Connect with us

Maqedonia e Veriut

Me metodologjinë e re të zgjerimit BE vendos rregulla më të rrepta për kandidatët e rinj, vlerëson profesori francez Leken

Published

on

Me metodologjinë e re të propozuar për zgjerim, kriteret nga Kopenhageni janë të njëjta, por krahasuar me aplikimet për anëtarësim të vendeve të Evropës Qendrore, tani rregullat janë më të vështira, vlerëson profesori Kristijan Leken nga Instituti për shkenca politike në Paris.

“Procedura e evidentuar për zgjerimin që e propozoi KE, ndërsa pasoi sipas non-pejperit nga Franca nuk sjell asgjë revolucionare në krahasim me metodologjinë paraprake. Ajo përmban elemente të racionalizimit të procedurës, siç është vendosja e klasterëve në të cilat grupohen në 35 kapituj. Kemi gjithashtu më shumë politizim të procesit me përfshirjen e Këshillit Evropian i cili është i mirë sepse proceset e mëparshme ishin shumë burokratike. Kështu është ideja e reverzibilitetit së procesit, nëse nuk përmbushen kushtet politike. Por nuk jam i bindur që kjo nuk ishte e mundur me metodologjinë e mëparshme. Në përgjithësi, kriteret e Kopenhagës janë të njëjta, por jam dakord që në krahasim me aplikimet e anëtarësimit të vendeve të Evropës Qendrore, rregullat tani janë më të rrepta”, thotë Leken.

Në ligjëratën e tij me temë, “A është BE me të vërtetë e gatshme të zgjerojë rrethin?” të mbajtur në Universitetin FON në Shkup, ai vlerësoi se shtrëngimi i rregullave ishte për shkak të përvojave me disa vende nga zgjerimet e mëparshme, ku pas anëtarësimit u shfaqën elementet e mosbesimit ndaj tyre nga disa vende – anëtare të klubit.

Duke iu referuar vetë procesit, ai është i prerë se zgjerimi varet jo vetëm nga gjendja në vendet kandidate, por edhe nga gjendja në Bashkimin Evropian, ndërsa sot ky aspekt i dytë është bërë më i rëndësishëm se në të kaluarën. Kjo është për shkak të një seri krizash që kanë goditur BE që nga viti 2008, e tutje, shton ai. Ndikimi, i Bregzitit, kur bëhet fjalë për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor, është i dukshëm, sepse kjo nuk është krizë që mund të dilni më të fortë, por çështja e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Humbja e një anëtari, sipas tij, shkatërroi mitin se largimi nga Bashkimi Evropian është i pamundur.

Vendimi nga Samiti i tetorit të Këshillit të Evropës që të ndahet data për negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pas kundërshtimit të Francës dhe të Holandës, vlerëson ai, nuk është e orientuar kundër dy vendeve, por është njëfarë akti i presidentit francez Emanuel Makron ndaj anëtarëve në klub dhe rrjedh nga vlerësimi tij për nevojën nga reformimi i kapaciteteve të BE-së para pranimit të anëtarëve të tij. Vlerësim nga i cili, shton, tani referon deri në shkallët të caktuar.

“Prandaj, mos më pyesni cili do të jetë vendimi i Këshillit të Evropës, sepse kjo është punë e politikanëve, por përshtypja ime është optimiste. Mendoj se ka erëra të mira për momentin dhe nuk e përjashton faktin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të mund t’i fillojnë negociatat me BE-në”, thotë analisti francez.

Kur bëhet fjalë për qeverisjen e të drejtës që është një prej vlerave bazë të BE-së, profesori Leken vëren se sjellja e disa anëtarëve të BE-së (si Hungaria dhe Polonia) qeveritë e të cilave qëllimisht janë kundër këtij parimi bëjnë tronditje në Union dhe ndikojnë edhe tek kandidatët për anëtarësim.

“Nuk është njëjtë nëse keni problem me kapacitetin dhe nëse për arsye politike nuk e keni respektuar qeverisjen e të drejtës. Shumë çështje lidhur me qeverisjen e të drejtës duhet të zgjidhen para zgjerimit, sepse ky proces nuk do ta shndërrojë ‘ujin në verë’ dhe gjithnjë e më shumë jam i bindur se anëtarët nuk janë shumë të qartë kur kandidatëve për anëtarësim u thonë se pasi të bëheni pjesë e klubit do të zgjidhen të gjitha problemet tona. Ndërtimi i shtetit, i institucioneve shtetërore është proces dhe duhet të shihet pavarësisht nga procesi i zgjerimit”, thotë Leken.

Një nga elementet që ndikon në zgjerimin është edhe perceptimi. Ballkani Perëndimor, vëren politikologu francez, në përfaqësimet e politikanëve perëndimorë ka lidhje për perceptime të rajonit të luftërave, nacionalizmave, tensioneve etnike dhe pikërisht për këtë BE-ja i jep rëndësi të madhe kriterit të bashkëpunimit rajonal për rajonin, ndërsa vendet e rajonit përmes pajtimit, duhet të dëshmohen, ndoshta edhe më shumë se sa shtete të tjera se janë të aftë që t’i tejkalojnë tensionet dhe plagën e cila i ndjek që nga vitet e 90-ta.

Duhet të merret parasysh edhe ndikimi i mendimit publik. Ekspertët, diplomatët dhe akademikët janë të aftë që ta analizojnë zgjerimin me një numër të caktuar argumentesh racionale, siç është stabiliteti gjeopolitik. Por, problemi, është thotë, që ai racionalitet nuk përputhet me perceptimin e shoqërisë dhe gjithnjë e më shumë politikanë në BE këtë e shqyrtojnë, e pastaj vendosin që të flasin për zgjerimin përgjatë termeve emocionale dhe prej atje shihet se në cilin drejtim e drejtojnë diskursin politik. Kështu populistët të cilët e kundërshtojnë zgjerimin sot janë shumë më me ndikim, ndërsa tendencat në mendimet publike te vendet – anëtare tregojnë rënien e mbështetjes për pranim të anëtareve të reja, për dallim të kohës kur ishin pranuar Sllovenia ose Kroacia.

“Të gjitha këto elemente duhet të merren parasysh dhe një nga sfidat e liderëve të vendeve anëtare të BE-së është që të sigurojnë se reagimi i popullatës, i mendimit publik është se ka ndërtuar argumente racionale për zgjerimin, ndërsa me rritjen e populizmit kjo nuk është e lehtë”, thotë Leken.

Zgjerimi duhet të vazhdojë dhe gjatë kësaj Leken ndan tri rekomandime të rëndësishme për suksesin e këtij procesi – të jesh realist në premtimet drejtë qytetarëve tuaj në raport me tajmingun e procesit të anëtarësimit, përmbajtjes ndaj vlerave themelore dhe sistemit normativ të Unionit dhe ndërtimin e institucioneve të shtetit në drejtim liberal që në vetvete është i lidhur dhe duhet të vijë nga shoqëria qytetare dhe duhet të zhvillohet pavarësisht zgjerimit.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Lëvizja BESA ka treguar dinjitet, as nuk u ulën me Zaevin dhe Ahmetin

Published

on

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus ka folur për koalicionet e ardhshme të Aleancës.
Sipas Taravarit Lëvizja Besa, ka dalë një parti serioze dhe me shumë kredibilitet, ai tha se Besa e mbajti besën dhe doli nga Qeveria dhe asnjëherë nuk pranoi të ulet me Zaevin për të biseduar, njofton Monitor.mk

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka shtuar se largimi i Besës dhe dorëheqja e Hoxhës nga pozita e ministrit e ka befasuar në aspekt pozitiv./Monitor.mk/

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan

Published

on

Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7

“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.

“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për tre orë u mblodhën 61 deputet, pa shantazhe dhe kërcënime

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë tha se për tre orë ishin mbledhur 61 nënshkrime, përcjell in7

“Iniciativa ka qenë e ndërsjellët në koordinim në mes dy tre partive. Një parti në ora 10:00 ka thënë që do të nënshkruaj dhe më pas është tërhequr. Në mëngjes kur jemi koordinuar kanë qenë 63 si potencial për të nënshkruar. Atë ditë për tre orë janë mbledhur 61 nënshkrime. Asnjë nuk ka qenë i shantazhuar”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se kanë pasur takim të përbashkët me Mickoskin dhe se nuk kanë hatërmbejtje me njëri tjetrin për mos kalimin e votëbesimit për Qeverinë.

“Më 5 nëntor kemi pasur 60 deputetë që kanë ardhur të votojnë. Sa ka pasur ana tjetër, se njëri nuk e dishim se ku është 59? Pse nuk i lëshuan që të debatojnë. A e dini pse s’ka pasur debat? Sepse janë frikësuar se njëri prej deputetëve të asaj pakice, mos të votoje”, tha Arben Taravari.

Ai pyeti se në një shtet a është normal që të mos sigurohet deputeti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale