Connect with us

Bota

Tabela që tregon për moshën e të vd ekurve nga koronavirusi

Published

on

Ndërkohë që e gjithë bota është vënë në alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të Koronavirus, në morinë e raportimeve të trishta rreth kësaj sëmundje, një lajm i mirë vjen sa i përket fëmijëve.

Duket se virusi vd ekjeprurës kursen të vegjlit dhe fatmirësisht deri tani vd ekshmëria tek të vegjlit është zero, madje edhe nëse një fëmijë infektohet nga koronavirus, gjasat që ai ta kalojë fare lehtë janë të mëdha dhe statistikat tregojnë se numri i fëmijëve të prekur nga COVID 19 është jashtëzakonisht i ulët.

“Në 75 000 raste të prekur nga koronavirus, vetëm 100 prej tyre kanë qenë raste pediatrike. Nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve tek fëmijet të jetë edhe më i madh, por mund të kenë qenë raste që kanë kaluar lehtë pa patur nevojë të marrin mjekim”; është shprehur Terri Lynn Stillwell, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e fëmijëve Mott në Universitetin e Michiganit.

Vd ekshmeria sipas moshes
Sipas të dhënave paraprake më shumë se 80 për qind të të prekurve fëmijë kanë simptoma shumë të lehta njësoj si një grip i zakonshëm.

Deri tani duket se virusi ka predispozitë që të prekë të moshuarit, ose njerëzit më sëmundje kronike. Pjesa më e madhe e të vd ekurvë në Kinë kanë qenë mbi 70 vjeç.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja planifikon bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Published

on

SHBA-ja ka njoftuar për një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin vitin e ardhshëm, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se asnjë delegacion zyrtar nuk do të dërgohet në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.

Por, sportistët amerikanë do të marrin pjesë dhe do të kenë përkrahjen e plotë të qeverisë.

Kina më herët ka thënë se do të marrë kundërmasa në rast të një bojkoti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, muajin e kaluar ka thënë se po shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të kësaj ngjarje.

Sekretarja për media e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar bojkotin të hënën, duke thënë se derisa sportistët amerikanë do të kenë përkrahjen e plotë.

Continue Reading

Bota

Shkon në 22 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Published

on

Një vullkan indonezian u aktivizua sërish të hënën, duke nxjerrë re të nxehta hiri, dy ditë pasi një shpërthimi të fuqishëm ku humbën jetën 22 persona dhe disa të tjerë rezultuan të zhdukur.

Sipas medieve të huaja, Mali Semeru, mali më i lartë në ishullin Java, shpërtheu në mënyrë dramatike të shtunën, duke gjuajtur një kolonë të lartë hiri në qiell që mbuloi fshatrat përreth.

Pamjet ajrore tregonin çatitë që dilnin nga hiri, derisa në tokë, oficerët ushtarakë, policia dhe banorët gërmuan nëpër baltë me duar për të nxjerrë viktimat.

Numri i të vdekurve u rrit në 22 deri të hënën, ndërsa 27 ishin të zhdukur, tha agjencia e zbutjes së fatkeqësive të Indonezisë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri “prokosovar” dekretohet në Austri

Published

on

Karl Nehammer është betuar të hënën si kryeministër i ri Austrisë.

Nehammer, që mban postin edhe të kryetarit të Partisë Popullore Austriake (OVP) deri tani ishte ministër i punëve të brendshme.

Në këtë cilësi politikani 49 vjeçar kishte vizituar para dy muajsh Prishtinën.

Ai ishte ndër zyrtarët e rrallë të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian që përkrahu aksionin e njësive speciale të policisë së Kosovës, të cilat për dy javë qëndruan në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjak.

Ata po zbatonin masën e reciprocitetit të targave me shtetin serb.

“Një falënderim shkon për policët kosovar që tani janë në krye të detyrës në veri të vendit. Aksioni në fjalë po zbatohet me maturi dhe unë u luta që të vazhdoj në mënyrë të tillë. E kuptojmë sa e zorshme është kjo detyrë për policët e policet por po ashtu e dimë sesa i rëndësishëm është ky aksion për besimin e qytetarëve në shtetin e tyre” kishte thënë Nehammer gjatë konferencës më 28 shtator në Prishtinë.

Veterani i politikës austriak, Hannes Swoboda që udhëheq me Institutin ndërkombëtar për paqe me seli në Vjenë, thotë se Nehammer do i forcojë lidhjet Kosovë-Austri.

Hannes Sëoboda,drejtor, Instituti ndërkombëtar për paqe.

“Atij i pëlqejnë aksionet e forta dhe unë mendoj se ai nuk ishte informuar për detajet e aksionit të Policisë së Kosovës. Por në përgjithësi luftimi i krimeve ndër kufitare dhe veprimtarive kriminale pa marrë parasysh përkatësisë etnike është gjë e mirë dhe në Austri mirëpritet jo vetëm nga qeveria por nga i gjithë shteti ” shtoi Swoboda.

Në kabinetin e Nehammer ministër i punëve të jashtme do jetë Alexander Schallenberg, i cili qe kryeministër për pak kohë, pas dorëheqjes së Sebastian Kurz.

“Kancelari dhe ministri i punëve të jashtme do të kenë angazhim më të fortë në dialogun Kosovë Serbi sepse ata duan paqe dhe stabilitet dhe nuk duan konflikte në rajonin e tyre, pra në fqinjësi. Më urgjentja tani është situata në Bosnjë, pra Republika Srpska dhe Milorad Dodiku . Kështu që do t ketë angazhim të shtuar për dialogun por së pari duhet të ndodhin zgjedhjet më 3 prill 2022 në Serbi” tha presidenti i IIP-ës.

Continue Reading

Aktuale