëndetur nga Liga e Kampionëve pasi është mposhtur sërish nga Bayerni në “Alianz Arena” me rezultat 3-0 dhe kështu ka mbetur në vendin e tretë në grupin E me shtatë pikë.

Golat për Bayernin i realizuan Muller, Sane dhe Musiala, ndërkohë që katalanasit nuk u treguan asnjëherë të rrezikshëm para portës kundërshtare, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Benfika e ka mposhtur me rezultat 2-0 Dinamo Kievin duke shkuar në kuotën e tetë pikëve në vendin e dytë, 10 më pakë se Bayerni i vendit të parë.

Continue Reading

Sport

Bayerni në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë

Published

on

Bayern Munichu e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej dy golave (2:0) ndaj skuadrës së Barcelonës. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Allianz Arena” dhe i takon xhiros së fundit të Grupit E të Ligës së Kampionëve.

Thomas Mueller (35’) dhe Leroy Sane (43’), kanë shënuar për epërsinë e skuadrës bavareze. Për Barcelonën, ky rezultat nuk është aspak i favorshëm për shkak se do ta eliminojë nga Liga e Kampionëve.

Barça është e treta në grup pasi në pozitën e dytë është ngritur Benfica pas përfundimit të pjesës së parë. Edhe Benfica është në epërsi 2:0 ndaj Dynamo Kievit në ndeshjen tjetër të këtij grupi pas pjesës së parë.

Continue Reading

Sport

Juventusi mposht Malmon dhe mbyll grupin si lider

Published

on

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Malmos, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi italian Moise Kean pas asistimit të Federico Bernardeschit në minutë ne 18-të.

Pas kësaj fitoreje Juventusi e mbyll grupin si lider me 15 pikë, tri pikë më shumë se Chelsea.

Kurse, Malmo pozicionohet në vendin e fundit me një pikë.

Continue Reading

Aktuale