Connect with us

Bota

Rrëfimi i të riut kinez që fitoi betejën me virusin vdekjeprurës

Published

on

Siao Jao, 27-vjeç, as që e kishte ditur se është infektuar me coronavirus dhe nuk e kishte idenë se ku ka ndodhur kjo, megjithatë ai dyshon se ka mundur të ndodhë derisa është kthyer me tren derisa në shtëpi, pasi kishte shkuar për të festuar vitin e ri kinez në Dingzo.

Siao që punon në Chengu në jugperëndim të Kinës, kishte ndjerë se diçka nuk është në rregull gjatë pritjes së vitit të ri.

“Befasisht më ka kapluar një temperaturë e madhe. Më kapi paniku. Nuk e dija çfarë të bëjë… Nga miqtë në Wuhan kam dëgjuar gjëra të tmerrshme për virusin që ishte shpërndarë në gjithë vendin. Kam pasur përshtypjen se nuk duhet të shkojë në spital, pasi atje mund të sëmuren edhe më shumë”, ka deklaruar ai.

Aty e kuptoi se duhet të arratiset nga shtëpia e mikeshës me qëllim që ta mbroj djalin e tij të vogël dhe prindërit e moshuar. Wuhan qysh asokohe ishte futur në karantinë. E pasi që nuk kishte mundur të arrijë as deri të shtëpia e prindërve, Siao u vendos në hotelin më të afërt.

Për afro një javë qëndroi i mbyllur në dhomë, pasi në qytet çdo gjë ishte mbyllur, duke filluar nga marketet e deri të kafiteritë. Vazhdimisht merrte barna për uljen e temperaturës dhe konsultohej me mjekë në internet, që i rekomandonin se ndoshta mund të ketë pësuar infeksion në rrugët respiratore.

“Kam qenë i shqetësuar. Mendoja nëse duhet ta thërras policinë që përmes tyre të marr ndonjë lloj ndihme. Në fund hoqa dorë nga kjo ide sepse nuk ishte i sigurtë nëse jam infektuar me coronavirus”, shtoi ai.

Ai madje filloi të përjetoj halucinacione dhe kishte përshtypjen se nëpër dhomë po i fluturojnë objekte të ndryshme. Megjithatë të nesërmen e kuptoi se në këtë dhomë kishte fluturuar një lakuriq, dhe aty u kaplua nga paniku sepse ekspertët paralajmëronin se infeksioni është shpërndarë pikërisht përmes lakuriqëve.

Qeveria kineze kishte vendosur ta mbyll hotelin ku kishte qëndruar Siao, kështu u detyrua të kthehet ne shtëpinë e mikeshës. E duke marrë parasysh se kishte filluar të kollitet me shpesh dhe mikesha e tij kishte temperaturë, kërkuan ndihmë në spitalin më të afërt të qytetit.

Mori terapi intravenoze, barna kundër virusit dhe praktikonte medicinën tradicionale kineze, kurse më 4 shkurt u konfirmua se ai vuan nga coronavirusi.

“Kushtet kanë qenë shumë të vështira. Nuk jam pastruar për 20 ditë, nuk kam pasur peshqirë, kurse në ushqim ndjeja aromën e përbërësve që dezinfektonte gjithçka”, shtoi ai.

Që situata të përkeqësohet më shumë, banorët e qytetit ku jetonte miku i tij filluan ta përgojojnë.

“Njerëzit flisnin se jam bërë mutant, se kam vdekur dhe se kam ardhur me qëllim në qytet për të infektuar të tjerë… Kam qenë mendërisht dobët”, ka thënë ky i ri nga Kina.

Megjithatë lajmet e mira i erdhën disa ditë më vonë kur edhe u lirua nga spitali pasi ishte shëruar pas qëndrimit disaditorë në karantinë.

Continue Reading

Bota

Moldavia përdor humorin e zi për të sensibilizuar njerëzit të vaksinohen

Published

on

By

Moldavia përdor humorin e zi për të sensibilizuar njerëzit të vaksinohen

Ish-republika sovjetike e Moldavisë ka dalë me një qasje të re për të luftuar pandeminë COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se 350.000 njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e 9.000 të tjerëve.

Zyrtarët shëndetësorë atje po përdorin taktika shokuese, humor të zi dhe muzikë pop në përpjekje për të trembur njerëzit që nuk janë të vaksinuar ose thjesht nuk shqetësohen për virusin. Një nga videot si pjesë e fushatës së fundit u thotë shikuesve: “Mos u shqetësoni, ne kemi varrezat më të mëdha në Evropë”.

Fushata e pazakontë e ndërgjegjësimit të qeverisë, e sponsorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, synon të promovojë vaksinimin në sfondin e dezinformimit të shfrenuar dhe skepticizmit ndaj vaksinave, i cili është i zakonshëm në të gjithë Evropën Lindore.

Zyrtarët shpresojnë që humori dhe pop-i do të bëjnë më shumë njerëz të vendosin të marrin një vaksinë COVID-19.

Videoja që ka rrëmbyer më shumë vëmendje është një 1:05 minutëshe që përzien komedinë me makabren. Aktori i njohur moldav Emilian Cretu, i cili ka pothuajse 500.000 ndjekës në Instagram, luan si një mjek, një pacient dhe një sipërmarrës.

Në rolet e tij të ndryshme, ai u thotë shikuesve: “Nuk duhet të shqetësoheni” për virusin, megjithëse është qartë një mësim në psikologjinë e kundërt.

Continue Reading

Bota

Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Published

on

By

Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Vjollca Aliti/Alsat

Mutacioni më i ri i virusit korona i quajtur “Omikron” parashihet të jetë shumë herë më ngjitës në krahasim me mutacionet e deritanishme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se ende është herët për tu thënë më shumë gjëra për këtë mutacion. Nëse do ketë masa shtesë për të parandaluar depërtimin e këtij lloji brenda vendit Filipçe tha se do të diskutohet të hënën në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

“Bëhet fjalë për mutacion të ri të virusit i cili quhet “Omikron” këtu është dyshimi se mund të jetë shumë më ngjitës se mutacionet tjera nga gjithë mutacionet e deritanishme. Megjithatë ne patëm edhe shumë mutacione tjera të cilat nuk u përhapën deri tani. Kishte edhe skenarë të tjerë për shembull për llojin Dellta. Megjithatë të gjitha këto çështje do të shqyrtohen të hënën ne mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse”, deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Mutacioni i ri së pari u detektua në Afrikën Jugore ndërsa ajo çfarë deri më tani dihet është se ky mutacion ka një rrezik më të lartë për ri-infektim dhe se shumë më shpejtë shpërndahet. Autoritetet shëndetësore në vend theksojnë se shpëtimi i vetëm kundër të gjitha mutacioneve është vaksinimi. Për të rritur përqindjen e imunizimit, do të propozohen masa të reja stimuluese.

“Do të propozojmë një masa të re deri në Qeveri. Ajo është stimulim shtesë për mjekët amë. Gjegjësisht mjekët amë të jenë financiarisht të stimuluar kur do të tejkalojnë 70% – shin e pacientëve të vaksinuar, nga numri total i pacientëve të tyre të shpërblehen nga 30 denarë në kokë pacienti që i kanë të regjistruar. Ka dhe disa aspekte tjera që duhet të shihen, por mendoj se ky është propozimi që do ja prezantojmë Qeverisë të martën”, u shpreh Venko Filipce, Ministër i8 Shëndetësisë.

Një gjë e tillë vjen disa ditë pasi Qeveria nuk pranoi propozim masat e KSI-së të cilat parashikonin vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punonjësve në administratën shtetërore si dhe punonjësve në shëndetësi, në të kundërtën të posedojnë test PCR të paktën për 72 orët e fundit të cilin do ta paguanin nga xhepi i tyre. Masat u refuzuan edhe pas reagimeve të shumta të sindikatave. Deri më tani vetëm 38% e popullatës vendore është vaksinuar me dy doza, ndërkaq për arritjen e imunitetit kolektiv e nevojshme është 80-90% e popullatës./Alsat.mk

Continue Reading

Bota

Zviceranët votojnë nesër për masat kufizuese

Published

on

By

Zviceranët votojnë nesër për masat kufizuese

Zvicra ka një ndër shkallët më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore. Më pak se dy e treta e popullsisë së këtij shteti është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Tani, numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale. Shifrat e të infektuarve po rriten për 40 për qind e 50 për qind çdo javë, shkruan BBC.

Prandaj, a po planifikon ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, kufizime të reja, si Gjermania fqinje, ose a do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm, si Austria?

Asgjë nga këto. Në të vërtetë, të dielën, zviceranët do të votojnë për t’i hequr ose jo disa nga kufizimet që janë vendosur për ta luftuar pandeminë.

Izolimi i Zvicrës kurrë nuk ka qenë aq i rreptë sa i fqinjëve. Njerëzit kanë mundur të dalin jashtë për të ushtruar kurdo që kanë dashur dhe shkollat janë mbyllur vetëm për disa javë.

Megjithatë, verën e kaluar, kur numri i rasteve ra shumë, Zvicra nuk pati festë. Në vend të saj, autoritetet kërkuan certifikatë që dëshmon dëshmi të vaksinimit, test me rezultat negativ ose imunitet përmes kalimit të sëmundjes. Në shtator, kjo certifikatë u bë e detyrueshme për t’u futur në bare, kafene, restorante, kinema, muze, organizime sportive dhe ligjërata në universitet.

Në Zvicër ka pasur protesta kundër masave. Disa protesta janë bërë të dhunshme, pasi policia ka përdorur ujë e plumba gome kundër protestuesve që janë munduar të futen në ndërtesën e kuvendit.

Continue Reading

Aktuale