Connect with us

Shqipëri

Shqipëri, 6 raste të dyshuara me koronavirus dolën negativ

Published

on

Task Forca e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë u mblodh të hënën paradite në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, në lidhje me masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh fillimisht se në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri dhe racionalitet, duke mos i lënë vend panikut. Ajo tha se Shqipëria është e përgatitur në të gjitha kapacitetet e saj për të përballuar situatën, pasi sipas Manastirliut, në vend ka ekspertë në të gjitha fushat e shëndetit publik.

“Përballja me një virus të tillë na bën të jemi të përgjegjshëm dhe të ecim me transparencë për të gjitha masat që kemi marrë. Komunikimin me publikun e kemi thelbësor për të shmangur çdo dezinformim. Është koha të bazohemi në fakte dhe të mos përhapim panik. Kemi ekspertët më të mirë të ISHP, të kujdesti shëndetësor, që po ndjekin hap pas hapi planin e veprimit të miratuar nga taskforca. Dua këtu t`ju ftoj si media për t`iu patur bashkëpunëtor në një situatë ku nuk kërkon panik por kërkon përgjegjësi, transparencë dhe racionalitet”, tha ajo.

Më tej, Manastirliu tha se të gjitha strukturat shëndetësore janë në gatishmëri. Ajo theksoi se në Shqipëri deri në tani nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus.

Sipas Manastirliut, 6 raste të dyshuara në vend, pas analizave nga Instituti i Shëndetit Publik, rezultuan negativ. Ajo tha se në të gjitha pikat kufitare janë shtuar masat dhe kontrollet, ku vetëm gjatë ditës së diel janë kontrolluar mbi 4500 udhëtarë.

“Ju kemi informuar për rastet, ku 6 raste të analizuar nga ISHP kanë rezultuar negative. Që nga momenti që ka patur një transmetim komunitar në Itali, ne kemi dyfishuar masat në pikat e kalimit kufitar. Vetëm dje duke shtuar ekipet tona mjekësore kemi monitoruar më shumë se 4500 udhëtarë që kanë ardhur nga vendet që kanë transmetim komunitar. Vlerësimi është bërë sipas udhëzuesve të OBSH, që tashmë janë kthyer në protokolle kombëtare të punës tonë. Jemi duke ndjekur hap pas hapi situatën dhe masat janë marrë në varësi të riskut”, deklaroi Manastirliu.

Duke mbetur te masat e marra, Manastirliu shtoi se në të gjitha pikat kufitare është dyfishuar personeli mjekësor. Ajo theksoi se po trajnohet personeli mjekësor në qendrat e kujdesit parësor shëndetësor, ndërsa tha se ka firmosur urdhrin për shtimin e kontrolleve hijeno-sanitare në sistemin arsimor.

“Po bëhet një vlerësim i imtësishëm i të gjithë udhëtarëve në raport me vendin nga vijnë. Po vijon gjithë trajnimi kaskad në të gjitha strukturat e kujdesit parësor shëndetësor me informacionet që duhet të dinë personeli jonë mjekësor. Jo vetëm që po vijojmë forcimin e kapaciteteve tona mjekësore , por punojmë dhe me të gjitha strukturat e tjera. Unë kam firmosur urdhrin për masat e shtuara hijeno-sanitare në shkolla, çerdhe apo kopshte. Dua të them pika e parë e shpëtimit është të dëgjuarit e ekspertëve të fushës. Sa më shumë të dëgjojmë ekspertët dhe strukturat në lidhje me koronavirusin e ri, aq më shumë bëhemi të vetëdijshëm se nuk ka vend për panik dhe përgjegjësi”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë./ora

Continue Reading

Lajme

A është i korruptuar Sali Berisha? Përgjigjet Ervin Salianji

Published

on

“Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë…”

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar sërish sa i përket situatës brenda partisë Demokratike ku sigurisht tema kryesore ka qenë debate rreth shpalljes non-grata të Sali Berishës.

I pyetur nëse Berisha është i korruptuar, Salianji nuk është përgjigjur në mënyrë direkte porn ë vend të kësaj ka vendosur të pohojë se sipas tij ish kryeministri po minonte demokracinë në vend duke dëmtuar kështu edhe trashëgiminë e tij politike, shkruan abcnews.

Deputeti i PD, Ervin Salianji:

Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq. Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë.

Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja.

Continue Reading

Lajme

Ndodh 1 herë në 100 vjet/ Rama merr “OK” për të ndërtuar pistën e Formula Uno-s

Published

on

Presidenti i FIA-s, Jean Todt i ka dhënë “OK” projektit të Edi Ramës për të ndërtuar në Shqipëri pistën e parë ku do të zhvillohet Formula Uno. Jean Todt gjithashtu ka zhvilluar një bisedë me Ramën për të cilin tha se është një kryeministër me vizion.

Është gati projekti i automotoparkut të parë shqiptar i cili do të ndërtohet në Elbasan. Ky është një hap historik për automotorizimin shqiptar pasi kryeministri Rama po promovon sportin.

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000 m2. Projekti do të financohet nga Bashkia e Elbasanit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!

Continue Reading

Lajme

Reagimi i amerikanëve kur Rama iu tregon se në Kosovë ka djem që quhen Klinton dhe Billklinton

Published

on

By

Reagimi i amerikanëve kur Rama iu tregon se në Kosovë ka djem që quhen Klinton dhe Billklinton

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur një fjalim ku ka folur rreth shumë gjërave, por nuk e ka lëshuar rastin të bëjë edhe batuta.

Rama, në prezencë të ish-zonjës së parë së ShBA-së, Hillary Clinton ka treguar se në Shqipëri e në Kosovë ka emra Klinton dhe Billklinton si shenjë falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Rama iu është referuar Kosovës si “gjysma e kombit shqiptar”, kur shprehet se lidhja me ShBA-në është e fortë për shkak të ndihmës së madhe në çlirimin e Kosovës.

“Sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. Dhe, meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin po, si të themi, Billklinton Rama”, ka thënë Rama.

Continue Reading

Aktuale