Connect with us

Rajon

Serbia nuk pyet për sanksionet e SHBA, pranon sistemet e mbrojtjes ajrore ruse “Pancir S1”

Published

on

Gjatë fundjavës, Serbia ka pranuar një dërgesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse “Pancir S1”, megjithë paralajmërimet për sanksione të mundshme nga ana e SHBA-së kundër shtetit të Ballkanit, i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e bëri njoftimin më 23 shkurt një ditë pasi ministria e Mbrojtjes konfirmoi marrjen e dy prej gjashtë sistemeve kundër- ajrore.

“Serbia forcoi aftësitë e saj mbrojtëse dhe parandaluese”, tha ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate. Presidenti Vuçiç ka thënë se sistemet u blenë pas sugjerimeve nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Bleni Pancirin, sepse më së miri e ka treguar efikasitetin në Siri”, e ka cituar Putinin, presidenti Vuçiq. Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, por jo anëtarësimin në NATO, Beogradi ka mbajtur marrëdhënie të afërta politike dhe ekonomike me Moskën.

Dorëzimi i sistemeve Pancir bëhet më pak se një javë pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, vizitoi Beogradin, duke vlerësuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Serbia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes çdo vit, që nga viti 2016.

Vitin e kaluar, ka shpenzuar 906 milionë dollarë, ose 28.7 përqind më shumë, për mbrojtje sesa një vit më parë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike (IISS). Në tre vitet e kaluara, ushtria serbe ka blerë nga Rusia pesë helikopterë Mi-17V-5, katër helikopterë luftarakë Mi-35M dhe ka marrë gjashtë avionë të dhuruar MiG-29. Për më tepër, Serbia vitin e kaluar mori 30 automjete të blinduara luftarake nga Rusia, si dhe 30 tanke të tjera T-72.

Në tetor 2019, Serbia mbajti stërvitje të përbashkëta ushtarake ajrore me Rusinë. Kjo ishte hera e parë që një sistemi i mbrojtjes raketore S-400 dhe ai Pancir ishin shfaqur në një stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, kishte deklaruar ministria ruse e Mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar sanksione kundër Serbisë, nëse blen armë që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje, që janë anëtare të NATO-s.

Continue Reading

Lajme

BE thirrje Serbisë: Të lejohet vizita në Preshevë e ministrave nga Kosova

Published

on

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për refuzimin e vizitës së katër ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka theksuar se të Prishtina dhe Beogradi duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më herët për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve.

“Ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare. Vizitat zyrtare janë një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve pasi ofrojnë një mundësi për më shumë ndërveprim dhe komunikim mes palëve”.

“Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që të çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Vizita e ministrave të Kosovës ishte njoftuar në mënyrë adekuate në përputhje me marrëveshjen dhe prandaj është dashur të lejohet të zhvillohet. I bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të lejojë që të bëhen vizita zyrtare që plotësojnë kushtet e mësipërme”, ka thënë Stano.

Ishte ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, që e bëri të ditur se kjo vizitë nuk u lejua nga shteti serb të shtunën.

Sipas tij, kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u refuzua pa arsye.

“Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë.Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin”.

“Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike.
Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”,ka shkruar Aliu.

Bashkë me të në Luginë kishte për të shkuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Continue Reading

Lajme

Autobusët formojnë “mur” për të mbrojtur motoçiklistët nga era e fortë në urën e Bosforit (Video)

Published

on

Moti i keq që goditi dje disa zona në Turqi shkaktoi shumë probleme në transportin rrugor dhe detar, ndërsa u kushtoi jetën të paktën 4 personave në Stamboll , ku erërat frynin me shpejtësi deri në 130 km në orë.

Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Stambollit nga erërat e forta të djeshme, ndërsa në disa pjesë të vendit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkulje pemësh, çati të rrëzuara dhe aksidente të rënda në rrugë.

Por përveç pamjeve të fatkeqësisë që kanë qarkulluar në internet, dje është shfaqur një skenë pozitive kur autobusët kanë formuar një “mur” për të mbrojtur motoçiklistët që rrezikoheshin nga era në urën Bosforit.

Continue Reading

Lajme

Bullgaria e merr një vendim për shpejtësinë në pjesën ku u aksidentua autobusi me shqiptarë

Published

on

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe e Punëve Publike e Bullgarisë ka marrë vendim sot që të ulë shpejtësinë në pjesën e autostradës në Strumë, ku para një jave një autobus nga Maqedonia e Veriut u aksidentua dhe më pas humbën jetën 46 persona, shumica shqiptarë.

Ministrja Violeta Komitova ka thënë se nuk e kupton se si në vitin 2013, u rrit shpejtësia nga 90 km në orë në 120 km në orë, përcjell “Novinite.bg”.

Sipas ekspertëve bullgarë, në kthesat me pjerrtësi mbi 4 për qind nuk mund të lejohet shpejtësi më e madhe se 90 km në orë.

“Ka masa urgjente që ne i kemi rekomanduar. Urgjentisht kufizohet shpejtësia në 90 km/h. E dyta është vendosja e reflektorëve në seksione të rrezikshme çdo 10-12 metra”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Aktuale